By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 36-vjetori i Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut, Haxhiu: Delegatët folën në emër të Kosovës edhe jashtë Kuvendit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > 36-vjetori i Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut, Haxhiu: Delegatët folën në emër të Kosovës edhe jashtë Kuvendit
Kosovë

36-vjetori i Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut, Haxhiu: Delegatët folën në emër të Kosovës edhe jashtë Kuvendit

Redaksia
Last updated: 02/07/2026 09:19
By Redaksia 5 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 02 korrik, Zhurnal.mk – Me rastin e përvjetorit të 36-të të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, Kuvendi i Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit ka organizuar diskutim me disa nga delegatët e Kuvendit të atëhershëm, raporton Ekonomia Online.

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së vendit, Albulena Haxhiu e kujtoi këtë ditë duke thënë se Deklarata Kushtetuese e para 36 viteve nisi me dyer të mbyllura dhe me një Kuvend të rrethuar.

“Të nderuar të pranishëm, 2 korrik 1990 deri te Kuvendi i rrethuar, delegatët e Kosovës, po në atë ditë, nis me dyert e mbyllura, me polici para Kuvendit, me delegatë jashtë sallës dhe me një pushtet që pasi ia kishte marrë Kosovës autonominë, kërkonte edhe asgjësim politik.

Por, mandati vjen nga populli dhe atë delegatët e Kosovës e dëshmuan duke folur në emër të Kosovës, edhe jashtë sallës së Kuvendit. Pa 2 Korrikun nuk mund të kuptohet 7 Shtatori. Regjimi me dhunë atëherë kishte ndaluar mbledhjet e Kuvendit, ndërkaq, kishte lënë pas një popull që Kosova nuk do të toleronte. Delegatët që qëndruan jashtë sallës, po që kishin hyrë brenda historisë. Në atë kohë, Kosova përballej me dhunë të organizuar shtetërore, ajo nuk shihej vetëm në dhunën që ushtrohej nga policia, herë pas herë, por edhe në goditjen mbi institucionet, mbi shkollat, punën, gjuhën dhe të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për të vendosur për veten”, tha Haxhiu.

Haxhiu tha se Kosova kishte shumë pak hapësirë, mirëpo kishte njerëz të mençur që dinin ta shfrytëzonin atë pak vend.

“Serbia synonte më shumë se qeverisjen e Kosovës, synonte ta linte pa zë politik dhe pa mundësi që të shfaqej si subjekt për vete. Kundër kësaj u ngrit kjo deklaratë kushtetuese e 2 Korrikut. Kosova e asaj kohe kishte shumë pak hapësirë, por kishte njerëz që dinin ta përdornin edhe atë pak hapësirë, me mençuri dhe me guxim. Në mesin e tyre ishin delegatët që e miratuan deklaratën, njerëzit që e hartuan dhe e mbështetën, si dhe të gjithë ata që e kuptuan se politika e Kosovës duhet të fliste me gjuhën e së drejtës e jo me gjuhën e nënshtrimit. Pas 2 Korrikut erdhi 7 Shtatori, u shpall Kushtetuta e Kaçanikut, pastaj referendumi për pavarësi dhe i gjithë organizimi i viteve të 90-ta. Kosova u përpoq ta mbante veten në këmbë, me institucione që krijoi, me shkollat shtëpi, me universitetin, me jetën politike dhe me qytetarët që nuk pranuan amendamentet e mëhershme dhe dënimin që iu kishte imponua”, tha Haxhiu.

Ajo përmendi luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku tha se kjo e fundit në rrugën politike të viteve të 90-ta, mori barrën më të rëndë drejt çlirimit të vendit.

“Rruga politike e viteve të 90-ta mori kuptimin e saj të plotë me ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. UÇK-ja mori mbi vete barrën më të rëndë të historisë sonë të re, luftën për çlirimin e vendit. Sakrifica e dëshmorëve, qëndresa e luftëtarëve dhe ndihma e miqve tanë, që erdhën pas asaj thirrjeje për pastrimin e pikave për liri, bënë që të qartë para botës, se Kosova nuk po kërkonte privilegj politik, por liri nga shtypja dhe dhuna e organizuar shtetërore.

Pas luftës çlirimtare të UÇK-së dhe ndërhyrjes së aleatëve tanë, Kosova hyri në një fazë të re politike. Më 17 shkurt 2008, ajo shpalli Republikën e saj si shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Ajo ditë kurorëzoi para botës një përpjekje që ishte formësuar shumë më herët, me vendime politike, në akte kushtetuese, në organizim, në luftë dhe në sakrificë. Për këtë arsye, 2 Korriku nuk mund të mbetet vetëm një datë që i përket thjesht historisë. Ajo është çasti kur Kosova foli në emër të vetvetes dhe refuzoi që Serbia të vendoste për të”, tha Haxhiu.

You Might Also Like

Analiza/ A është veriu i Kosovës gati për reduktimin e KFOR-it?

PDK i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Kapet në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një shtëpi, arrestohet 33-vjeçari në Prishtinë

Në Kosovë regjistrohen raste të reja me fruth

Haradinaj: Kosova po i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa blen rrymë me mbi një miliard euro

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BQK parashikon ngadalësim të rritjes ekonomike
Next Article Mot i nxehtë me reshje të dobta shiu, shtrëngata në relievet malore
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?