By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tragjedia në Gjermani: Pesë personat u vranë te një qendër e të rinjve, dalin pamjet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Tragjedia në Gjermani: Pesë personat u vranë te një qendër e të rinjve, dalin pamjet
Bota

Tragjedia në Gjermani: Pesë personat u vranë te një qendër e të rinjve, dalin pamjet

admin
Last updated: 29/06/2026 15:16
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Stade, 29 qershor, Zhurnal.mk – Policia dhe ekipet e emergjencës janë angazhuar në një operacion të madh këtë të hënë në Stade të Gjermanisë, pasi organet e rendit konfirmuan se pesë persona u vranë  nga të shtënat me armë.

Sipas informacioneve të para nga policia dhe raportimeve të Bild, në zonën e rrugës Dankersstrase në Stade (Saksonia e Poshtme) janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Forcat e rendit kanë arrestuar dy persona të dyshuar, mes tyre edhe autorin e dyshuar të sulmit. Situata vazhdon të jetë dinamike.

“Ju lutemi, shmangni këtë zonë!”, ka njoftuar Drejtoria e Policisë së Luneburgut në platformën X.

Rreth orës 13:45, policia konfirmoi se pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave në qendrën e këtij qyteti hanseatik me rreth 50 mijë banorë. Sipas policisë, të gjithë viktimat janë të rritur, ndërsa disa persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve të gazetës BILD, vendi ku ndodhi ngjarja është një institucion i ndihmës për të rinjtë. Hetuesit kanë nisur sigurimin e provave në vendngjarje dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

Rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten ende plotësisht të paqarta.

You Might Also Like

Ukraina merr 2.9 miliardë euro mbështetje ekonomike nga BE-ja

Macron kërkon bashkëpunimin e G7 për të frenuar rritjen e çmimeve të karburanteve

Tre të arrestuar me dyshimin për sulm terrorist

BE kundërshton kërcënimet e SHBA-së për rezervat e naftës

Bashkëpunimi shumëpalësh bën që qeverisja globale të japë rezultate konkrete

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Komuna e Çairit do ta përkujtojë figurën dhe veprën e këngëtarit të ndjerë Vlado Janevskit
Next Article Vëllai i Nicola Peltz martohet me vajzën e Quincy Jones, bashkohen dy familje të njohura të showbizit
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?