By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gecaj i reagon Mihalit: Përparim Rama është rreziku i VV’së, ua prish gjumin e rehatinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Gecaj i reagon Mihalit: Përparim Rama është rreziku i VV’së, ua prish gjumin e rehatinë
Kosovë

Gecaj i reagon Mihalit: Përparim Rama është rreziku i VV’së, ua prish gjumin e rehatinë

admin
Last updated: 24/06/2026 12:06
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 24 qershor, Zhurnal.mk – Bajram Gecaj këshilltar i kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës, ka reaguar rreth sulmeve që i janë bërë këtij të fundit nga ana e Dejona Mihalit nga VV.

Gecaj në postimin e tij, ka thënë se duket se Rama i vetmi rrezik ndaj VV’së, dhe se kryetari i Prishtinës, është ‘’personi që ua prishka gjumin e rehatshëm në shtratin e autokracisë’’.

Gecaj, ka thënë se VV’ja tek Rama, e ‘’shohin rrezikun ekzistencial’’.

‘’ Ndërkohë, nuk merren shumë me liderët e tjerë që ua kanë dhuruar fitoret me politika katastrofale. Madje, po të kishin mundësi, do t’ua ndanin edhe ndonjë dekoratë për “shërbime ndaj pushtetit” dhe do t’i mbanin si vasalë politikë të përhershëm, tip Lista Guxo dhe Alternativa’’, ka shkruar Gecaj.

Postimi:

TELLALLI MIHALI ME STRAJCË E TUPAN…

E paska marrë strajcën në krah e paska dalë me tupanin e tellallit nëpër sokakë Dejlalli Mihali. Me alarm, panik e dramë, sikur po shpall gjendje të jashtëzakonshme kombëtare, e jo vetëm një postim kundër Përparim Ramës. Natyrisht, sepse “i ka ra shiu në kallamoq” dhe tash po i bie tupanit me të dyja duart.

Hyxhym, ofensivë, sulm operativ, mu aty ku ju dhemb më së shumti. Dhe ironia është se krejt kjo luftë epike bëhet kundër Përparim Rama-s, i cili nuk ka të bëj fare me këtë punë. Por duket se u ka mbetur vetëm ai rrezik për ta dhe personi që ua prishka gjumin e rehatshëm në shtratin e autokracisë.

Sepse problemin nuk e kanë me dështimet, me premtimet e tretura apo me realitetin që u troket çdo ditë në derë. Jo. Armiku kryesor paska dalë Përparim Rama. Aty e shohin rrezikun ekzistencial, tek një foto, një deklaratë, një paraqitje, një intervistë.

Ndërkohë, nuk merren shumë me liderët e tjerë që ua kanë dhuruar fitoret me politika katastrofale. Madje, po të kishin mundësi, do t’ua ndanin edhe ndonjë dekoratë për “shërbime ndaj pushtetit” dhe do t’i mbanin si vasalë politikë të përhershëm, tip Lista Guxo dhe Alternativa.

Dhe sa për ironi, ajo na fton sërish të flasim për gazin, sepse ata që për herë të parë kanë futur në shoqërinë kosovare sentimentin anti-amerikan vetëm ushqehen me diskutime dhe diskurse të tilla. Kosova, marrëdhëniet me miqtë dhe e ardhmja e ndritur janë çështjet e fundit që u interesojnë.

You Might Also Like

Ambasadori britanik: Tregtia me Kosovën është shumë e ulët, investitorët largohen kur mungon zbatimi i zotimeve

Në 5-vjetorin e AIP-së, Haxhiu kërkon më shumë transparencë dhe përgjegjësi

Haxhiu për gazin amerikan: Kosova nuk ia ka mbyllur derën diskutimeve, do të vendoset pas vlerësimeve të ekspertëve

“Jam vonë”, Kurti shmang përgjigjen për hapat pas certifikimit të rezultateve zgjedhore

98 inspektime në mbarë Kosovën, mbyllen tri qendra masazhi dhe shqiptohen pesë gjoba

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kryetari i degës së LDK-së në Klinë kundër kërkesave publike për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut
Next Article Liderët e pesë fuqive evropiane mblidhen në Berlin para samitit të NATO-s
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Skandal në Kopshtin Zoologjik të Shkupit: Ujqërit e bardhë arratisen nga kafazi, mbysin katër kengurë dhe disa shpend të tjerë
Maqedoni
Sali: Simptomatike është se sa herë që VLEN-it i ecin punët mbarë, Gjykata Kushtetuese sjell vendime për çështje etnike
Maqedoni
Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
Shqipëri
Fejohet futbollistja e njohur zvicerane
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?