By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit, dëshmojnë pjesëtarë të Njësisë Speciale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit, dëshmojnë pjesëtarë të Njësisë Speciale
Kosovë

Mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit, dëshmojnë pjesëtarë të Njësisë Speciale

Redaksia
Last updated: 03/07/2026 09:17
By Redaksia 1 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 03 korrik, Zhurnal.mk – Në Gjykatën Themelore të Prizrenit do të mbahet sot në ora 13:15, seanca gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së 26-vjeçarit Auron Thaqi, i cili humbi jetën pas një sulmi me thikë në shtator të vitit 2024.

Në këtë seancë pritet të dëshmojnë disa pjesëtarë të Njësisë Speciale të Kosovës, si dhe dëshmitari i rastit, Andi Isufi, shkruan IndeksOnline.

Sipas dosjes së rastit, Thaqi ishte plagosur rëndë në Prizren dhe më pas ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. Dyshohet se pas sulmit ai është hedhur nga një veturë në lëvizje.

Për këtë rast ndodhen në paraburgim dy të dyshuar: Enes Ay dhe Hajrullah Brcani.

Enes Ay po hetohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor me pasojë vdekjen”, ndërsa Hajrullah Brcani për veprat “Mosdhënie e ndihmës” dhe “Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve të tyre”.

Rasti ka tronditur opinionin publik për shkak të rrethanave të rënda të ngjarjes, ndërsa familja e Auron Thaqit vazhdon të kërkojë drejtësi. Procesi gjyqësor po vazhdon në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

You Might Also Like

Merz uron Kurtin: Kapërceni dallimet partiake për të zgjidhur çështjet institucionale

Misetic e publikon videon e Vuçiqit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë

Musliu-Shoshi: Kuvendi ta votojë sot ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti pret në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Francës, Jean-François Huchet

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Marshimi i fundit
Next Article Mot i paqëndrueshëm të premten, priten reshje lokale shiu
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?