By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sherri me Noizyn, rrëfehet Clevio: Hoqa syzet për respekt, më qëlloi me grusht
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Sherri me Noizyn, rrëfehet Clevio: Hoqa syzet për respekt, më qëlloi me grusht
Showbizz

Sherri me Noizyn, rrëfehet Clevio: Hoqa syzet për respekt, më qëlloi me grusht

admin
Last updated: 24/06/2026 14:55
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Në Gjykatën e Posaçme po mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të bandës së Lushnjës, Laert Haxhiu, që akuzohet nga SPAK për tritolin në lokalin e Rigels Rajkut, i njohur si Noizy.

Kleviol Ahmeti, personazhi i TikTok-ut, i njohur si Clevio, në dëshminë e tij ka rrëfyer për lidhjen me Laert Haxhiun dhe sherrin me Noizyn.

Ai thotë se me Laertin njihen prej shumë kohësh madje edhe familjarisht.

 Clevio

Megjithatë nga ana tjetër pretendon se nuk e ka takuar dhe nuk ka asnjë kontakt me të që prej vitit 2020.

“Nuk kam asnjë lidhje me të pandehurit as familjarë, as miq. Me Laert Haxhiun kam njohje. Jetoj në Lushnjë, Laerti është jo më larg se 150 m larg shtëpisë sime. Jemi rritur bashk njihemi familjarisht. Në 2007-ën kemi luajtur futboll. Kam qenë në Amerikë dhe kur u ktheja rrija në Lushnjë. Kur e kam njohur Laertin ka qenë pa punë. Viteve të fundit unë se kam takuar fare. Vij nga SHBA në 2013-ën dhe në 2014-ën bie në burg. Kam dal në 2020 nga burgu dhe nuk jam takuar më me të. Burgun e kam vuajtur 313 dhe 302 Fier dhe Durrës. As telefonatë dhe asnjë lloj kontakti nuk kam pasur me Laertin”, thotë Cllevio.

Ndërkohë sa i përket njohjes me Noizyn, reperi thotë se e ka njohur nga karriera e tij muzikore.

Sipas Clevios, Noizy ofendonte atë dhe reperin Viktor Palokën i njohur si Unikatili përmes muzikës.

 Noizy

Për t’ia kthyer në të njëjtën mënyrë, Clevio thotë se filloi të bënte muzikë duke sharë Noizyn.

Më tej ai shprehet se u lodh nga kjo situatë dhe pretendon se ka shkuar që t’i kërkoj falje Noizyt në lokalin e tij në Durrës, por aty i doli një grup prej 12 vetash dhe e rrahën.

Kur shkoi në spital për t’u mjekuar, Cllevio thotë se u arrestua, pasi ishte me masë sigurie ‘arrest në shtëpi.

“Rigles Rajkun e kam njohur nga arti. Ai është muzikant i njohur dhe unë kam qenë muzikant i panjohur. Ky Rigles Rajku për të marr famë shante Viktor Palokën i njohur si Unikatili. Ne kur na shante Noizy ishim në Amerikë. Pas 15-20 viteve ia kthej edhe unë muzikën duke sharë Noizyn. Unë jam shkrimtar, shkruaj tekste muzike. Kur dola në 2020-ën doja të bëhesha i famshëm, dhe fillova ta ngacmoj, në mënyrë artistike quhet ‘Diss’. Dhe kur bëra këngën u bëra i famshëm dhe po më pëlqente.Dhe një ditë të bukur i thashë vetes boll me dise dhe shkova t’i kërkoja falje. Ishte i shoqëruar atë ditë në Durrës. Kur shkova te lokali Zins në Currila parkova dhe i thashë mos dilni nga makina. Kur vajta aty doli Rigles Rajku, djali i Bashkimit dhe 12 vetë . Aty më rrahën, me shkelën kokën me këmbë. Pata mpiksje gjaku në kokë. Shkova në spital u mjekova dhe u arrestova se isha në arrest shtëpie dhe përfundova në burg. Unë e kisha njoftuar se po i shkoja te lokali dhe kisha hap Instagramin ‘live’ dhe thoja që po shkoi në Durrës te Noizy. Kur hyra te lokali ishte një roje i thashë ma thirr Noizyn ai erdhi për 24 sekonda dhe erdhi bashkë me bandën e tij OTR. Nuk i njoh kush ishin ata që shoqëronin Noizyn. Kur erdhi Noyzi unë hoqa syzet për ta respektuar dhe atë moment më qëlloi me grusht dhe më qëlluan 6-8 veta. U përfshinë në sherr dhe dy shokët e mi, njërit iu thyem dhëmbët”, ka dëshmuar ai.

Pas sherrit Cllevio thotë se nuk e kishte menduar që të merrte hak, pavarësisht lëndimeve që kishte marrë.

Ai thotë se në lidhje me këtë ngjarje kishte dhënë edhe një dëshmi gjatë kohës që kishte qenë në burgun e Fierit.

Sa i përket shpërthimit të tritolit në lokalin e Noizyt, Cllevio rrëfen se ka marrë vesh nga shokët që kishte në burg.

“Unë kam pas dëmtime kokë dhe brinjë.Per këtë ngjarje kam dhënë deklaratë ku kam qenë në burgun Fier. Nënën e kisha në Shqipëri të tjerët ishin në Amerikë. Është dokumentuar me pamje filmike dhe më qëllojnë. Nuk mendova të hakmerresha ndaj Noyzit. Lajmin për shpërthimin me tritol te lokali i Noizyt e dëgjova nga shokët e burgut. Kur shkova në sektor e mora vesh që kishte ndodhur shpërthimi pas disa ditëve. Pastaj më thërret një oficer policie në Durrës dhe më thotë se ka një hetim për shpërthimin me tritol.Unë i thashë se nuk e di kush ja ka vendos tritolin se isha në burg. E mendova me vete kush mund ta ketë berë, e mendova se mund ta kishte bërë BABA. Nuk me ka ardhur asnjë llaf që Laerti ta ketë bërë këtë gjë. Marjus Taganin nuk e njoh fare. Nuk pajtohemi me Riglesin” , përfundon Cllevio./Shqiptarja.com

You Might Also Like

Lok Komoni i kushton këngë Daut Haradinajt

Madonna sfidon moshën me paraqitjen e saj në shfaqjen e Saint Laurent

Einxhel reagon për herë të parë pas përfundimit të Ferma VIP: Uroj të kem qenë në lartësinë e duhur dhe të shihemi sërish

Elijona Binakaj kujton motrën në 24-vjetorin e lindjes me dedikim emocionues

Producenti Russell T Davies konfirmon lidhjen me modelin Oliver Cole

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nintendo do të hapë restorant të ri me temë video-lojërash klasike
Next Article Misioni monitorues i WBIF-it: Hoxha prezantoi progresin e projekteve kyçe mjedisore të mbështetura nga BE-ja
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dr. Bekim Tateshi pas mbylljes së Repartit të Imunologjisë: Shëndetësia është në alarm, Bexhet Musliu: MSH Azir Aliu ka dështuar!
Maqedoni TOP LAJM
ASH: Rebalanci i buxhetit demaskon pushtetin, borxhi dëshmi e kolapsit ekonomik dhe politik
Maqedoni
Kasami pret kryebashkiakun e Kukësit, fokus bashkëpunimi për projekte ndërkufitare
Maqedoni
Kuvendi kalon disa propozim ligje në lexim të dytë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?