By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nga hapja e kapitujve të parë të negociatave te prova e zbatimit, Shqipëria në fazën vendimtare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Nga hapja e kapitujve të parë të negociatave te prova e zbatimit, Shqipëria në fazën vendimtare
Shqipëri

Nga hapja e kapitujve të parë të negociatave te prova e zbatimit, Shqipëria në fazën vendimtare

admin
Last updated: 05/07/2026 19:21
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 5 korrik Zhurnal.mk – Shqipëria ka hyrë në fazën më të avancuar të procesit të integrimit europian. Pas hapjes të të gjithë kapitujve – 33 gjithsej, fokusi është zhvendosur nga harmonizimi formal i legjislacionit te zbatimi konkret i reformave.

Tashmë, vëmendja e institucioneve zhvendoset te përmbushja e kushteve specifike për mbylljen e përkohshme të secilit kapitull, ku thelbësore mbeten reformat në sundimin e ligjit. Sipas agjendës së integrimit, fokusin kryesor do ta mbajnë kapitujt 23 dhe 24, të cilët lidhen me pavarësinë e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit, pasi diktojnë ritmin e mbylljes së të gjithë procesit.

Qeveria shqiptare ka marrë angazhimin për të mbyllur 10 kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian brenda vitit 2026.

Objektivi i qeverisë është mbyllja e negociatave deri në fund të vitit 2027 dhe anëtarësimi në BE rreth vitit 2030. Ky afat është mbështetur edhe nga institucionet europiane, të cilat e konsiderojnë Shqipërinë dhe Malin e Zi si dy vendet më të avancuara të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.

Për Ardian Haçkajn, ekspert i politikave të integrimit europian në Shqipëri, suksesi nuk do të matet vetëm me kapitujt e mbyllur. “Shqipëria po fiton pikë integrimi teknik, por jo domosdoshmërisht transformim ekonomik të qëndrueshëm dhe të balancuar për shoqërinë”, vlerëson ai.

Në të njëjtën linjë, Arben Shkodra nga Shoqata e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, argumenton se anëtarësimi nuk duhet parë si fundi i procesit, por si fillimi i një transformimi të thellë ekonomik.

Bizneset shqiptare përballë standardeve europiane

Integrimi në tregun unik europian nënkupton respektimin e mijëra rregullave teknike, standardeve të sigurisë ushqimore, mbrojtjes së konsumatorit, mjedisit, konkurrencës dhe cilësisë së produkteve. Pikërisht këtu është edhe sfida më e madhe.

Z. Haçkaj paralajmëron se shumë aktivitete ekonomike shqiptare kanë pak kohë për t’u përshtatur.

“Bizneset, sidomos aktivitetet që për momentin nuk janë të ekspozuara ndaj BE-së dhe si pasojë nuk janë të përgatitura, kanë shumë pak kohë për t’u përshtatur”.

Shqetësimi është edhe më i madh te prodhuesit vendas. Sipas një analize paraprake të Ministrisë së Ekonomisë, të cituar nga Shoqata e Prodhuesve Shqiptarë, vetëm 10–15% e bizneseve konsiderohen aktualisht të përgatitura për tregun europian.

“Rreth 10 deri në 15% e tyre janë relativisht të përgatitura për të qenë pjesë e Bashkimit Europian”, thotë z. Shkodra.

Sektorët më të ekspozuar pritet të jenë industria ushqimore dhe ndërtimi. Në rastin e industrisë ushqimore, BE kërkon standarde shumë të larta të sigurisë dhe gjurmueshmërisë së produkteve. Në ndërtim, sfida lidhet me përafrimin me Eurokodet dhe normat europiane të sigurisë.

Kush fiton dhe kush rrezikon të humbasë

Në thelb, integrimi përfaqëson kalimin nga një model ekonomik i bazuar në kosto të ulët pune drejt një ekonomie të bazuar te produktiviteti dhe inovacioni.

“Kostot janë reale dhe të menjëhershme, përfitimet do të jenë më të mëdha, por të vonuara dhe të pabarabarta”, argumenton z. Haçkaj.

Sipas tij, fituese do të jenë bizneset që eksportojnë në tregun europian dhe arrijnë të certifikohen sipas standardeve të BE-së. Humbësit potencialë janë aktivitetet që operojnë vetëm në tregun vendas dhe që deri më sot kanë funksionuar me kërkesa më të ulëta rregullatore.

Edhe z. Shkodra paralajmëron se një pjesë e sipërmarrjeve mund të mos i mbijetojnë procesit.

