By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SHBA: Bisedimet teknike me Iranin vijojnë sipas planit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > SHBA: Bisedimet teknike me Iranin vijojnë sipas planit
Bota

SHBA: Bisedimet teknike me Iranin vijojnë sipas planit

admin
Last updated: 29/06/2026 10:35
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Uashington, 29 qershor, Zhurnal.mk – Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që, në ditët në vijim, të zhvillohen bisedime të tjera me Iranin, pavarësisht disa sulmeve të ndodhura gjatë periudhës së armëpushimit, deklaroi dje në mbrëmje, një zyrtar i lartë i administratës amerikane.

“Asgjë nuk është anuluar”, tha zyrtari.

Sipas tij, bisedimet teknike për zbatimin e memorandumit të mirëkuptimit mbeten në rrugën e duhur dhe do të zhvillohen sipas planit në ditët e ardhshme.

Ai shtoi se kanalet e komunikimit për shmangien e incidenteve, janë rikthyer në funksion pas samitit të mbajtur në Liqenin e Lucernës.

Një burim tha se SHBA-ja dhe Irani do të ndalojnë përkohësisht sulmet ndaj njëri-tjetrit, ndërsa do të vijojnë negociatat për zbatimin e marrëveshjes kuadër.

Gjatë kësaj periudhe, anijet pritet të lundrojnë lirshëm në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa vazhdojnë bisedimet për zbatimin e marrëveshjes.

Sipas portalit amerikan “Axios”, të dyja palët planifikojnë të takohen të martën në Doha, kryeqytetin e Katarit, megjithëse deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar.

Fillimisht, bisedimet ishin planifikuar të zhvilloheshin në Zvicër dhe do të përqendroheshin në programin bërthamor të Iranit.

Megjithatë, pas përshkallëzimit të fundit të tensioneve, ato u zhvendosën dhe tani do të fokusohen te situata në Ngushticën e Hormuzit, raportoi “Axios”.

Në fillim të kësaj jave, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndërmorën sulme ndaj objektivave në Iran, pas incidenteve në Ngushticën e Hormuzit, për të cilat Uashingtoni fajësoi Teheranin.

Këto zhvillime rrezikuan të ringjallnin konfliktin, pothuajse dy javë pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit.

Të mërkurën, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio deklaroi se priste zhvillimin e bisedimeve të reja teknike me Iranin, duke përmendur të hënën ose të martën, si afat të mundshëm.

Ai tha gjithashtu se negociatat pritej të riktheheshin në Zvicër.

Të dielën e kaluar, përfaqësues të lartë të SHBA-së, Iranit dhe vendeve ndërmjetësuese, Pakistanit dhe Katarit, u takuan në një resort pranë Lucernës, ku ranë dakord të krijonin grupe pune, për çështje si sanksionet dhe programi bërthamor iranian, si edhe grupe kontakti për Ngushticën e Hormuzit dhe armëpushimin në Liban.

Negociatat mbështeten në memorandumin e mirëkuptimit, të arritur mes SHBA-së dhe Iranit.

Raundet e ardhshme, synojnë të gjejnë një rrugëdalje nga lufta, që SHBA-ja dhe Izraeli nisën kundër Iranit më 28 shkurt.

You Might Also Like

Tragjedia në Gjermani: Pesë personat u vranë te një qendër e të rinjve, dalin pamjet

Spanja arreston kreun e mafias “Ndrangheta” më të kërkuar të Italisë, “Don Mico”

Franca regjistron rreth 1 000 vdekje shtesë ndërsa nxehtësia ekstreme thyen rekordet evropiane

Të paktën 1 450 të vdekur dhe 33 të mbijetuar pas tërmeteve

Irani dhe Omani nisin bisedimet për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Koreja e Veriut denoncon stërvitjen e përbashkët ushtarake SHBA-Japoni
Next Article Një “raketë” elektrike me katër rrota, McMurtry prezanton Speirling Pure
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Selvija me dedikim prekës: Shpat, unë e Roeli kemi shumë nevojë për ty
Showbizz
Filipçe: LSDM do ta bllokojë Kodin Zgjedhor sepse i hap derën vjedhjes së zgjedhjeve
Maqedoni
Fantastike: Jon Kuka e mposht serbin Markovic në “repesazh” me Ippon
Sport
Zyrtare: Enzo Maresca trajner i Man Cityt
Sport

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?