By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > ​Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve
Kosovë

​Kurti: Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve

admin
Last updated: 03/07/2026 12:59
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 03 korrik, Zhurnal.mk – Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve, tha kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të premten, një ditë pas mbylljes së qumështores Vita, të cilës iu vu dryni nga pronarët, ditën kur te kjo fabrikë zbritën inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari për të inspektuar, siç thanë, standardet e sigurisë ushqimore.

Shefi në detyrë i qeverisë deklaroi se është e domosdoshme që të bëhen sa më shumë analiza të ushqimeve të cilat u servohen qytetarëve të Kosovës.

Ai i bëri këto komente pas ngjarjes ku u shpallën 556 përfituesit e Skemës së Granteve për Investime – LOT 1, në kuadër të projektit “Mbështetje për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Sektorit të Bujqësisë në Zonat Rurale përmes Diversifikimit të Aktiviteteve”, i cili zbatohet në bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë Gjermane përmes GIZ-it.

“Për Qeverinë e Kosovës, bujqësia nuk është vetëm një sektor tradicional, por është një nga shtyllat kryesore të zhvillimit dhe rritjes ekonomike, sigurisë ushqimore dhe ekonomisë prodhuese. Çdo investim në fermerët dhe prodhuesit tanë është një investim në një Kosovë që prodhon më shumë, përpunon, eksporton dhe krijon më shumë vende pune. Për neve bujqësia është edhe çështje e sovranitetit ushqimor. Çdo fermë që rrit prodhimin vendor e bën Kosovën më konkurruese dhe më pak të varur nga importet, dhe më të përgatitur për sfidat ekonomike në të ardhmen… Siguria ushqimore është jetike për shëndetin e qytetarëve. Që të bëjmë sa më parë, mundësisht aspak, analiza pacientësh në spitale, është e nevojshme që të kemi sa më shumë dhe gjithnjë e më shumë analiza ushqimesh që na servohen”, tha ai.

Duke folur për grantet në këtë ngjarje, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, tha se ato do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e prodhimit dhe zhvillimin ekonomik të zonave rurale.

“Grantet që do t’iu jepen juve sot do të krijojnë një nxitje për prodhimin dhe produktivitetin tuaj. Ato do të mundësojnë investimet e planifikuara tash e një kohë të gjatë. Duke marrë parasysh këtë, grantet do të sigurojnë, shpresojmë, një nxitje të prekshme të ekonomisë bujqësore dhe rurale të Kosovës. Këto janë më shumë sesa grante. Kjo skemë dallon se shënon një formë të re të partneritetit midis vendeve tona. Për herë të parë, Qeveria e Kosovës i është bashkuar me fonde të dukshme të veta, duke financuar në shkallë të madhe nismat rurale”, potencoi diplomati gjerman.

Ndërkaq, ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, tha se procesi i ndarjes së këtyre granteve ka qenë transparent dhe konkurrues.

“Pas një procesi transparent, konkurrues dhe mbi të gjitha meritor të përzgjedhjes janë shpallur 556 përfitues, të cilët do t’i realizojnë këto investime në të gjitha komunat e Kosovës. Grantet individuale deri në 5 mijë euro do të mbështesin investime me potencial zhvillimor për Kosovën. Agroturizmi, prodhimi i mjaltit, përpunimi i produkteve bujqësore, kultivimi i bimëve mjekësore dhe aromatike, kultivimi i produkteve në zona rurale, shpeztaria dhe aktivitete të tjera në zona rurale”, theksoi Muja.

Qumështorja “Vita” në Istog u mbyll, të enjten, pas vendimit të marrë nga vetë kompania, si pasojë e kontrolleve zyrtare që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) zhvilloi në këtë kompani. /kp/

You Might Also Like

Merz uron Kurtin: Kapërceni dallimet partiake për të zgjidhur çështjet institucionale

Misetic e publikon videon e Vuçiqit: Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë

Musliu-Shoshi: Kuvendi ta votojë sot ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti pret në takim mirëseardhës ambasadorin e ri të Francës, Jean-François Huchet

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Marrëdhënia e ngushtë me Trump forcon pozitat e Erdogan përpara samitit të NATO-s
Next Article Mickoski: NATO dhe BE e njohin përkushtimin e Ushtrisë së Maqedonisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?