By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BE riafirmon mbështetjen për Kosovën, kërkon përshpejtim të reformave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > BE riafirmon mbështetjen për Kosovën, kërkon përshpejtim të reformave
Kosovë

BE riafirmon mbështetjen për Kosovën, kërkon përshpejtim të reformave

Redaksia
Last updated: 01/07/2026 12:23
By Redaksia 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 01 korrik, Zhurnal.mk – Jeton Zulfaj, Kryenegociator i Kosovës me Bashkimin Evropian, dhe Valentina Superti, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore (DP ENEST), hapën dje në Prishtinë takimin e 7-të të Komitetit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Sipas një njoftimi për media thuhet se Komiteti, i bashkë-kryesuar nga Arben Krasniqi, Sekretar i Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit, dhe Jiri Plecity, Shef i Njësisë së DP ENEST përgjegjëse për Kosovën, shqyrtoi zhvillimet kryesore politike gjatë periudhës së fundit dhe bëri një vlerësim të gjendjes së zbatimit të kritereve politike dhe ekonomike, përafrimit me legjislacionin dhe standardet e BE-së, si dhe të zbatimit të obligimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA).

“Diskutimet u përqendruan në prioritetet e reformave në një gamë të gjerë fushash, duke u mbështetur dhe duke miratuar rezultatet e mbledhjeve të nënkomiteteve sektoriale dhe grupeve të veçanta të mbajtura në kuadër të ciklit të shtatë të Dialogut për Stabilizim-Asociimit”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se duke njohur përparimet e arritura në disa fusha, BE-ja nënvizoi rëndësinë e institucioneve plotësisht funksionale për përshpejtimin e nevojshëm të procesit të reformave.

“BE-ja theksoi se e ardhmja evropiane e Kosovës mbetet përpjekje e tërë shoqërisë, e mbështetur nga një konsensus i gjerë dhe i qëndrueshëm publik. Në këtë kontekst, bashkëpunimi i shtuar ndërmjet partive politike, konsultimi kuptimplotë me shoqërinë civile dhe angazhimi me pushtetin lokal mbeten faktorë të rëndësishëm për avancimin e agjendës evropiane të Kosovës”.

Siç thuhet në njoftim BE-ja mirëpriti përparimin në fushat që lidhen me konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse, veçanërisht në politikat sociale dhe punësim, transformimin digjital, tatimet, politikat ekonomike dhe monetare, arsimin dhe kulturën, dhe doganat.

“Duke njohur përparimet e arritura së fundmi në demokraci dhe sundimin e ligjit, BE-ja theksoi nevojën për të përshpejtuar dhe prioritizuar reformat që janë në pritje, veçanërisht në administratën publike, lirinë e shprehjes, sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave themelore dhe të të drejtave të personave që u përkasin komuniteteve joshumicë”.

Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës vuri në pah përparimet e arritura dhe rikonfirmoi përkushtimin e saj për avancimin e agjendës së reformave, zbatimin e obligimeve që rrjedhin nga MSA-ja dhe shfrytëzimin e plotë të mundësive që ofron Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor për të përshpejtuar zhvillimin socio-ekonomik dhe përparimin në rrugën evropiane.

“Të dyja palët u pajtuan të vazhdojnë angazhimin e tyre në dobi të procesit të reformave të Kosovës dhe aspiratave të saj evropiane. Si partneri më i fuqishëm dhe më i besueshëm i Kosovës dhe ofruesi më i madh i asistencës financiare, që ka investuar më tepër se 3.7 miliardë euro në Kosovë që nga viti 1999, BE-ja konfirmoi përkushtimin e saj për të mbështetur përparimin e Kosovës në rrugën e saj evropiane”, thuhet në njoftim.

You Might Also Like

Gjini takon krerët e OVL-UÇK: Kujdesi për historinë tonë, investim për të ardhmen e shtetit dhe të fëmijëve tanë

Detaje nga aksioni i sotëm, 9 persona të arrestuar – sekuestrohen 15 mijë euro dhe pesë autobotë të naftës

Institucionet ngrenë alarmin për zjarret: Kujdes maksimal gjatë verës

Gjykata dënon 36 persona për thirrje nacionaliste në “Vidovdan”, nga 700 euro gjobë dhe dëbim nga Kosova

​Rizvanolli: Ankandi i energjisë së erës shton 100 MW në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Sunderland kërkon mbi 30 milionë euro”, mediumi britanik shpjegon pse nuk po realizohet transferimi i Granit Xhakës
Next Article Eleni Foureira rrëfen për herë të parë frikën që kishte nga origjina e saj shqiptare: Mendoja se do të më mbylleshin dyert
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nga samiti i Ankarasë të dërgojmë një sinjal mbështetjeje për Ukrainën
Bota
Gjykata e Tiranës, sportelet deri në orën 13:00 gjatë sezonit veror
Shqipëri
Rama në “Ruhr Summit”: Shqipëria, laborator i transformimit digjital të qeverisjes
Shqipëri
Filipçe: LSDM me amendamente do ta bllokojë Kodin Zgjedhor, votimi elektronik për diasporën hap rrezik nga sulme hakerësh
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?