By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tmerr në Itali/ Spërkati me naftë të dashurën dhe tentoi t’i vinte flakën, 47-vjeçari ndalet në sekondën e fundit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Tmerr në Itali/ Spërkati me naftë të dashurën dhe tentoi t’i vinte flakën, 47-vjeçari ndalet në sekondën e fundit
Bota

Tmerr në Itali/ Spërkati me naftë të dashurën dhe tentoi t’i vinte flakën, 47-vjeçari ndalet në sekondën e fundit

admin
Last updated: 05/07/2026 10:28
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Torino, 5 korrik Zhurnal.mk – Një 47-vjeçar me origjinë moldave është arrestuar në Ivrea të Torinos, Itali, me akuzën e tentativës për vrasje, pasi dyshohet se tentoi t’i vinte flakën bashkëjetueses së tij gjatë një konflikti në banesë.

Ngjarja ndodhi në zonën e San Bernardos. Sipas autoriteteve italiane, burri, i cili ndodhej në gjendje të rënduar psikofizike si pasojë e konsumimit të alkoolit, në kulmin e një debati të dhunshëm e spërkati gruan me naftë, me qëllim që t’i vinte zjarrin.

Tragjedia u shmang falë ndërhyrjes së menjëhershme të një miku të çiftit, i cili ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes. Ai u vendos mes tyre dhe arriti t’i mbante krahun agresorit, duke e penguar të ndizte çakmakun deri në mbërritjen e karabinierëve.

Ndërkohë, vetë viktima kishte njoftuar forcat e rendit, të cilat mbërritën menjëherë në vendngjarje. Karabinierët neutralizuan 47-vjeçarin dhe i sekuestruan çakmakun, duke parandaluar një ngjarje me pasoja tragjike.

Fatmirësisht, nga incidenti nuk pati persona të lënduar. Me urdhër të Prokurorisë së Ivreas, e cila po drejton hetimet, i arrestuari u dërgua në institucionin e paraburgimit, ku do të qëndrojë në dispozicion të drejtësisë.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vihet nën kontroll zjarri pranë Selanikut, tymi i dendur mbulon ende qytetin! Katër zjarrfikës u dërguan në spital
Next Article Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?