By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Xhuli Nura flet pas kritikave për zgjedhjen që të bëhet nënë e vetme me IVF: Fëmijës i duhet një nënë e lumtur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Xhuli Nura flet pas kritikave për zgjedhjen që të bëhet nënë e vetme me IVF: Fëmijës i duhet një nënë e lumtur
Showbizz

Xhuli Nura flet pas kritikave për zgjedhjen që të bëhet nënë e vetme me IVF: Fëmijës i duhet një nënë e lumtur

admin
Last updated: 29/06/2026 16:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Xhuli Nura ka reaguar pas kritikave të shumta që ka marrë për zgjedhjen e saj për t’u bërë nënë e vetme përmes IVF-së.

Në një intervistë për “Kosova Live”, ajo foli për arsyet që e kanë çuar drejt këtij vendimi, duke theksuar se prioriteti kryesor për një fëmijë është të rritet në një ambient të mbushur me dashuri dhe përkujdesje.

“E vetmja gjë që i nevojitet fëmijës është një fëmijëri e lumtur edhe një nënë e lumtur që është e përmbushur, që i jep të gjitha gjërat që i nevojiten. Nuk po them që babai nuk është i rëndësishëm, është shumë i rëndësishëm, por nuk do të thotë që nuk vjen nesër një prind që do të jetë prind. Jo gjithmonë prindi biologjik është prindi ideal, adekuat për fëmijën e vet, kemi raste të ndryshme”, u shpreh ajo.

 Foto: Instagram

Nura shtoi se, sipas saj, në shumë raste është më mirë që një fëmijë të rritet larg një ambienti toksik sesa në një familje ku ka dhunë, tradhti apo trauma.

“Shpeshherë më mirë me qenë vetëm se me njerëz të gabuar që lënë trauma në familje, në shoqërinë tonë e në fëmijët e tyre”, tha ajo.

Duke iu përgjigjur edhe komenteve që e kanë cilësuar vendimin e saj si egoist, Xhuli theksoi se egoizmi nuk lidhet me dëshirën për t’i ofruar një fëmije dashuri dhe kushte të mira për t’u rritur.

“Sa i përket fjalës egoizmi, egoizmi është kur ti krijon një familje dhe e lë nëpër spitale, bërllok, jetimore. Nuk është kur një prind i jep çmos fëmijës së vet të rritet me të gjitha të mirat”, përfundoi tutje.

Vendimi i Xhulit për t’u bërë nënë e vetme me IVF ka nxitur reagime të shumta në publik, duke hapur diskutime mbi prindërimin, zgjedhjet personale dhe paragjykimet që vazhdojnë të shoqërojnë tema të tilla.

You Might Also Like

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje

Noizy dhe Blerim Destani do të marrin pjesë në ZFF Masters në Cyrih për filmin “Blood Money”

“Kur jetoja në shtëpinë e familjes Hila”, Vesa Smolica i shkruan gruas së Adsi Hilës: Nuk i kam harruar të mirat që mi keni bërë

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj kanë mbyllur në heshtje kompaninë e tyre të prodhimit televiziv, mes një beteje ligjore të këngëtares me ish-menaxheren

Pamja e dobët e Adriana Limës shkaktoi reagime pas shfaqjes në Paris: U shndërrua në fantazmë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article LDK-ja mbledh Kryesinë dhe kryetarët e degëve, Haziri: Jemi pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve
Next Article Kurti mori pjesë në ceremoninë e pranimit të Komandës së Grupit për Mbështetje Rajonale në Ballkan nga Koloneli Rorvik
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?