By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hadergjonaj për zhvillimet e fundit: LDK ka nevojë për unitet, jo për fajësimet e ndarje, s’e kemi luksin të merremi me përçarje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Hadergjonaj për zhvillimet e fundit: LDK ka nevojë për unitet, jo për fajësimet e ndarje, s’e kemi luksin të merremi me përçarje
Kosovë

Hadergjonaj për zhvillimet e fundit: LDK ka nevojë për unitet, jo për fajësimet e ndarje, s’e kemi luksin të merremi me përçarje

admin
Last updated: 24/06/2026 16:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 24 qershor, Zhurnal.mk – Fadil Hadergjonaj, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar për zhvillimet e fundit në këtë parti, ku dy degë të këtij subjekti, kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të saj, Lumir Abixhikut, duke vlerësuar se, LDK-ja, ‘’nuk e ka luksin të merret me përçarje të brendshme apo me beteja personale’’.

Ai, ka thënë edhe se, tani, nuk është koha për ndarje, por për bashkim rreth vlerave që e kanë bërë ‘’LDK-në shtyllë të shtetformimit dhe demokracisë në Kosovë.’’.

‘’LDK-ja do të vazhdojë të ruajë dhe të mbrojë vlerat e saj burimore. Do të mbetet zëri i arsyes, i dialogut, i shtetit dhe i interesit kombëtar. Sepse Kosova ka nevojë për një LDK të fortë, të bashkuar dhe të mençur, që mbi çdo interes individual vendos interesin e qytetarëve dhe të Republikës’’, thuhet mes tjerash në postimin e Hadergjonajt.

Postimi:

Të dashur simpazantë, votues dhe struktura të LDK-së,

LDK-ja sot ka nevojë për reflektim të thellë, jo për fajësime; për unitet, jo për ndarje; për urtësi, maturi e mençuri, jo për përplasje të panevojshme.

Në një kohë kur Kosova tash e sa vite po lëngon nga kriza politike, polarizimi shoqëror, stagnimi institucional dhe mungesa e perspektivës së qartë zhvillimore, LDK-ja nuk e ka luksin të merret me përçarje të brendshme apo me beteja personale. Përkundrazi, ka obligim ndaj historisë së saj, ndaj anëtarësisë dhe ndaj qytetarëve që të jetë e bashkuar, e përgjegjshme dhe e gatshme të ofrojë zgjidhje.

Kosova po përballet prej vitesh me këtë “mortajë” politike që ka dobësuar institucionet, ka zbehur besimin qytetar dhe ka ngadalësuar zhvillimin e vendit. Në rrethana të tilla, çdo energji duhet të orientohet drejt forcimit të LDK-së dhe rolit të saj në shërbim të shtetit, e jo drejt thellimit të dallimeve ndërmjet nesh.

Analiza duhet të jetë e ndershme, kolektive dhe e bazuar në përgjegjësi, duke nxjerrë mësime dhe duke marrë vendime të qarta për ecje përpara. Kjo nuk është kohë për ego personale, por për vizion të përbashkët. Nuk është kohë për ndarje, por për bashkim rreth vlerave që e kanë bërë LDK-në shtyllë të shtetformimit dhe demokracisë në Kosovë.

LDK-ja do të vazhdojë të ruajë dhe të mbrojë vlerat e saj burimore. Do të mbetet zëri i arsyes, i dialogut, i shtetit dhe i interesit kombëtar. Sepse Kosova ka nevojë për një LDK të fortë, të bashkuar dhe të mençur, që mbi çdo interes individual vendos interesin e qytetarëve dhe të Republikës.

Sot më shumë se kurrë, uniteti nuk është vetëm nevojë politike; është përgjegjësi kombëtare. Vetëm të bashkuar mund ta ndihmojmë Kosovën të dalë nga kjo gjendje e rëndë dhe t’i rikthejmë shpresën, besimin dhe drejtimin që meriton.

LDK nuk është rastësi.

LDK është histori.

LDK është përgjegjësi.

LDK është dashni

You Might Also Like

Tensione në LDK/ Baza kërkon dorëheqjen e Lumir Abdixhikut

Kosova nuk ftohet në Samitin e NATO-s në Turqi

Haxhiu dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme, kërkon rinumërim të votave

Abdixhiku ose Haziri, LDK-ja kërkon postin e presidentit

Kryesimi irlandez me BE-në kthen në fokus zgjerimin, por pa Kosovën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Haxhiu dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme, kërkon rinumërim të votave
Next Article Maqedonia e Veriut me fabrikë për Inteligjencë Artificiale
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dr. Bekim Tateshi pas mbylljes së Repartit të Imunologjisë: Shëndetësia është në alarm, Bexhet Musliu: MSH Azir Aliu ka dështuar!
Maqedoni TOP LAJM
ASH: Rebalanci i buxhetit demaskon pushtetin, borxhi dëshmi e kolapsit ekonomik dhe politik
Maqedoni
Kasami pret kryebashkiakun e Kukësit, fokus bashkëpunimi për projekte ndërkufitare
Maqedoni
Kuvendi kalon disa propozim ligje në lexim të dytë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?