By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Haxhiu dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme, kërkon rinumërim të votave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Haxhiu dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme, kërkon rinumërim të votave
Kosovë

Haxhiu dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme, kërkon rinumërim të votave

admin
Last updated: 24/06/2026 16:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 24 qershor, Zhurnal.mk – Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar sot një ankesë në Gjykatën Supreme lidhur me procesin zgjedhor, duke kërkuar rinumërimin e votave preferenciale të kandidatëve për deputetë të kësaj partie.

Në një prononcim për Telegrafin, Haxhiu ka deklaruar se vendimi për t’iu drejtuar Gjykatës Supreme vjen pas zhvillimeve të fundit në procesin e numërimit të votave.

“Pasi që rinumërimi i urdhëruar nga KQZ provoi pasaktësi në numërimin në QKN, dhe refuzimit të ankesës nga PZAP e cila në arsyetim e pranon se ka pasaktësi në rinumërim por nuk urdhëroi rinumërim, kam dorëzuar zyrtarisht ankesën në Gjykatën Supreme lidhur me procesin zgjedhor, duke kërkuar rinumërimin e votave preferenciale të kandidatëve për deputetë të PDK-së”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, ky hap është ndërmarrë me qëllim garantimin e transparencës së plotë në proces dhe sigurimin që çdo votë të numërohet saktë, ashtu siç është hedhur nga votuesit në kutitë e votimit.

“Besoj fuqishëm se integriteti i votës është themeli i demokracisë dhe çdo dyshim apo parregullsi duhet të trajtohet me kujdes dhe përgjegjësi institucionale”, është shprehur Haxhiu.

Ai gjithashtu ka theksuar se pret që institucionet përkatëse të veprojnë në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me ligjin, në mënyrë që vullneti i qytetarëve të reflektohet saktë në rezultatet përfundimtare.

You Might Also Like

Haxhiu: Të shmangim zgjedhjet e parakohshme, prioritet është marrëveshja politike

Sadiku: Vetëvendosja shkeli Kushtetutën, Aktgjykimin e Kushtetueses dhe tash edhe Rregulloren e Kuvendit

Alarm për qumështin në Kosovë, Muja zbulon vaj palme në 4 produkte të qumshtit – i bën thirrje Prokurorisë për hetim

​Kurti: Po bëjmë përpjekje të arrijmë marrëveshjet që t’i shmangim zgjedhjet

Trepça suspendon dy punonjës, dyshohet se organizuan transport të xehes jashtë orarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Madonna sfidon moshën me paraqitjen e saj në shfaqjen e Saint Laurent
Next Article Hadergjonaj për zhvillimet e fundit: LDK ka nevojë për unitet, jo për fajësimet e ndarje, s’e kemi luksin të merremi me përçarje
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?