By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pse u shtrejtuan biletat e transportit publik? Flet Rama
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Pse u shtrejtuan biletat e transportit publik? Flet Rama
Kosovë

Pse u shtrejtuan biletat e transportit publik? Flet Rama

Redaksia
Last updated: 01/07/2026 12:05
By Redaksia 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 01 korrik, Zhurnal.mk – Nga sot me 1 korrik kanë hyrë në fuqi çmimet e reja të biletave të transportit publik ,ndryshimet përfshijnë shtrenjtimin e biletave njëdrejtimëshe, ditore, javore, mujore, biletën për linjën e Aeroportit, si dhe biletat vjetore dhe korporative digjitale.

Me hyrjen në fuqi të çmimeve të reja të biletave të transportit publik në Prishtinë, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se ndryshimet janë pjesë e procesit të digjitalizimit të sistemit të pagesave dhe modernizimit të transportit urban.

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka deklaruar se: “Ne faktikisht po i shtyjmë proceset për digjitalizimin e biletave. Pra, digjitalizimi i proceseve, pra jo me pagu me me kesh (cash), po me i ble biletat ditore, javore, mujore në bazë të proceseve, pra të kartave digjitale. Edhe aty i kemi mbajtur këto biletat pra të ulëta. Mirëpo, e kemi një çmim më të ngritur nëse e blini me kesh në vend sot. Pra, të gjithë qytetarët që i marrin, pa parë se e marrin këtë kuletën digjitale, biletën e kanë, po them, pothuajse të njëjtë ose shumë më lirë sesa nëse e paguajnë kesh”.

Rama theksoi se autobusët do të pajisën me sistem elektronik të pagesave.

“Pra, është një proces i modernizimit të të gjithë flotës. Tash edhe autobusët e rinj që janë duke ardhur kanë me pasë mundësinë për kështu touch sistemin për me prek me telefon apo me kartelë, edhe këto bileta kanë qëndruar të ulëta, pra nuk janë të ngritura. Janë vetëm ato të cilat të cilat i paguajnë kesh. E këtë po them po mundohemi që një numër sa më i madh i qytetarëve që të adaptohen përdorimit të autobusëve sepse po them po e modernizojmë edhe flotën e autobusëve në të gjitha pjesët e kryeqytetit”, shtoi Rama”.

Ndërkohë, për faktin se edhe biletat digjitale janë shtrenjtuar me 10 centë, Rama u shpreh se kjo rritje është minimale dhe lidhet me rritjen e kostove të operimit.

“Po, ajo po them është ngritje minimale për arsye të kostove të naftës, të cilat janë të ngritura si rezultat i gjeopolitikës globale, edhe ajo duhet me me u përmbushë. Mirëpo, është në paralel me të. Atë e rishikojmë prapë në të ardhmen, po ideja është që të digjitalizohet procesi”, përfundoi Rama.

You Might Also Like

Analiza/ A është veriu i Kosovës gati për reduktimin e KFOR-it?

PDK i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Kapet në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një shtëpi, arrestohet 33-vjeçari në Prishtinë

Në Kosovë regjistrohen raste të reja me fruth

Haradinaj: Kosova po i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa blen rrymë me mbi një miliard euro

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: I kam marrë propozimet e VLEN-it dhe ZNAM-it për ministrat e rinj dhe pajtohem me emrat plotësisht
Next Article Ronaldo Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit të Holandës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?