By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: 25 vjeçarja nga Kosova përfshihet në një aksident të rëndë në Austri
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > 25 vjeçarja nga Kosova përfshihet në një aksident të rëndë në Austri
Kronika

25 vjeçarja nga Kosova përfshihet në një aksident të rëndë në Austri

admin
Last updated: 06/07/2026 09:19
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 06 korrik, Zhurnal.mk – Një 25-vjeçare nga Kosova ka mbetur e plagosur rëndë në një aksident trafiku që ndodhi në orët e vona të së shtunës në rrugën L406, në zonën e Flattendorfit në Austri, shkruajnë mediat austriake përcjell albinfo.at

Ajo ishte duke udhëtuar me veturën e saj në drejtim të Schildbachut, kur rreth orës 23:05, në kilometrin 20.1, ndodhi një përplasje ballore me një automjet që vinte nga drejtimi i kundërt. Vetura tjetër drejtohej nga një 27-vjeçar austriak.

Si pasojë e përplasjes, të dy shoferët pësuan lëndime të rënda. 25-vjeçarja nga Kosova u transportua në Spitalin Rajonal të Oberwartit për trajtim mjekësor.

Shoferi austriak mbeti i bllokuar brenda automjetit dhe u nxor nga ekipet e emergjencës. Ai fillimisht u dërgua në Spitalin Rajonal të Hartbergut, ndërsa më pas u transportua me helikopter në Spitalin Rajonal të Gracit. Gjendja e tij raportohet kritike, transmeton albinfo.at

Sipas autoriteteve, testi i alkoolit ndaj 25-vjeçares nga Kosova ka rezultuar negativ. Ndërkohë, 27-vjeçari austriak është gjetur në gjendje të rëndë të dehur dhe po drejtonte automjetin pa patentë të vlefshme.

Rruga L406 u mbyll për rreth një orë e gjysmë për shkak të hetimeve dhe largimit të automjeteve nga vendi i aksidentit.

You Might Also Like

Gruaja nga Mali i Zi denoncon ish partnerin se nga burgu kërcënon me telefon atë dhe familjarët e saj

Rrahu bashkëshorten dy herë, kallëzim penal ndaj 59-vjeçarit

Armë të fshehura në kamper, ndalohet një shtetas austriak në “Tabanoc”

Rreth 400 metra kub dru zjarri u sekuestruan nga një kompani në Shkup

203 km/h në autostradë! Mercedes-i “fluturon” mbi asfalt, 73 km/h mbi limitin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 10 minuta në natyrë reduktojnë sresin dhe ankthin
Next Article LSDM: Mickoski paralajmëron rritjen e çmimeve të naftës, por nuk paralajmëron asnjë masë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?