By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​“Nuk e harrojmë Çamërinë”, nga Prishtina dërgohet mesazh në 82-vjetorin e gjenocidit grek
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > ​“Nuk e harrojmë Çamërinë”, nga Prishtina dërgohet mesazh në 82-vjetorin e gjenocidit grek
Kosovë

​“Nuk e harrojmë Çamërinë”, nga Prishtina dërgohet mesazh në 82-vjetorin e gjenocidit grek

admin
Last updated: 24/06/2026 14:14
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 24 qershor, Zhurnal.mk – Mes fotografive dhe dhimbjes u hap ekspozita që kujton 82-vjetorin e gjenocidit grek mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë. Me fotografi po kujtohen të gjithë ata që para më shumë se tetë dekadash u përzunë me dhunë nga shtëpitë e tyre e më pas u ekzekutuan.

Kjo u mundësua përmes ekspozitës që mbajti sot shoqata “Çamëria” – Kosovë, e cila mblodhi përfaqësues shoqatash, ushtarë të UCK-së, artistë e qytetarë.

Kryetari i kësaj shoqate, Nexhmi Muçiqi tha se kështu po i kontribuojnë mos-harresës së kësaj të kaluare, sidomos për gjeneratat e reja.

‘Çamëria është lule që ka nevojë të ujitet për çdo ditë. Jo që po bëjmë ne një punë të madhe, por besoj dhe jam i bindur që po i kontribuojmë mos-harresës, po i kontribuojmë gjeneratave të reja që mos të harrojnë. Pra, 82 vite jo rastësisht Greqia mundohet ta zgjasë këtë çështje që shqiptarët të harrojnë. Por, zotërinj të nderuar, jo, shqiptarët nuk do të harrojnë, do të punojnë me gjenerata brez pas brezi”, tha Muçiqi.

Ish-luftëtari i UÇK-së, Sabit Geci ka kërkuar nga shqiptarët angazhimin e tyre për clirimiin e trojeve etnike sepse, sipas tij, asnjë gjë nuk vjen pa një mund dhe sakrificë.

“Të flasim për Çamërinë është një gjë e vlefshme. Po ta flasim e mos të veprojmë është edhe më të tmerrshme. Një gjë që duhet ta luftojmë duhet heshtje dhe të veprojmë. Kështu që asnjë gjë nuk çlirohet pa dhënë një mund dhe sakrificë. Ju kisha lutur gjithë pjesëmarrësit e çdo shqiptar që të angazhohet për çlirimin e atyre trojeve, ku unë isha para disa viteve e vizitova të gjithë Çamërinë dhe aty pashë gjithçka. Atëherë unë, së pari po e shoh: ‘Çamëri, Kosova është me ne’. Duhet me thënë shqiptarët janë me ju, se jo Kosova, por gjithë shqiptarët. Ne kur filluam luftën, filluam për bashkimin e trojeve shqiptare ku ishte pjesë edhe Çamëria. Dhe atëherë ne bëmë betimin për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare, jo që të ndahemi nëpër lagje, fshatra e rrugica, por bashkimin e trojeve shqiptare”, tha Geci.

Njësoj si luftëtari i UÇK-së u shpreh edhe i ftuari, Qëndrim Kryeziu, i cili thesksoi se të gjithë shqiptarët janë me Çamërinë dhe se ajo është zona e fundit shqiptare, e cila përjetoi fatkeqësinë më të madhe shqiptare.

“Ashtu edhe unë sikur komandant Geci nuk është që them “Kosova është me ju”. Jemi të gjithë shqiptarët kudo me ju. Sepse Çamëria është vetëm një zonë shqiptare aty ku është zona e fundit shqiptare, e cila përjetoi fatkeqësinë më të madhe shqiptare ashtu siç ishim duke përjetuar edhe ne në vitin ’99 në Arbëri këtu në Prishtinë. Kemi harruar edhe qytetin e Thonë apo Athinës sepse është qyteti dhe djepi shqiptar, djepi i Ilirisë, djepi i Pellazgisë, soji, aty ku filloi të thuhej edhe të flitej gjuha shqipe për herë të pare”, tha Kryeziu.

E artisti, Naim Abazi u shpreh se Çamëria është një plagë të thellë që ende nuk është shëruar në ndërgjegjen historike të shqiptarëve dhe se fotografitë e ekspozitës janë dëshmi të heshtura të një kohe të errët.

“Nuk jemi mbledhur thjesht për të parë fotografi. Jemi mbledhur për të kujtuar një tragjedi të madhe kombëtare, një plagë të thellë që ende nuk është shëruar në ndërgjegjen historike të shqiptarëve. Çamëria përfaqëson vuajtjen, të bërit dhe sakrificën e një popullsie të tërë, e cila u përball me persekutim, masakra dhe spastrimin e saj nga trojet ku kishte jetuar prej shekujsh. Fotografitë që shohim sot janë dëshmi të heshtura të një kohe të errët. Ato flasin për familje të shkatërruara, për fëmijë të mbetur jetimë, për gra e pleq të vrarë ose të detyruar të lënë pas gjithçka që kishin ndërtuar ndër breza. Ato flasin për shtëpi të djegura, prona të grabitura dhe një popull që u dëbua me dhunë nga vendlindja e tij”, tha Abazi.

Derisa e ftuara tjetër Arta Makolli shtoi se kjo nuk është vetëm një datë kalendarike, por edhe një moment kujtese e përgjegjësisë historike.

“Sot jemi këtu për të përkujtuar këtë përvjetor të gjenocidit ndaj çamëve, një prej plagëve më të rënda në historinë e kombit shqiptar—gjenocid dhe dëbimi me dhunë i shqiptarëve të Çamërisë nga trojet e veta. Ky përvjetor nuk është thjesht një datë kalendarike, është një moment i reflektimit, është një moment kujtese, është një moment i përgjegjësisë historike. Nje kujtojmë mijëra burra, gra e fëmijë që humbën jetën atje, u masakruan e u detyruan me u largu me dhunë prej trojeve të veta”, vijoi Makolli.

Ekspozita u hap në mëngjes në hapësirat e hotelit “Grand” në Prishtinë pret vizitorë deri në orën 14:00. /kp/

You Might Also Like

Haxhiu: Të shmangim zgjedhjet e parakohshme, prioritet është marrëveshja politike

Sadiku: Vetëvendosja shkeli Kushtetutën, Aktgjykimin e Kushtetueses dhe tash edhe Rregulloren e Kuvendit

Alarm për qumështin në Kosovë, Muja zbulon vaj palme në 4 produkte të qumshtit – i bën thirrje Prokurorisë për hetim

​Kurti: Po bëjmë përpjekje të arrijmë marrëveshjet që t’i shmangim zgjedhjet

Trepça suspendon dy punonjës, dyshohet se organizuan transport të xehes jashtë orarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Despotovski: Pranimi i propozimit francez ishte një mundësi për t’i çuar gjërat deri në fund
Next Article Micevski: Trotinetët elektrikë do të mund të ngasin persona mbi 18 vjeç, shpejtësia e lejuar deri 20 km/h
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?