By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​Gucati flet për Ramën, protestat në Shqipëri dhe Dritan Goxhajn
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > ​Gucati flet për Ramën, protestat në Shqipëri dhe Dritan Goxhajn
Kosovë

​Gucati flet për Ramën, protestat në Shqipëri dhe Dritan Goxhajn

admin
Last updated: 29/06/2026 15:48
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 29 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, deklaroi se mungesa e Ligjit për Vlerat e Luftës po krijon hapësirë që kushdo të flasë në emër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa përsëriti se flamuri dhe emblema e UÇK-së nuk duhet të përdoren në protesta apo fushata politike në Kosovë e as në Shqipëri.

Gucati në një konferencë për media, u përball me pyetje të gazetarëve lidhur me deklaratat e zyrtarëve në Shqipëri për ish-pjesëtarët e UÇK-së, përdorimin e flamurit të UÇK-së në protesta dhe mungesën e reagimeve të OVL-UÇK-së.

I pyetur për deklaratat ku ish-luftëtarët janë quajtur “mercenarë”, Gucati tha se nuk e ka dëgjuar kryeministrin Edi Rama ta përdorë këtë term, ndërsa tha se bëhet fjalë për një keqkuptim lidhur me emrat e Tahir Sinanaj dhe Tahir Sinani.

“Unë Edi Ramën s’e kam dëgjuar që ka thënë mercenarë. Një listë e kam parë, duhet të jem i sinqertë, për portale të ndryshme që e ka bërë publike Taulant Balla. Mercenarë shqiptarë s’ka pasur, një ngatërresë është bërë. Tahir Sinanaj është nga Kukësi, Tahir Sinani është nga Tropoja. Ta bëjmë dallimin, janë dy Tahira, mos t’i ngatërrojmë. Sepse, nëse ke fjalën për Tahir Sinonin, Tahir Sinoni s’ka marrë lekë, as s’ka marrë para, është dëshmor i kombit. Është luftëtar i tri luftërave.”, tha ai.

Lidhur me përdorimin e flamurit të UÇK-së në protesta dhe aktivitete politike, Gucati tha se vazhdimisht ka kërkuar që ai të mos përdoret.

“Kam bërë kërkesë që mos të përdoret, edhe me shkrim e kam. Edhe ato dokumente, ku të duash, t’i jap që kam bërë kërkesë. Ju lutem mos e përdorni flamurin apo emblemën e UÇK-së nëpër fushata politike, sepse UÇK-ja nuk është e një partie, UÇK-ja është e gjithë kombit shqiptar.”, tha ai.

Ai theksoi se qytetarët e Kosovës nuk duhet të marrin pjesë në protesta politike në Shqipëri, pasi ato janë çështje të brendshme të atij shteti.

“Unë nuk jam qytetar i Shqipërisë. S’kam pasaportë të Shqipërisë. Unë s’kam të drejtë me shkuar me protestuar në Shqipëri, pikë. Unë, si Hysni Gucat, as ti si Vullnet, s’ke të drejtë me shkuar me protestuar në Shqipëri, vetëm nëse rrezikohet Shqipëria prej lufte, e rrezikohet një shtet. Nëse rrezikohet një shtet, ke të drejtë ti edhe unë me i dalë në krah Shqipërisë. Për me ndërruar sistemin në Shqipëri, qeverinë me ndërruar, të shkoj edhe unë atje a? Po unë s’paguaj taksa, s’jam taksapagues i Shqipërisë. Nëse shteti shqiptar, siç na ka ndihmuar neve me u çliruar prej Serbisë – që i falënderoj prej toks në qiell, përkulem për të gjithë ata dëshmorë dhe gjithë Shqipërinë që na ka ndihmuar neve edhe me refugjatë, edhe me luftë – ne e kemi obligim me shkuar sot me ndihmuar shtetin shqiptar, mos e bëftë Zoti, nëse e sulmon një shtet. Edhe 30 sekonda janë shumë me u vonuar ne për me mbërri në Tiranë. A me shkuar me protestuar në Shqipëri, unë si Hysni Gucati, kurrë në jetën time, përderisa unë nuk jam qytetar i Shqipërisë”, tha ai.

Po ashtu, ai shtoi se ndihma për Shqipërinë do të ishte obligim vetëm në rast se vendi përballet me një kërcënim të jashtëm.

I pyetur për Dritan Goxhajn, Gucati deklaroi se ai nuk është anëtar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

“Dritan Goxhaj nuk është anëtar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Kosovë, pikë… Nuk është anëtar i organizatës përderisa ai s’ma sjell dokumentin, certifikatën, edhe s’e ka mbushur aplikacionin, s’e vjen formularin. Me qenë, unë për vete s’e konsideroj.”, u shpreh ai.

Gucati theksoi se problemi kryesor mbetet mungesa e Ligjit për Vlerat e Luftës, duke thënë se pa këtë ligj nuk ka bazë ligjore për të penguar keqpërdorimin e emrit dhe simboleve të UÇK-së.

Ai bëri të ditur se projektligji është dorëzuar disa herë në institucionet e Kosovës, por nuk është miratuar, ndërsa paralajmëroi se veteranët do të organizojnë protesta për miratimin e tij.

Sipas tij, vetëm miratimi i këtij ligji do të mundësonte mbrojtjen ligjore të vlerave të luftës dhe do të kufizonte përdorimin e emrit dhe simboleve të UÇK-së nga persona që, sipas tij, nuk kanë të drejtë të flasin në emër të saj. /KP/

You Might Also Like

Sorensen: Marrëveshja e Ohrit vlen edhe pa nënshkrime, ajo ka nisur të zbatohet në disa pjesë

Haziri: S’kemi pasur as ftesë e as takim me Kurtin

Milan Radoiçiq shfaqet në tubimin e Vuçiqit në Beograd

Kurti mori pjesë në ceremoninë e pranimit të Komandës së Grupit për Mbështetje Rajonale në Ballkan nga Koloneli Rorvik

LDK-ja mbledh Kryesinë dhe kryetarët e degëve, Haziri: Jemi pjesë aktive e ndërtimit të institucioneve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Selvija me dedikim prekës: Shpat, unë e Roeli kemi shumë nevojë për ty
Next Article Fatmir Limani: Kur lashë BDI-në thanë se mbarova por unë rilinda, tani e njëjta do të ndodhë do të rilindi sërish
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aleanca për Shqiptarët zgjedh Shkëlqim Musliun në krye të degës së Likovës
Maqedoni
Ali Ahmeti: Saraji dëshmoi se mbetet bastion i fuqishëm i organizimit tonë politik
Maqedoni
11 zjarre të evidentuara në hapësira të hapura
Maqedoni
Mexhiti: Pas rikonstruimit, VLEN do të udhëheqë me 6 ministri – 3 miliardë euro investime në vendbanimet shqiptare
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?