By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pak më shumë se një muaj nga Sunny Hill Festival, Katy Perry e emocionuar që do të vijë në Kosovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Pak më shumë se një muaj nga Sunny Hill Festival, Katy Perry e emocionuar që do të vijë në Kosovë
Showbizz

Pak më shumë se një muaj nga Sunny Hill Festival, Katy Perry e emocionuar që do të vijë në Kosovë

admin
Last updated: 25/06/2026 14:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Katy Perry është në mesin e artistëve globalë të konfirmuar tashmë për edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival.

Ajo do t’u bashkohet listës së artistëve me ndikim botëror, si Martin Garrix, Seth Troxler, Pawsa dhe shumë të tjerë.

Katy Perry ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme në industrinë e muzikës, ndërsa këngët e saj kanë grumbulluar miliarda shikime në YouTube dhe miliarda transmetime në platformat muzikore në mbarë botën.

Mes hiteve më të njohura të saj janë “Firework”, “Roar”, “Dark Horse”, “California Gurls”, “Teenage Dream”, “I Kissed a Girl”, “Hot N Cold”, “Last Friday Night (T.G.I.F.)”, “E.T.” dhe “Part of Me”.

Gjatë një bisede me artisten shqiptare Dua Lipa, ajo pati deklaruar se është tejet e emocionuar që do të vijë në Kosovë, ndërsa lajmi ishte pritur shumë mirë edhe nga audienca shqiptare. Dhjetëra përdorues në TikTok kishin ndarë përshtypjet dhe emocionet për artisten që do të vijë për të performuar në Prishtinë.

“Do të jem në një vend që quhet Prishtinë dhe do të performoj në një festival që quhet Sunny Hill Festival. Jam shumë e emocionuar që do të vij në Kosovë. Është hera ime e parë dhe ju falënderoj për ftesën. Jam shumë e emocionuar të takoj fansat e mi”, ishte shprehur Katy në një bisedë me Dua Lipën, duke bërë të ditur po ashtu lajmin e madh për fansat e Sunny Hill Festival.

Sunny Hill Festival nis më 31 korrik dhe do të vazhdojë deri më 2 gusht, derisa kanë mbetur pak më shumë se një muaj nga fillimi i një prej festivaleve më të mira në Evropë tashmë.

Biletat e rregullta janë akoma në shitje dhe mund t’i blini në webfaqen sunnyhillfestival.com.

You Might Also Like

Fejohet futbollistja e njohur zvicerane

Zendaya shkëlqen me paraqitjen e saj në premierën e filmit Spider-Man: Brand New Day në Romë

Ivana Knoll zbulon se cili futbollist e ka impresionuar më shumë: I vetmi që më pëlqen veçanërisht si person

Shakira: Do të doja një bashkëpunim me Dua Lipën

Me fanellën e Brazilit, Camila Cabello tërheq vëmendjen në ndeshjen ndaj Skocisë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lisa e Blackpink thuhet se është ndarë nga i dashuri miliarder njëherësh trashëgimtari i LVMH-s
Next Article Me fanellën e Brazilit, Camila Cabello tërheq vëmendjen në ndeshjen ndaj Skocisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Skandal në Kopshtin Zoologjik të Shkupit: Ujqërit e bardhë arratisen nga kafazi, mbysin katër kengurë dhe disa shpend të tjerë
Maqedoni
Sali: Simptomatike është se sa herë që VLEN-it i ecin punët mbarë, Gjykata Kushtetuese sjell vendime për çështje etnike
Maqedoni
Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
Shqipëri
Fejohet futbollistja e njohur zvicerane
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?