By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çmimet e naftës bien në nivelet para luftës, ndërsa rihapet Ngushtica e Hormuzit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Çmimet e naftës bien në nivelet para luftës, ndërsa rihapet Ngushtica e Hormuzit
Bota

Çmimet e naftës bien në nivelet para luftës, ndërsa rihapet Ngushtica e Hormuzit

admin
Last updated: 25/06/2026 13:54
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Londër, 25 qershor, Zhurnal.mk – Çmimet e naftës kanë rënë në nivelet më të ulëta që nga periudha para shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme, ndërsa Ngushtica strategjike e Hormuzit po rihapet gradualisht pas marrëveshjes së paqes mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.

Nafta e papërpunuar “Brent” zbriti nën 73 dollarë për fuçi për herë të parë që nga fillimi i luftës më 28 shkurt, duke rënë në një moment rreth 2%, në 72.24 dollarë për fuçi.

Rënia e çmimeve rrit shpresat për lehtësimin e kostos së jetesës, pasi pritet që ulja e çmimeve me shumicë të naftës të reflektohet gradualisht edhe në çmimet e karburanteve në pikat e furnizimit.

Zhvillimi vjen pas marrëveshjes së përkohshme të javës së kaluar për t’i dhënë fund luftës dhe rihapjes së Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës zakonisht kalon rreth një e pesta e furnizimit botëror me naftë dhe gaz.

Shtetet e Bashkuara dhe Irani nënshkruan të premten një memorandum mirëkuptimi me vlefshmëri 60-ditore, në kuadër të të cilit Uashingtoni ka lehtësuar pjesërisht sanksionet ndaj eksporteve iraniane të naftës.

Të dyja palët kanë tani dy muaj kohë për të negociuar një marrëveshje përfundimtare dhe afatgjatë, e cila do të përfshijë edhe garanci lidhur me programin bërthamor të Iranit.

Megjithëse marrëveshja e përkohshme është vënë tashmë në provë, disa anije kanë nisur të kalojnë përsëri nëpër ngushticën jetike, duke transportuar naftë bruto, gaz natyror të lëngshëm (LNG), plehra kimike dhe mallra të tjera.

Susannah Streeter, drejtoreshë e strategjisë së investimeve në “Wealth Club”, tha se frika për një krizë të zgjatur globale të energjisë e shkaktuar nga konflikti me Iranin po zbehet.

“Shtrëngimi mbi Ngushticën e Hormuzit është liruar, trafiku i cisternave po zhvillohet më lirshëm dhe shqetësimet për furnizimin po pakësohen”, tha ajo.

Sipas Streeter, megjithëse duhet ende kohë për të eliminuar vonesat në transport dhe për të përmbushur plotësisht kërkesën globale, shtimi i prodhimit nga vendet eksportuese dhe riparimi i infrastrukturës po ushtrojnë presion për uljen e mëtejshme të çmimeve të naftës.

Pas shpërthimit të konfliktit, çmimi i naftës u rrit deri në 120 dollarë për fuçi. Lufta bllokoi praktikisht për afro katër muaj Ngushticën e Hormuzit, duke nxitur shqetësime për një rritje të fortë të inflacionit në mbarë botën.

You Might Also Like

Merz kërkon nisjen e menjëhershme të bisedimeve për paqe në Ukrainë

Arrin në 164 numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme

BE nis disbursimin e paketës 90 miliardë euro për Ukrainën

212 viktima pas valës së të nxehtit

Trump: Të gatshëm të ndihmojnë Venezuelën pas tërmeteve shkatërrimtare

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rezultatet e provimit të maturës shtetërore do të shpallen deri më 11 korrik, rreth 60 nxënës u kapën duke kopjuar
Next Article Një shëtitje pesëminutëshe çdo orë rrit produktivitetin në punë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Skandal në Kopshtin Zoologjik të Shkupit: Ujqërit e bardhë arratisen nga kafazi, mbysin katër kengurë dhe disa shpend të tjerë
Maqedoni
Sali: Simptomatike është se sa herë që VLEN-it i ecin punët mbarë, Gjykata Kushtetuese sjell vendime për çështje etnike
Maqedoni
Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
Shqipëri
Fejohet futbollistja e njohur zvicerane
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?