“Kompanitë që nuk përmbushin standardet do të dalin nga tregu”, thotë ai.

Disa biznese, sipas tij, mund të detyrohen të ndryshojnë modelin e aktivitetit, ndërsa të tjera mund të mbyllen nëse kostot e përshtatjes rezultojnë të papërballueshme.

Fondet europiane dhe emigracioni: Mësimet nga Europa Lindore

Një nga argumentet kryesore në favor të integrimit është potenciali për të përfituar nga fondet europiane. Përvoja e vendeve si Polonia, Çekia apo Sllovakia tregon se fondet e kohezionit dhe ato strukturore kanë qenë motorët kryesorë të modernizimit ekonomik.

Polonia ka përfituar mbi 250 miliardë euro fonde europiane që prej anëtarësimit në vitin 2004 dhe konsiderohet sot një nga historitë më të suksesshme të konvergjencës ekonomike në BE.

Z. Hackaj argumenton se Shqipëria mund të ndjekë një trajektore të ngjashme.

“Nëse shihet evolucioni i Polonisë, anëtarësimi dhe lëvizja e lirë pas anëtarësimit mund të kontribuojnë në emigrim drejt BE fillimisht, por pasohet menjëherë me rikthim të emigrantëve në vend.”

Megjithatë, përfitimi nga fondet europiane nuk është automatik. Shqipëria vazhdon të ketë kapacitete të kufizuara absorbuese. Vetëm dy projekte shqiptare kanë përfituar financim nga programi “Single Market Programme” që prej vitit 2024.

Z. Shkodra argumenton se pa mbështetje financiare shtesë, shumë biznese nuk do të arrijnë të përshtaten. “98% e biznesit nuk kanë mundësi reale monetare dhe kapacitete për të bërë transformimin”, vëren ai.

Nga pikëpamja teknike, Shqipëria duket më afër se kurrë anëtarësimit. Por procesi nuk përfundon me mbylljen e kapitujve. Pas kësaj nis ratifikimi i Traktatit të Anëtarësimit nga të 27 vendet anëtare, një proces që mund të ndikohet nga zhvillimet politike në secilin shtet.

“Ajo që varet nga administrata, qeveria dhe Parlamenti është mbyllja e 33 kapitujve në dhjetor të 2027-s. Me këtë Shqipëria certifikohet si vend që plotëson kushtet teknike dhe administrative për të qenë anëtare e BE-së”, thotë Haçkaj. Nga ana tjetër, biznesi e sheh afatin 2030 si një vijë ndarëse. “Deri në vitin 2030 kemi kohën për të realizuar këtë transformim”, shprehet z. Shkodra.

Në fund, sfida e Shqipërisë nuk është vetëm të bindë Brukselin se është gati për t’u anëtarësuar. Sfida është të sigurojë që ekonomia, bizneset dhe qytetarët të jenë po aq të përgatitur sa edhe legjislacioni.

Sepse integrimi nuk është vetëm një proces politik. Është transformimi më i madh ekonomik dhe institucional që vendi ka ndërmarrë që nga fillimi i tranzicionit. /Monitor.al/

You Might Also Like

36 ditë revoltë! Lirimi i protestuesve, qytetari: U dhunova edhe unë por nuk na trembën dot! Sot jam sërish këtu

Protestuesit prej më shumë se një muaji thërrasin “Berisha në burg,“ Kreu i PD: Kërkesat e tyre janë edhe të PD-së

Mbyllet seanca në Gjykatën e Tiranës, dy protestues mbeten në arrest shtëpie, 12 në “detyrim paraqitje”

Seanca e 21 të arrestuarve në Gjykatën e Tiranës, prokuroria kërkon arrest me burg për 3 protestuesit që shkatërruan makinën e policisë

Qytetarët e arrestuar për tensionet para Kuvendit dalin sot në gjyq, nis protesta para Gjykatës së Tiranës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Izraeli të mos sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran
Next Article Nga 13 korriku, Tetova në festë me program kulturor dhe sportiv
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Snopçe: Projektligji për Përfaqësimin e Drejtë dhe Adekuat lë pa mekanizma kontrolli pushtetin lokal
Maqedoni
BDI Tetovë thërret protestë më 11 korrik pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për emrat e rrugëve
Maqedoni TOP LAJM
Rrugë të mbushura, terasa dhe plazhe plot – Ohri po jeton ritmin e plotë të sezonit turistik
Maqedoni TOP LAJM
Protestë në Kroaci për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?