By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nisni ditën me mollë për të qenë të shëndetshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Nisni ditën me mollë për të qenë të shëndetshëm
Shëndetësi

Nisni ditën me mollë për të qenë të shëndetshëm

Redaksia
Last updated: 03/07/2026 09:08
By Redaksia 3 Min Read
Share
SHARE

Deri më tani, kemi dëgjuar dhe besuar në shprehjen popullore: “Një mollë në ditë dhe i thua mjekut ik”.

Të gjitha varietetet e mollëve përmbajnë vlera të jashtëzakonshme, por ato jeshilet janë të pasura me proteina, vitamina, minerale dhe mbi të gjitha, fibër, shkruan Ekonomia Online.

Mollët jeshile rregullojnë problemet me tretjen, nivelet e glukozës në gjak dhe përmirësojnë oreksin.

Mollët jeshile mund të konsumohen që në fillim të ditës me stomak bosh dhe ju ofrojnë përfitimet e mëposhtme.

Antioksidantët

Mollët jeshile janë një nga burimet më të mira të flavonoidëve dhe vitaminës C.

Së bashku, këto përbërës funksionojnë si antioksidantë dhe shfarosin radikalet e lira që dëmtojnë qelizat.

Avantazhi i të ngrënit një mollë jeshile me stomak bosh është se organizmi pajiset me armë të forta për largimin e këtyre substancave të rrezikshme dhe shmangien e sëmundjeve kronike.

Rënie në peshë

Ngrënia e një molle jeshile me stomak bosh është e rëndësishme në përpjekjet tuaja për të rënë në peshë.

Mollët jeshile përmbajnë pak kalori dhe shumë fibër, duke shuar urinë menjëherë.

Me mollën jeshile, metabolizmi do të punojë më së miri.

Glukoza në gjak

Molla jeshile me stomak bosh balancon nivelin e sheqerit në gjak.

Kjo është shumë e rëndësishme për njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe jo vetëm.

Duke qenë se mollët jeshile janë të pasura me fibër të tretshme, ngrënia me stomak bosh vonon përthithjen e sheqerit dhe ky efekt zgjat për shumë kohë.

Studimet tregojnë se gratë që hanë një mollë jeshile me stomak bosh çdo ditë kanë 30% gjasa më pak për tu prekur nga diabeti i tipit 2.

Mjekët thonë se ne kemi nevojë për 28 gramë fibër në ditë.

Një mollë e vetme ka 5 gramë.

Dhëmbë të bardhë e të pastër

Me ngrënien e mollës jeshile në mëngjes ju mund të pastroni dhëmbët.

Fibra shkatërron bakteret e gojës dhe shmang akumulimin e baktereve të tjera.

Rrahje të shëndetshme të zemrës

Një arsye tjetër përse duhet të hani mollë me stomak bosh është kaliumi që balancon lagështinë e qelizave.

Kjo është e nevojshme për rrahje të rregullta të zemrës.

Shkencëtarët thotë se njeriu ka nevojë për 4.700 miligramë kalium në ditë.

Çdo mollë përmban 115 miligramë kalium që mjafton për të mbajtur rrahjet e zemrës në nivele optimale

You Might Also Like

Si t’i rezistoni dëshirës për ëmbëlsira

Si ta zbuloni nëse keni probleme me gjëndrat tiroide

6 arsye pse duhet të hani një vezë në ditë

Si të parandaloni humbjen e dëgjimit?

Gratë që konsumojnë kafe plaken shëndetshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Të vegjlit e kafshëve që ua marrin zemrën menjëherë
Next Article Si ta zbuloni nëse keni probleme me gjëndrat tiroide
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari: 200 mijë maqedonas me pasaporta bullgare, nëse Shqipëria hynë në BE, çdo shqiptar do kërkojë pasaportë shqiptare
Maqedoni
Lukarevska: LSDM nuk është kundër votimit të diasporës, LSDM është kundër grabitjes zgjedhore
Maqedoni
Sulme të reja ndaj të miturve në Shkup: Një djalë i sulmuar në Karposh dhe një vajzë në Qendër
Kronika
Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?