By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Puna e burrit mund të shkaktojë divorcin, sipas një studimi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuriozitete > Puna e burrit mund të shkaktojë divorcin, sipas një studimi
Kuriozitete

Puna e burrit mund të shkaktojë divorcin, sipas një studimi

Redaksia
Last updated: 01/07/2026 09:16
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Kur i shikoni shkaktarët e divorcit, do të shihni se janë shumë, por, sipas një hulumtimi të ri nga Harvardi, thuhet se divorci varet edhe nga ajo se a ka partneri punë me orar të plotë apo jo.

Sipas një studimi të publikuar në American Sociological Review, me të dhënat e mbledhura nga 6,300 çifte të martuara e të intervistuara mes viteve 1968 dhe 2013, çiftet ishin ballafaquar me një rrezik prej 32 për qind më të lartë të divorcit nëse burri kishte qenë i papunësuar krahas martesave ku burri kishte pasur punë me orar të plotë dhe kishte kontribuar në financat e familjes.

Sa i përket asaj se çka ndikon më shumë në mundësitë e divorcit – kontributet brenda apo jashtë shtëpisë – divorci gjithashtu varet edhe nga përvjetori. Çiftet e martuara para vitit 1975 kanë përjetuar më shumë probleme kur gratë kishin bërë më pak punë të shtëpisë, përderisa çiftet e martuara pas vitit 1975 kishin ndjerë më shumë tension kur burrat kishin qenë të papunësuar.

“Mund të spekuloj se humbja e punës mund të sjell një fazë të depresionit apo probleme tjera të shëndetit mendor”, tregon Alexandra Killewald, autorja e këtij studimi dhe profesoreshë e sociologjisë në Harvard. Me fjalë të tjera, ndjenja e identitetit të një mashkulli dhe vlera mund të jenë të lidhura për punën, gjë që mund të ketë ndikim afatgjatë në shëndetin e martesës.

Çfarë do të thotë kjo për baballarët që rrinë në shtëpi? Nuk ka pasur të dhëna të mjaftueshme për të thënë diçka saktësisht, por Killewald sugjeron që ky lloj i rrethanave është zakonisht i para-planifikuar, prandaj përjashtohet nga pasojat e njëjta.

You Might Also Like

Një aeroplan ngeci në bar, në aeroportin Heathrow të Londrës

600 mace, dhjetëra raca dhe mundësi adoptimi – spektakli i veçantë në Romë

Zgjodhi numrat me vajzën e tij, amerikani fiton lotarinë

Fermeri në Arizona mbetet i befasuar kur kali i shfaqet në kuzhinë

Xhevahiri i perandoreshës ruse tejkalon pritjet në ankand, safiri blu nga oborri i Romanovëve shitet për miliona dollarë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Parashikimi i motit për sot
Next Article Krimet Ekonomike me aksion, bastisje në disa lokacione
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?