By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Cakolli: Mesi i korrikut mbetet periudha më e përshtatshme për thirrjen e seancës konstituive
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Cakolli: Mesi i korrikut mbetet periudha më e përshtatshme për thirrjen e seancës konstituive
Kosovë

Cakolli: Mesi i korrikut mbetet periudha më e përshtatshme për thirrjen e seancës konstituive

admin
Last updated: 05/07/2026 10:21
By admin 8 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 5 korrik Zhurnal.mk – Pas përfundimit të procedurave ankimore dhe certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, java e tretë e korrikut paraqitet si koha më optimale për thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, vlerëson Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim.

Ai tha për eo se procesi i numërimit të votave është zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe se nuk janë hasur parregullsi që do të mund të dëmtonin integritetin e rezultatit zgjedhor.

Sipas Cakollit, Demokracia në Veprim ka angazhuar afërsisht 100 vëzhgues në të 38 qendrat komunale të numërimit, të cilët e kanë përcjellë nga afër gjithë procesin.

“Demokracia në Veprim ka pasur të angazhuar rreth 100 vëzhgues të shpërndarë në secilën prej 38 qendrave komunale, të cilët kanë monitoruar mbarëvajtjen e procesit dhe rregullsinë e numërimit të votave të kandidatëve në veçanti. Të dhënat nga terreni tregojnë që, përtej gabimeve minore njerëzore të evidentuara edhe në raportet e KQZ-së, nuk ka pasur asnjë parregullsi serioze e cila do të mund ta cenonte integritetin dhe vlefshmërinë e procesit, siç e kemi pasur rastin pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit të vitit të kaluar. Kësisoj, unë besoj që tashmë është e qartë që procesi i numërimit ka prodhuar, në radhë të parë, rezultate të sakta e kredibile dhe, së dyti, një element tjetër me shumë rëndësi është që këto rezultate duket që reflektojnë pothuajse në plotni vullnetin e qytetarëve sa i përket zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor”, ka deklaruar ai.

Duke folur për ankesat që lidhen me zgjedhjet, ai nënvizoi se kandidatët gëzojnë të drejtën ligjore për të shfrytëzuar të gjitha mjetet juridike në dispozicion, por shtoi se praktika e deritanishme e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) si dhe e Gjykatës Supreme ka vendosur standarde të qarta për trajtimin e këtyre rasteve.

“Normalisht, kandidatët që kanë qenë pjesë e garës kanë pasur të drejtë dhe kanë të drejtën ligjore për të parashtruar ankesë, qoftë kjo edhe për një numër të kufizuar të votave. Por, ajo çfarë ka rëndësi është që tashmë është krijuar një lloj precedenti nga ana e PZAP-së, edhe në ciklet e mëparshme zgjedhore, sa i përket nivelit të provimit që duhet bërë lidhur me parregullsitë eventuale. Dhe në këtë drejtim, besoj që vendimet e PZAP-së dhe të Gjykatës Supreme për ankesat paraprake (pra jo këto që i patëm tashmë së fundi) do të shërbejnë si bazë për vendimmarrje edhe në rastet që potencialisht mund të parashtrohen pranë Gjykatës Supreme”, u shpreh ai.

Cakolli vlerëson se institucionet përgjegjëse mund të arrijnë shpejt në vendimin përfundimtar, duke hapur kështu rrugën për certifikimin e rezultateve.

“Kësisoj, unë besoj që, nëse jo gjatë kësaj fundjave, më së voni në ditët e para të javës së ardhshme mund të ketë vendimmarrje nga ana e PZAP-së dhe Gjykatës Supreme, që është hapi i fundit përmbyllës drejt certifikimit të rezultateve zgjedhore. E që, si i tillë, përbën pastaj hapin krucial, besoj unë, në procesin e formimit të institucioneve. Sepse, pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, do të fillojnë të rrjedhin afatet për formimin e institucioneve, në veçanti për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit dhe për zgjedhjen e Qeverisë, e normalisht edhe për konstituimin e Kuvendit. Me këtë të fundit, që është kushti kryesor, brenda të cilit pastaj fillon të rrjedhë afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit dhe afatet e tjera përkatëse për formimin e Qeverisë”, tha ai.

Sipas tij, mesi i korrikut mbetet periudha më e mundshme për mbajtjen e seancës konstituive.

