By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje
Kosovë

Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje

Redaksia
Last updated: 03/07/2026 11:07
By Redaksia 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 03 korrik, Zhurnal.mk – Diplomimi i gjeneratës 2026 të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës u shoqërua me zotime për investime të reja në sektorin e mbrojtjes dhe me thirrje për përkushtim ndaj shtetit, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se në mandatin e ardhshëm synohet investimi i 1 miliard eurove në mbrojtje, ndërtimi i fabrikës së municioneve dhe rritja e numrit të vajzave si pjesë e ushtrisë.

Ai theksoi se, përveç pajisjeve moderne dhe investimeve, elementi më i rëndësishëm i ushtrisë mbeten ushtarakët e përgatitur dhe të përkushtuar ndaj atdheut.

“Nga sot nuk jeni vetëm oficerë të rinj, por edhe udhëheqësit e së ardhmes të ushtrisë sonë. Gjatë këtyre katër viteve keni përjetuar vështirësi, keni sfiduar veten dhe jeni detyruar të arrini rezultate. Gjatë kësaj periudhe jeni ngarkuar me vlera të larta, vlera këto të cilat do t’ju shoqërojnë në çdo detyrë që do ta keni si oficerë të Republikës. Qeveria e Kosovës gjatë këtyre viteve mbrojtjen e ka vendosur si njërën ndër prioritetet kryesore”, tha Kurti.

Ai tha se një ushtri moderne nuk ndërtohet vetëm me investime në pajisje ushtarake.

“Kjo është komponenta thelbësore e Forcës së Sigurisë. Për të pasur një ushtri të përgatitur, të trajnuar dhe të pajisur me pajisje moderne nuk është e mjaftueshme nëse ushtria jonë nuk shquhet me njerëz të devotshëm që e duan atdheun më shumë se veten”, tha ai.

Kurti paralajmëroi investime të mëdha në sektorin e mbrojtjes gjatë mandatit të ardhshëm.

“Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro, do t’i kemi 1 mijë vajza pjesë të ushtrisë sonë. Do ta kemi fabrikën tonë për prodhimin e municioneve, do t’i kemi municionet tona, por më e rëndësishmja, do të vazhdojmë të kemi ushtarakë më të përgatitur e më të shkolluar se asnjëherë më parë, sepse pjesë e ushtrisë sonë janë pikërisht këto vajza”, tha ai.

Në ceremoni foli edhe komandantja e Qendrës për Studime Universitare, majorja Mimoza Buteci, e cila u përcolli kadetëve mesazhe për mënyrën se si duhet ta ushtrojnë profesionin e tyre.

Ajo tha se oficerët duhet të vendosin interesin e shtetit dhe institucionit mbi interesat personale.

“Ju zgjodhët t’i vendosni interesat e të tjerëve, nevojat e institucionit dhe të tjerëve para nevojave dhe interesave tuaja personale. Prandaj mos harroni se detyra, nderi dhe atdheu duhet të jenë udhërrëfyesit tuaj para çdo vendimi që do ta merrni si drejtues të ushtrisë”, tha Buteci.

You Might Also Like

Analiza/ A është veriu i Kosovës gati për reduktimin e KFOR-it?

PDK i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Kapet në flagrancë duke tentuar të vjedhë në një shtëpi, arrestohet 33-vjeçari në Prishtinë

Në Kosovë regjistrohen raste të reja me fruth

Haradinaj: Kosova po i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa blen rrymë me mbi një miliard euro

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Vizioni ynë është i qartë të ndërtojmë një shtet ku suksesi nuk varet nga privilegjet, por nga dija
Next Article Vdes këmbësori që u godit javën e kaluar nga një veturë në Pejë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?