By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një shëtitje pesëminutëshe çdo orë rrit produktivitetin në punë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuriozitete > Një shëtitje pesëminutëshe çdo orë rrit produktivitetin në punë
Kuriozitete

Një shëtitje pesëminutëshe çdo orë rrit produktivitetin në punë

admin
Last updated: 25/06/2026 13:55
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Në një kohë kur pjesa më e madhe e ditës së punës kalon përpara kompjuterit, ekspertët po paralajmërojnë se qëndrimi i gjatë ulur mund të ketë pasoja serioze për shëndetin.

Studime të mëparshme kanë treguar se jeta sedentare lidhet me rritjen e rrezikut për mbipeshë, sëmundje të zemrës dhe diabet të tipit 2.

Megjithatë, një studim i ri sugjeron se një zgjidhje e thjeshtë mund të jetë shumë më efektive sesa mendohej, një shëtitje pesëminutëshe çdo orë, sipas BBC.

Hulumtimi, i publikuar në revistën “British Journal of Sports Medicine”, u drejtua nga Keith Diaz i Universitetit Columbia në SHBA. Sipas tij, shumica e të rriturve kalojnë rreth 75% të kohës së tyre zgjuar në mënyrë sedentare.

Edhe pse rekomandimi i përgjithshëm është të ulemi më pak dhe të lëvizim më shumë, deri tani ka munguar një udhëzim i qartë se sa shpesh duhet të bëhen këto pushime gjatë orarit të punës.

Për të gjetur përgjigjen, studiuesit analizuan më shumë se 11 mijë punonjës amerikanë, kryesisht persona me punë zyre që kalojnë tetë deri në nëntë orë në ditë ulur.

Gjatë javës së parë pjesëmarrësit vazhduan rutinën e tyre normale dhe plotësuan pyetësorë të përditshëm për lodhjen, humorin dhe performancën në punë.

Më pas, gjatë dy javëve të ardhshme, ata u udhëzuan të bënin shëtitje të shkurtra në intervale të ndryshme, çdo 30 minuta  ose çdo orë.

Rezultatet treguan se të gjitha format e lëvizjes sollën përfitime krahasuar me qëndrimin e vazhdueshëm ulur.

Megjithatë, shëtitjet pesëminutëshe çdo orë u vlerësuan si alternativa më efektive dhe më e lehtë për t’u zbatuar.

Pjesëmarrësit raportuan përmirësim të humorit, më pak lodhje, rritje të vigjilencës dhe ndjesi më të madhe energjie gjatë ditës së punës.

Ndërsa pushimet çdo 30 minuta dhanë rezultate pozitive për humorin dhe reduktimin e lodhjes, shumë pjesëmarrës i konsideruan ato edhe si rritje produktiviteti të punës.

Keith Diaz thekson se shumë punonjës hezitojnë të ngrihen nga tavolina sepse shqetësohen për mënyrën se si do të perceptohen nga shefat ose kolegët. Megjithatë, sipas tij, rezultatet tregojnë të kundërtën e asaj që mendojnë shumë njerëz.

“Edhe pse mund të duket kundër intuitës, pushimet për lëvizje në fakt mund të përmirësojnë performancën në punë. Ato ndihmojnë funksionet ekzekutive të trurit, përqendrimin, kujtesën dhe i bëjnë njerëzit të ndihen më të qetë e më të freskët”, shpjegon ai.

Eksperti shton se ecja është një aktivitet me kosto zero dhe nuk kërkon domosdoshmërisht ndërprerje të plotë të punës. Takimet në këmbë, ecja gjatë telefonatave apo një xhiro e shkurtër në korridoret e zyrës, apo ambientet e jashtme përreth mund të sjellin të njëjtat përfitime. Sipas tij, qëllimi nuk është ushtrimi intensiv, por ndërprerja e periudhave të gjata të qëndrimit ulur.

Edhe ekspertët e shëndetit kardiovaskular e kanë mirëpritur studimin.

Emily McGrath, infermiere e lartë pranë organizatës britanike të zemrës, tha se shtimi i lëvizjes në rutinën e përditshme mund të ketë ndikim pozitiv në shëndetin e përgjithshëm.

Pavarësisht kësaj, mesazhi i studimit është i qartë; ngritja nga karrigia dhe ecja për vetëm pesë minuta çdo orë mund të përmirësojë jo vetëm mirëqenien fizike, por edhe humorin, energjinë dhe produktivitetin në vendin e punës.

Për miliona njerëz që kalojnë pjesën më të madhe të ditës ulur, kjo mund të jetë një nga ndryshimet më të thjeshta dhe më të dobishme që mund të bëjnë për shëndetin e tyre.

You Might Also Like

Diamantet humbasin shkëlqimin: Çmimet bien në nivele historike

Në Singapor, këmbët mbi ulëse mund t’ju kushtojnë deri në 400 dollarë

Nga dy vite komunikim në Skype te një dashuri që zgjat më shumë se një dekadë: Historia e Bobit dhe Vedelinit nga Çellopeku

Rekord botëror në Çikago: 1,969 persona pijnë njëkohësisht Malört

Mblodhi më shumë se 2 mijë palë çorape, tani synon rekordin Guinness

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çmimet e naftës bien në nivelet para luftës, ndërsa rihapet Ngushtica e Hormuzit
Next Article Arrin në 164 numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?