By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Eleni Foureira rrëfen për herë të parë frikën që kishte nga origjina e saj shqiptare: Mendoja se do të më mbylleshin dyert
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Eleni Foureira rrëfen për herë të parë frikën që kishte nga origjina e saj shqiptare: Mendoja se do të më mbylleshin dyert
Showbizz

Eleni Foureira rrëfen për herë të parë frikën që kishte nga origjina e saj shqiptare: Mendoja se do të më mbylleshin dyert

Redaksia
Last updated: 01/07/2026 12:28
By Redaksia 3 Min Read
Share
SHARE

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Eleni Foureira, ka folur hapur për sfidat që përjetoi në fillimet e karrierës, duke zbuluar se për shumë vite kishte frikë ta bënte publike origjinën e saj nga Shqipëria.

Gjatë një interviste në emisionin “The 2Night Shoë”, artistja tregoi se ishte rritur me bindjen se zbulimi i prejardhjes së saj mund t’i kushtonte mundësitë për të ndërtuar një karrierë të suksesshme në industrinë muzikore greke.

“Kur rritesh me këtë ndjenjë, frika bëhet pjesë e jotja. Mendoja se, nëse do të thosha se jam shqiptare, nuk do të trajtohesha njësoj si të tjerët dhe nuk do të më jepej e njëjta mundësi për të ecur përpara. Kështu e përjetoja realitetin në atë kohë”, u shpreh ajo.

 Foto: YouTube

Foureira ndau edhe kujtime të dhimbshme nga ajo periudhë, duke treguar se paragjykimet nuk e lëndonin vetëm atë, por edhe familjen e saj.

Ajo kujtoi se nëna e përqafonte shpesh mes lotësh, e tronditur nga komentet dhe sjellja me të cilën përballej vajza e saj.

“Mbaj mend që më përqafonte dhe qante, duke më thënë: ‘Vajza ime, çfarë të kanë bërë? Ti nuk ke bërë asgjë’”, rrëfeu këngëtarja.

Megjithatë, theksoi se mbështetja e njerëzve më të afërt dhe besimi te vetja e ndihmuan të mos hiqte dorë nga ëndrra e saj. Me kalimin e viteve, publiku e pranoi dhe e vlerësoi për talentin dhe punën e saj, pavarësisht origjinës.

– YouTube  www.youtube.com

Në intervistë, Foureira foli edhe për jetën personale, duke kujtuar mënyrën se si nisi historia e dashurisë me partnerin e saj, ish-futbollistin Alberto Botia.

Ajo tregoi se e kishte parë për herë të parë rreth dhjetë vjet më parë, kur ai, në atë kohë lojtar i Olympiacosit, kishte shkuar në lokalin ku ajo performonte pas një fitoreje të skuadrës.

“Kur e pashë, mendova: ‘Sa i pashëm është! Mos është aktor apo model?’. Nuk e dija fare kush ishte”, tha me humor.

Pak kohë më vonë, Botia i shkroi në Instagram për ta uruar për performancën. Bisedat mes tyre vazhduan, u takuan dhe lidhja e tyre nisi në mënyrë krejt natyrshme.

“Në nëntor mbushim 10 vjet bashkë”, zbuloi artistja.

Çifti janë prindër të një djali, Hermes, i cili erdhi në jetë në shkurt të vitit 2023, dhe vazhdojnë të konsiderohen si një nga çiftet më të dashura dhe më të ndjekura të showbiz-it grek. 

You Might Also Like

Taylor Swift dhe Travis Kelce gati për dasmën e vitit, dalin detaje të reja

‘Dështim’ në kinema, fitim milionësh – sa fitoi Melania Trump nga dokumentari i saj

Sharon Stone rikthehet në pasarelë pas më shumë se 30 vitesh, mahnit me paraqitjen në Javën e Modës në Paris

Modelja Brooks Nader shijon pushimet në Kroaci – mbërriti në Dubrovnik me një jaht luksoz

Mimoza Ahmeti: Do bëj këngë me Taynën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BE riafirmon mbështetjen për Kosovën, kërkon përshpejtim të reformave
Next Article LSDM: Shteti u ka borxh 70 milionë euro bujqve për baza të ndryshme, ndërsa subvencionet vonohen me muaj
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nga samiti i Ankarasë të dërgojmë një sinjal mbështetjeje për Ukrainën
Bota
Gjykata e Tiranës, sportelet deri në orën 13:00 gjatë sezonit veror
Shqipëri
Rama në “Ruhr Summit”: Shqipëria, laborator i transformimit digjital të qeverisjes
Shqipëri
Filipçe: LSDM me amendamente do ta bllokojë Kodin Zgjedhor, votimi elektronik për diasporën hap rrezik nga sulme hakerësh
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?