By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ambasadori suedez për gazin amerikan: Vendimi i takon Qeverisë, e rëndësishme që Kosova të ketë furnizim të qëndrueshëm me energji
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Ambasadori suedez për gazin amerikan: Vendimi i takon Qeverisë, e rëndësishme që Kosova të ketë furnizim të qëndrueshëm me energji
Kosovë

Ambasadori suedez për gazin amerikan: Vendimi i takon Qeverisë, e rëndësishme që Kosova të ketë furnizim të qëndrueshëm me energji

Redaksia
Last updated: 26/06/2026 09:14
By Redaksia 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 26 qershor, Zhurnal.mk – Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, në një intervistë për Ekonomia Online ka deklaruar se vendimi për çështjen e gazit amerikan i takon Qeverisë së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e garantimit të furnizimit të qëndrueshëm me energji për qytetarët dhe ekonominë.

I pyetur për këtë çështje, Westerlund tha se nuk dëshiron të japë vlerësime se cila zgjidhje është më e mira, duke ia lënë këtë vendimmarrje institucioneve të Kosovës dhe negociatave me partnerët ndërkombëtarë.

“Nuk kam ndonjë qëndrim të fortë për këtë çështje. I takon Qeverisë së Kosovës ta marrë atë vendim. Sigurisht që është e rëndësishme për çdo qeveri të ketë furnizim të qëndrueshëm me energji. Mund të zgjidhen rrugë të ndryshme për ta arritur këtë, por mendoj se është shumë e rëndësishme që qytetarët dhe ekonomia të kenë një furnizim të qëndrueshëm me energji. Ka mënyra të ndryshme për ta realizuar këtë dhe unë nuk do të komentoj se cila është më e mira. Këtë do t’ia lë qeverisë dhe negociatave të saj me aktorët ndërkombëtarë. Është për të ardhur keq që kjo situatë po vazhdon prej një kohe të gjatë. Ajo pengon promovimin e tregtisë dhe zhvillimin ekonomik, prandaj përbën një sfidë”, tha Westerlund.

Ambasadori suedez foli edhe për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, duke vlerësuar progresin e bërë përmes Dhomës Nordike të Tregtisë dhe rolin e diasporës kosovare në forcimin e lidhjeve tregtare mes dy vendeve.

“Zhvilluam mbledhjen vjetore të Asamblesë së Dhomës Nordike të Tregtisë. Tani kemi deri në 25 anëtarë. Kjo është diçka që e kam nisur para tre vitesh. Jam shumë i kënaqur që po ecim përpara me këtë nismë. Kemi marrëdhënie të forta tregtare mes Kosovës dhe Suedisë. Mendoj se kjo tregon se kemi marrëdhënie jashtëzakonisht të mira në nivel dypalësh mes Suedisë dhe Kosovës. Nuk bëhet fjalë vetëm për tregtinë. Bëhet fjalë edhe për marrëdhëniet politike. Ne kemi një diasporë prej rreth 70 mijë shqiptarësh të Kosovës në Suedi dhe ata janë gjithashtu shumë të dobishëm kur bëhet fjalë për promovimin e tregtisë mes Suedisë dhe Kosovës. Prandaj jam shumë i kënaqur që pas katër vitesh këtu kemi marrëdhënie dypalëshe shumë të mira”, tha Westerlund.

You Might Also Like

Haxhiu: Të shmangim zgjedhjet e parakohshme, prioritet është marrëveshja politike

Sadiku: Vetëvendosja shkeli Kushtetutën, Aktgjykimin e Kushtetueses dhe tash edhe Rregulloren e Kuvendit

Alarm për qumështin në Kosovë, Muja zbulon vaj palme në 4 produkte të qumshtit – i bën thirrje Prokurorisë për hetim

​Kurti: Po bëjmë përpjekje të arrijmë marrëveshjet që t’i shmangim zgjedhjet

Trepça suspendon dy punonjës, dyshohet se organizuan transport të xehes jashtë orarit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Japonia goditet nga tërmeti me magnitudë 5.8 ballë
Next Article Si të eliminoni fryrjen e stomakut
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?