“Meqenëse Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit është afat definitiv dhe absolut, në kuptim të obligimit që kanë deputetët për ta përmbyllur atë si procedurë, me afatet që zakonisht marrin një deri në dy javë për përgatitjen e seancës e elemente të tjera, besoj që java e tretë e muajit korrik, ose mesi i muajit korrik, mund të jetë një afat optimal gjatë të cilit mund të kemi thirrjen e seancës konstituive. Dhe që tashmë numrat, si të tillë, diktojnë një tempo relativisht të qetë sa i përket konstituimit të Kuvendit. Sepse Lëvizja Vetëvendosje si parti e dalë e para nga zgjedhjet dhe partnerët e saj nga radhët e komuniteteve, nuk besoj që do të kenë ndonjë problem sa i përket konstituimit të Kuvendit. Sado që nevoja për një marrëveshje politike në raport me zgjedhjen e Presidentit do të mund ta diktojë edhe vetë dinamikën e zhvillimeve politike, qoftë sa i përket konstituimit të Kuvendit, ashtu edhe të zgjedhjes së Qeverisë”, deklaroi ai.

Ai shtoi se vështirësia kryesore nuk pritet të lidhet me formimin e Qeverisë, por me zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

“Në rast se Kuvendi do të konstituohet në pjesën e dytë të muajit korrik, atëherë i bie që mesi apo fundi i muajit shtator do të jetë afati i fundit kushtetues brenda të cilit duhet të zgjidhet Presidenti apo Presidentja e re e vendit. Në këtë drejtim, ky është afati më kategorik, derisa në rastin e zgjedhjes së Qeverisë ekzistojnë dy afate paralele. Pra, në njërën anë është afati 60-ditor nga dita e mandatimit, dhe në anën tjetër është afati i tërësishëm prej 40 ditësh, që përfshin 15 ditë për kandidatin e parë (i cili nominohet nga ana e Presidentit ushtrues të detyrës, apo në varësi se cila procedurë do të ndiqet e para), dhe në rast të dështimit eventual, është afati 10-ditor për zgjedhjen e kandidatit të dytë. Dhe sërish 15 ditë për kandidatin tjetër, që në tërësi bëjnë 40 ditë. Që i bie se, për çështjen e Qeverisë, vendimmarrja mund të jetë më së voni diku nga fillimi i muajit shtator, nëse jo edhe më herët se aq. Por, duke qenë se çështja e Qeverisë nuk pres të jetë problem për shkak të konfiguracionit të numrave, besoj se çështja më e ndjeshme dhe potencialisht më problematike do të jetë ajo për zgjedhjen e Presidentit, me afatin që besoj do të përfundojë nga mesi apo eventualisht fundi i muajit shtator, në varësi të procedurave që do të ndiqen për konstituimin e Kuvendit”, shtoi Cakolli.

Në vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese përcaktohet qartë se Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave dhe me kuorumin prej dy të tretave në dy rundet e para të votimit, ndërsa në rundin e tretë nevojiten 61 vota.

Po ashtu, afati 35-ditor i caktuar nga Gjykata Kushtetuese përfundoi në mesnatën e 28 prillit, çka nënkupton se, sipas atij vendimi, Kuvendi shpërbëhet automatikisht pa pasur nevojë për dekret presidencial.

You Might Also Like

Protestë në Kroaci për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

Nis mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e Lumir Abdixhikut

KFOR mban në Prishtinë stërvitje me helikopterë për të shtuar gatishmërinë operacionale

​Joseph: Bashkëpunimi me SHBA-në për gazin sjell siguri, refuzimi sjell pasoja

Edhe një kosovar i ndaluar nga Serbia, në paraburgim që nga 20 maji

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Qytetarët e arrestuar për tensionet para Kuvendit dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës
Next Article Vetëm një zjarr aktiv mëngjesin e sotëm, 16 janë shuar plotësisht
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Snopçe: Projektligji për Përfaqësimin e Drejtë dhe Adekuat lë pa mekanizma kontrolli pushtetin lokal
Maqedoni
BDI Tetovë thërret protestë më 11 korrik pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për emrat e rrugëve
Maqedoni TOP LAJM
Rrugë të mbushura, terasa dhe plazhe plot – Ohri po jeton ritmin e plotë të sezonit turistik
Maqedoni TOP LAJM
Protestë në Kroaci për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?