By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lansohet një aplikacion kundër dhunës ndaj fëmijëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Lansohet një aplikacion kundër dhunës ndaj fëmijëve
Kosovë

Lansohet një aplikacion kundër dhunës ndaj fëmijëve

V.E.
Last updated: 26/06/2026 13:47
By V.E. 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 26 qershor Zhurnal.mk – Në Republikën e Kosovës është lansuar një aplikacion me qëllim të luftimit të dukurisë së dhunës ndaj fëmijëve, raporton Anadolu.

Ngjarja lansuese e projektit “Platforma Digjitale për Raportimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Fëmijëve në Kosovë”, bëri bashkë sot udhëheqës të institucioneve të shtetit dhe aktivistë për të drejtat e fëmijëve.

“Terre des hommes” në Kosovë (TdhK), në partneritet me Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) dhe Zyrën për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, lanson projektin “Platforma Digjitale për Raportimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Fëmijëve në Kosovë”.

Shefi i Zyrës “Terre des hommes” në Kosovë, Pajtim Zeqiri tha se çfarëdo mekanizmi raportues për dhunën ndaj fëmijëve është investim i drejtpërdrejtë në mirëqenien ndaj fëmijëve. Ai tha se pa raportim nuk ka identifikim të hershëm të dhunës, pa identifikim nuk mund të ketë ndërhyrje dhe rrjedhimisht pa ndërhyrje s’mund të ketë as mbrojtje.

“Disa mund të mos raportojnë se mund të kenë frikë, disa nuk dinë ku të drejtohen, disa nuk kanë besim se do të dëgjohen. Dhe, pikërisht këtu qëndron fuqia e këtij aplikacioni, sepse ai nuk është krijuar për ta zëvendësuar as mësuesin as policin as pedagogun dhe as punëtorin social, mirëpo përkundrazi është ndërtuar për ta bërë më të lehtë dhe më të qasshëm hapin e parë: kërkimin e ndihmës”, theksoi Zeqiri.

Udhëheqësi i Ekipit për Sundimin e Ligjit dhe të Drejtat Themelore në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nicola Scaramuzzo tha se kjo platformë është më rëndësi sepse është ndërtuar mbi eksperiencat dhe ekspertizat e institucioneve, shkollave dhe fëmijëve.

Ai tha se vetëm teknologjia nuk mjafton në këtë aspekt, por duhet aksion dhe veprim institucional për ndalimin e dhunës ndaj fëmijëve. “Kjo platformë është më shumë se një vegël digjitale, reflekton një angazhim të përbashkët nga përfaqësues të ndryshëm të institucioneve për ta bërë raportimin të sigurt, reagimin më të shpejtë, ndërlidhshmërinë e institucioneve më efektive dhe sistemin mbrojtës më efektiv”, tha Scaramuzzo.

Sipas një ankete të publikuar në vitin 2020 në Kosovë, realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe UNICEF, 72 për qind e fëmijëve të moshës 1–14 vjeç në Kosovë janë raportuar se përjetojnë disiplinim të dhunshëm, që përfshin agresion psikologjik dhe/ose ndëshkim fizik ndërsa vetëm 24 për qind disiplinohen ekskluzivisht me metoda jo të dhunshme.

You Might Also Like

Dita e njëmbëdhjetë, protestuesit mbushin sheshin e Prishtinës, kundërshtohet dënimi i ish-krerëve të UÇK’së

Kori nga Beogradi provokon me këngë nacionaliste në Herceg Novi

Hoxha mbron Gërvallën pas vendimit për ish-drejtuesit e UÇK-së: “Kurrë nuk kam besuar…”

Tahiri: Ramush Haradinaj është profili dhe lideri që i duhet Kosovës për president

Policia serbe ndalon në kufi kryetarin e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arratisja e ujqërve në Kopshtin Zoologjik Shkup, kërkohet mbyllja dhe inspektimi i tij
Next Article 22-vjeçarja nga Gostivari denoncon partnerin për dhunë fizike dhe psikike, policia gjen armë në shtëpi
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Lavrov akuza të forta në OKB: Evropa po bllokon bisedimet e paqes me Ukrainën, Perëndimi po shkon drejt rrugës pa krye
Bota Maqedoni TOP LAJM
Rama njofton daljen me një mesazh para kombit
Shqipëri
Zvicra bindëse në Shkup, Maqedonia e Veriut e nis me humbje Ligën e Kombeve
Sport
Aksident i rëndë në Çair, motori përplaset me një veturë përballë Komunës
Kronika

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?