By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Lukarevska: LSDM nuk është kundër votimit të diasporës, LSDM është kundër grabitjes zgjedhore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Lukarevska: LSDM nuk është kundër votimit të diasporës, LSDM është kundër grabitjes zgjedhore
Maqedoni

Lukarevska: LSDM nuk është kundër votimit të diasporës, LSDM është kundër grabitjes zgjedhore

admin
Last updated: 03/07/2026 14:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 korrik, Zhurnal.mk – Deputetja e LSDM‑së, Sanja Lukarevska, në intervistën në emisionin “24 Analiza” tha se LSDM nuk do të lejojë grabitje zgjedhore dhe nuk do të mbështesë ndryshime në Kodin Zgjedhor pa garanci të qarta ligjore dhe të sigurisë. Ajo theksoi se ndryshimet e propozuara nuk duhet t’i rrezikojnë standardet demokratike dhe integritetin e procesit zgjedhor.

“Për një ligj kaq reformues, i cili duhej të ishte sipas modelit evropian, duhet të diskutohet dhe për çështje kaq kyçe duhet të kemi konsensus nga të gjitha subjektet politike në shoqëri. Është e nevojshme rishikimi i nenit që parashikon votimin elektronik të diasporës pa kontroll dhe pa mekanizma mbrojtës”, tha Lukarevska.

Ajo paralajmëroi se zgjidhja e propozuar nuk përmban mekanizmat bazë për mbrojtjen e procesit zgjedhor.

“Aty nuk kemi as procedurë, as siguri, as mekanizma kontrolli. Në vend që të miratohet një ligj i bazuar në konsensus, tani kemi të kundërtën e plotë. Nuk është vetëm votimi elektronik arsyeja kryesore pse dorëzuam një numër të madh amendamentesh; ka edhe shumë pika të tjera që janë gur pengues në procesin e negociatave. Nuk mund të zgjidhim një procedurë kaq të rëndësishme me akt nënligjor. Duhet së pari të miratohet ligji për votimin elektronik në Kuvend, ku do të përcaktohen të gjitha segmentet dhe kriteret e rëndësishme për mënyrën e zhvillimit të procedurës. Mbi bazën e atij ligji, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pastaj të miratojë aktet nënligjore”, tha Lukarevska.

Ajo theksoi se LSDM nuk është kundër votimit të diasporës, siç po tenton ta paraqesë pushteti, sepse diaspora edhe tani voton; LSDM është kundër grabitjes zgjedhore dhe kërkon sistem të sigurt dhe kredibil.

“Ne jemi për votimin e diasporës, dhe ajo edhe tani voton. Por, jo në këtë mënyrë. Duhet së pari të bëjmë një projekt pilot që votimi elektronik të mund të futet me sukses deri në vitin 2029. Të shohim kriteret e sigurisë. Të shohim serverët e pavarur”, theksoi Lukarevska në “24 Analiza”.

You Might Also Like

Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm

Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në

Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve

Mexhiti: Çdo ditë në terren, nevojat e qytetarëve po i kthejmë në projekte konkrete

Nikolloski: Në Strumicë po realizohen projekte në vlerë prej mbi shtatë milionë eurove

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sulme të reja ndaj të miturve në Shkup: Një djalë i sulmuar në Karposh dhe një vajzë në Qendër
Next Article Taravari: 200 mijë maqedonas me pasaporta bullgare, nëse Shqipëria hynë në BE, çdo shqiptar do kërkojë pasaportë shqiptare
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?