By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Holanda mposht edhe Tunizinë, mëson edhe kundërshtarin e radhës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Holanda mposht edhe Tunizinë, mëson edhe kundërshtarin e radhës
Sport

Holanda mposht edhe Tunizinë, mëson edhe kundërshtarin e radhës

Redaksia
Last updated: 26/06/2026 09:50
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Holanda ka siguruar kualifikimin në raundin e 1/8-ve të finales si fituese e Grupit F në Kupa e Botës FIFA 2026, pas fitores 3-1 ndaj Tunizisë në ndeshjen e zhvilluar në Kansas City.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Japonia barazoi 1-1 me Suedinë, rezultat që i dha japonezëve vendin e dytë në grup, ndërsa Suedia u rendit e treta, por siguroi gjithsesi kualifikimin si një nga ekipet më të mira të vendeve të treta.

Holanda e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, duke shënuar dy gola brenda shtatë minutave. Goli i parë erdhi si autogol i kapitenit të Tunizisë, Ellyes Skhiri, pas një krosimi të Denzel Dumfries, ndërsa më pas Brian Brobbey dyfishoi shifrat pas asistit të Virgil van Dijk.

Ky i fundit regjistroi asistimin e tij të parë me përfaqësuesen holandeze.

Në pjesën e dytë, Tunizia u rikthye në lojë me golin e Hazem Mastouri pas një goditjeje nga këndi, duke ngushtuar rezultatin në 1-2.

Megjithatë, Holanda reagoi shpejt dhe Jan Paul van Hecke riktheu epërsinë prej dy golash, duke shënuar me kokë për 1-3, gjithashtu pas një goditjeje nga këndi.

Si fituese e Grupit F, Holanda do të përballet me Marokun në raundin e 1/8-ve, ndeshje që do të zhvillohet në Monterrey të Meksikës.

Maroku përfundoi i dyti në Grupin C pas Brazilit, duke siguruar kualifikimin historik dhe duke sjellë një duel me shumë emocione, pasi në skuadrën e tyre gjenden edhe disa lojtarë të lindur në Holandë.

You Might Also Like

“Nuk varemi nga Cristiano”, Pedro Neto sqaron rolin e Ronaldos në skuadrën e Portugalisë

Përçarje në ekipin kombëtar në Kupën e Botës, trajneri akuzon lojtarët se duan ta shkarkojnë

Barazimi që u mjaftoi të dyja Kombëtareve, Japonia dhe Suedia avancojnë më tej

Kupa e Botës 2026 thyen rekordin e të gjitha kohërave të pjesëmarrjes pas ndeshjes Ekuador – Gjermani

U eliminuan nga Kupa e Botës, ylli i Çekisë i jep fund karrierës me Kombëtaren në moshën 30-vjeçare

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kupa e Botës 2026 thyen rekordin e të gjitha kohërave të pjesëmarrjes pas ndeshjes Ekuador – Gjermani
Next Article Barazimi që u mjaftoi të dyja Kombëtareve, Japonia dhe Suedia avancojnë më tej
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Nga 1 korriku nis pagesa e K-15, minimumi mbi 19 mijë denarë
Maqedoni
Ambasadori i BE-së Rokas sot për vizitë në Gostivar
Maqedoni
Përmbyset një kamion me rimorkio në autostradën drejt Gjevgjelisë
Kronika
Mickoski për Ligjin për përfaqësim të drejtë: Procesi është plotësisht në përputhje me Kushtetutën
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?