By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ pret përfundimin e afatit për ankesa para certifikimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ pret përfundimin e afatit për ankesa para certifikimit
Kosovë

Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ pret përfundimin e afatit për ankesa para certifikimit

admin
Last updated: 29/06/2026 12:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 29 qershor, Zhurnal.mk – Ndonëse procesi zgjedhor në Kosovë po i afrohet përmbylljes dhe pritet certifikimi i rezultateve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka theksuar se është në pritje të përfundimit të afatit për paraqitjen e ankesave.

Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një deklaratë për Telegrafin.

Ai ka theksuar se afati i ankesave përmbyllet sot (e hënë, 29 qershor 2026) në ora 12:00.

“Nëse nuk do të ketë ankesa, KQZ është e gatshme për të proceduar me certifikimin e rezultateve përfundimtare dhe përmbylljen e procesit zgjedhor sa i përket kësaj pjese. Ndërkaq, në rast se do të ketë ankesa, KQZ do të presë vendimmarrjen e PZAP-it dhe të Gjykatës Supreme, do të zbatojë vendimet e tyre nëse përmbajnë obligime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit”, ka deklaruar Elezi.

Sipas KQZ-së, procesi i certifikimit do të vazhdojë varësisht nga zhvillimi i procedurave ankimore në institucionet përkatëse.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit, pasi paraprakisht Gjykata Supreme i ka hedhur poshtë ankesat e dy kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës për deputetë, që kërkonin rinumërimin e votave të kandidatëve nga radhët e kësaj partie.

Pro shpalljes së rezultatit përfundimtar kanë votuar të gjithë anëtarët e KQZ-së, prezentë në mbledhje.

Bazuar në të, shpërndarja e ulëseve në Kuvend mbetet e njëjtë, sikur ajo e kalkuluar nga rezultati i numërimit edhe të votave të shtetasve që jetojnë jashtë Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.13 për qind të votave, duke siguruar 53 ulëse në Kuvend, Partia Demokratike 19.44 për qind, përkatësisht 22 ulëse, Lidhja Demokratike 16.69 për qind, përkatësisht 18 ulëse, ndërsa Aleanca me 6.74 për qind, që ia kanë siguruar 7 ulëse në Kuvend. 20 ulëse të tjera janë ndarë mes partive të komuniteteve.

You Might Also Like

Analiza/ A është veriu i Kosovës gati për reduktimin e KFOR-it?

PDK i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Kapet në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një shtëpi, arrestohet 33-vjeçari në Prishtinë

Në Kosovë regjistrohen raste të reja me fruth

Haradinaj: Kosova po i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa blen rrymë me mbi një miliard euro

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lituania rikonfirmon mbështetjen për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut
Next Article Argjentina bën hapin e madh, arrin marrëveshje për rinovim të Lionel Scalonit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?