By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Specialja: Aktualisht s’ka vendim të ri për shtyrje të aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Specialja: Aktualisht s’ka vendim të ri për shtyrje të aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë

Specialja: Aktualisht s’ka vendim të ri për shtyrje të aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

admin
Last updated: 25/06/2026 11:09
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 25 qershor, Zhurnal.mk – Dhomat e Specializuara të Kosovës muaj më parë kanë njoftuar se Trupi Gjykues e ka zgjatur afatin për shpalljen e aktgjykimit deri më 20 korrik 2026, ndërsa kanë lënë të hapur mundësinë e një shtyrjeje tjetër vetëm nëse kjo konsiderohet “absolutisht e nevojshme”.

Në një përgjigje për lajmi.net,  lidhur me afatin e nxjerrjes së vendimit, Gjykata ka rikujtuar se më 5 maj 2026 Trupi Gjykues nxori urdhër me të cilin afati për shpalljen e aktgjykimit u shty deri më 20 korrik.

“Në atë urdhër, Trupi Gjykues deklaroi gjithashtu se, nëse një zgjatje e mëtejshme do të ishte absolutisht e nevojshme, ai do të nxirrte një urdhër për këtë çështje në kohën e duhur”, thuhet në sqarimin e Gjykatës.

Sipas Rregullës 159(1) të Rregullores së Procedurës dhe Provave, nëse rrethanat e rastit kërkojnë më shumë kohë sesa afati fillestar prej 90 ditësh, periudha shtesë nuk duhet të kalojë 60 ditë, përveç rasteve kur ekziston nevojë e domosdoshme për një shtyrje të mëtejshme.

Gjykata ka theksuar se vendimi për një afat shtesë mbetet në diskrecionin e Trupit Gjykues, i cili vlerëson nëse rrethanat e rastit e bëjnë të domosdoshme një masë të tillë.

“Nëse Trupi Gjykues në këtë rast përcakton se nevojitet kohë shtesë, një vendim i tillë do t’u njoftohet palëve dhe do të bëhet publik”, thuhet në përgjigjen zyrtare.

Aktualisht, nuk ka asnjë vendim të ri për shtyrje përtej datës 20 korrik 2026. Kjo do të thotë se, bazuar në informacionet e deritanishme, aktgjykimi pritet të shpallet brenda afatit të përcaktuar, përveç nëse Trupi Gjykues vendos ndryshe në ditët ose javët në vijim.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi u arrestuan në nëntor 2020 dhe u transferuan në paraburgim në Hagë, pasi u konfirmua aktakuza ndaj tyre nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat sipas aktakuzës dyshohet se janë kryer gjatë periudhës mars 1998 – shtator 1999. Prokuroria pretendon se të akuzuarit kanë pasur përgjegjësi në një ndërmarrje të përbashkët kriminale, përmes së cilës janë kryer ndalime arbitrare, keqtrajtime, tortura, zhdukje me forcë dhe vrasje të personave që konsideroheshin kundërshtarë politikë, bashkëpunëtorë ose persona të dyshuar për mosmbështetje të UÇK-së.

Të katër të akuzuarit i kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm. Mbrojtja ka argumentuar gjatë gjithë procesit se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe çlirimtare, ndërsa ka kundërshtuar pretendimet e Prokurorisë për përgjegjësi penale individuale të të akuzuarve.

Procesi gjyqësor nisi në prill 2023 dhe konsiderohet një nga rastet më të mëdha që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara. Pas përfundimit të paraqitjes së provave nga Prokuroria, Mbrojtja dhe përfaqësuesit e viktimave, Trupi Gjykues është në fazën e përgatitjes së aktgjykimit, që pritet të shpallet gjatë këtij muaji.

You Might Also Like

Dita e njëmbëdhjetë, protestuesit mbushin sheshin e Prishtinës, kundërshtohet dënimi i ish-krerëve të UÇK’së

Kori nga Beogradi provokon me këngë nacionaliste në Herceg Novi

Hoxha mbron Gërvallën pas vendimit për ish-drejtuesit e UÇK-së: “Kurrë nuk kam besuar…”

Tahiri: Ramush Haradinaj është profili dhe lideri që i duhet Kosovës për president

Policia serbe ndalon në kufi kryetarin e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës në Poloni
Next Article Nagavci: VV-ja është e interesuar për një emër konsensual dhe jopartiak për president
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?