By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Të gatshëm t’i japim fund luftës”/ Trump bisedë telefonike me Zelenskyn dhe Putin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > “Të gatshëm t’i japim fund luftës”/ Trump bisedë telefonike me Zelenskyn dhe Putin
Bota

“Të gatshëm t’i japim fund luftës”/ Trump bisedë telefonike me Zelenskyn dhe Putin

admin
Last updated: 05/07/2026 22:40
By admin 5 Min Read
Share
US President Donald Trump speaks to members of the media outside the Oval Office of the White House in Washington, DC, US, on Monday, April 13, 2026. Trump is highlighting the "No Tax on Tips" policy, which allows eligible workers to deduct qualified tips from their federal income taxes as part of the One Big Beautiful Bill Act. Photographer: Salwan Georges/Bloomberg via Getty Images
SHARE

Kiev, 5 korrik Zhurnal.mk – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe Kremlini njoftuan se presidenti Donald Trump zhvilloi biseda të ndara me udhëheqësit e Ukrainës dhe Rusisë, ndërsa përpjekjet për t’i dhënë fund luftës mbeten në ngërç, me Kievin dhe Moskën që vazhdojnë të jenë të bllokuar për çështje kyç.

Bisedat u zhvilluan më 4 korrik, në ditën kur Shtetet e Bashkuara shënuan 250-vjetorin e pavarësisë së tyre.

Megjithëse nuk pati ndonjë reagim të menjëhershëm nga Shtëpia e Bardhë lidhur me këto biseda, si Zelensky ashtu edhe këshilltari për politikë të jashtme i presidentit rus Vladimir Putin, Yury Ushakov, thanë se Trump mbetet i gatshëm të vazhdojë përpjekjet e tij ndërmjetësuese për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, e cila tashmë ka hyrë thellë në vitin e saj të pestë.

“Ekziston një mundësi reale për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe vendosmëria e Amerikës është vendimtare”, shkroi Zelensky në rrjetin social X, pas asaj që e përshkroi si një bisedë “shumë të mirë” me Trumpin.

Zelensky tha gjithashtu se e kishte informuar presidentin amerikan për zhvillimet më të fundit në fushëbetejë në Ukrainë dhe njoftoi se të dy udhëheqësit ranë dakord t’i “vazhdojnë diskutimet” për një zgjidhje të mundshme të konfliktit gjatë samitit të NATO-s, që do të mbahet javën e ardhshme në Ankara.

Në muajt e fundit, Kievi ka intensifikuar fushatën e sulmeve me rreze të mesme dhe të gjatë, duke shkaktuar mungesa të karburantit në mbarë Rusinë, gjë që ka detyruar të paktën 17 rajone të vendosin kufizime të detyrueshme për shitjen e benzinës dhe naftës.

Më 4 korrik, dronët ukrainas goditën terminalin e naftës në Shën Petersburg – një qendër e rëndësishme e furnizimit me karburant në Detin Baltik – si dhe infrastrukturën portuale aty pranë.

Autoritetet ruse thanë se mbrojtja ajrore e zmbrapsi sulmin dhe raportuan vetëm dëme të vogla, ndërsa Ukraina tha se sulmet kishin në shënjestër infrastrukturën strategjike energjetike.

Me mungesat e karburantit që po nxisin pakënaqësi te qytetarët rusë, të cilët deri tani kishin qenë kryesisht të paprekur nga lufta e plotë e vendit të tyre kundër Ukrainës, Kremlini është përpjekur gjithnjë e më shumë ta zhvendosë vëmendjen te ato që i paraqet si suksese në fushëbetejë.

Sipas Ushakovit, gjatë bisedës “90-minutëshe”, Putini i paraqiti Trumpit versionin e tij për zhvillimet në front, duke e informuar presidentin amerikan për ofensivën tokësore ruse në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut.

Një ditë para bisedave me Trumpin, Rusia dhe Ukraina bënë pretendime kundërthënëse për zhvillimet në front, me Moskën që këmbënguli se kishte marrë nën kontroll qytetin kyç të rajonit, Kostyantynivka, ndërsa Kievi e hodhi poshtë këtë pretendim.

Trumpi “edhe një herë konfirmoi gatishmërinë e tij për të punuar drejt përfundimit të shpejtë të luftimeve dhe gjetjes së zgjidhjeve për tejkalimin e krizës”, tha Ushakov pas bisedës së Putinit me presidentin amerikan.

Megjithatë, ai shtoi se Putini i tha Trumpit se Moska vazhdon të kërkojë “një zgjidhje politike dhe diplomatike të konfliktit, duke marrë parasysh qasjen themelore të Rusisë”.

Pavarësisht përpjekjeve diplomatike të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara që kur Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë në janar të vitit 2025, Kievi dhe Moska vazhdojnë të jenë larg njëri-tjetrit sa u përket kushteve për negociata.

Gjatë vitit 2026, ndërsa Uashingtoni është përqendruar në luftën me Iranin, ka pasur gjithashtu pak përparim drejt uljes së intensitetit të luftimeve.

Kremlini ka vazhduar të mbajë qëndrim të ashpër dhe nuk ka ofruar asnjë kompromis lidhur me kërkesën e tij për kontroll të plotë mbi Donbasin, që përfshin rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut në lindje të Ukrainës. /REL

You Might Also Like

Përplasja që “pasuroi” Iranin, si u krijuan rezervat kolosale të naftës miliona vjet më parë

Rritja e importeve nga Kina u hap dyer të reja bizneseve globale

Nuk i kryen pagesat e iPhone-it/ I riu hidhet nga shkëmbi, tërheq me vete edhe të atin, pas tyre hidhet edhe nëna

JD Vance e pranon: Lufta me Iranin në një fazë të re, nisim presionin ekonomik

“Gusht i Zi” në Rusi, Putini përballet me krizë karburanti, rënie të rublës dhe sulme ukrainase

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 36 ditë revoltë! Lirimi i protestuesve, qytetari: U dhunova edhe unë por nuk na trembën dot! Sot jam sërish këtu
Next Article Ali Ahmeti nga Struga: BDI më e bashkuar, më e organizuar dhe e gatshme se kurrë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?