By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zjarr shkatërrues pranë Selanikut, dy të vdekur dhe dhjetëra të evakuuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Zjarr shkatërrues pranë Selanikut, dy të vdekur dhe dhjetëra të evakuuar
Bota

Zjarr shkatërrues pranë Selanikut, dy të vdekur dhe dhjetëra të evakuuar

Redaksia
Last updated: 01/07/2026 09:29
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Selanik, 01 korrik, Zhurnal.mk – Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të madh pyjor, që po përhapet me shpejtësi në veri të Greqisë, ndërsa autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e banorëve të një fshati, pranë qytetit të Selanikut, shkruan BBC.

Trupi i një burri u gjet në një zonë të djegur pranë fshatit Liti, rreth 15 kilometra në veriperëndim të Selanikut. 

Më vonë, një trup i dytë, ende i paidentifikuar, u zbulua brenda një banese në një zonë pyjore. 

Një grua, e cila u shpëtua pranë shtëpisë, me djegie në trup, ndodhet në gjendje të stabilizuar në spital, ndërsa një fëmijë 12-vjeçar rezulton i zhdukur.

Mbi 100 zjarrfikës, dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe të paktën shtatë avionë, po përpiqen të vënë nën kontroll flakët, të cilat kanë krijuar një front zjarri rreth pesë kilometra të gjatë dhe vazhdojnë të përhapen.

Zjarri shpërtheu dje pasdite dhe u përhap me shpejtësi në zonat pyjore përreth. 

Shkaqet e tij nuk janë përcaktuar ende. Rajoni ishte nën paralajmërim të lartë për rrezik zjarresh, ndërsa temperaturat e larta, thatësira dhe erërat e forta, kanë vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës.

Sipas medias greke, disa banesa janë dëmtuar nga flakët, të cilat po avancojnë drejt fshatit Melissochori. 

Dyshohet se fëmija i zhdukur është djali i burrit që humbi jetën dhe i gruas së plagosur.

Ky është një tjetër zjarr i madh, që godet Greqinë në prag të sezonit turistik veror. 

Vendi përballet çdo verë me zjarre të shumta pyjore, të favorizuara nga valët e të nxehtit dhe thatësira e zgjatur.

You Might Also Like

Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë

Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë

Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq

Trump rindez polemikat: Ngushtica e Hormuzit do bëhet territor amerikan

Masakër në Spanjë, katër të vrarë në një përplasje mes bandave – mes viktimave një i mitur dhe një grua shtatzënë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama: Tirana europiane e lirive dhe shijeve të ndryshme për kohën e lirë
Next Article Netanyahu: Izraeli do ta sulmojë përsëri Iranin “nëse është e nevojshme”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?