By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nuk luajti asnjë minutë, por e mbylli natën në spital: Jordan Henderson pësoi lëndim të pazakontë gjatë festës së golit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Nuk luajti asnjë minutë, por e mbylli natën në spital: Jordan Henderson pësoi lëndim të pazakontë gjatë festës së golit
Sport

Nuk luajti asnjë minutë, por e mbylli natën në spital: Jordan Henderson pësoi lëndim të pazakontë gjatë festës së golit

admin
Last updated: 06/07/2026 11:36
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Anglia festoi një fitore historike 3-2 ndaj Meksikës dhe siguroi kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës, por mbrëmja u mbyll me shqetësim për Jordan Henderson.

Mesfushori 36-vjeçar nuk u aktivizua në fushë, por u bë protagonist fillimisht pasi u ndëshkua me karton të verdhë si zëvendësues, pas një përplasjeje pranë vijës anësore gjatë nxehjes.

Megjithatë, incidenti më i rëndë ndodhi pas përfundimit të ndeshjes. Teksa po festonte me bashkëlojtarët, Henderson u rrëzua mbi një tabelë reklamuese dhe pësoi një lëndim të dyshuar në kyçin e dorës.

Mesfushori mori ndihmën e parë në fushë, iu vendos oksigjen dhe më pas u largua me barelë drejt spitalit për ekzaminime të mëtejshme.

Pas ndeshjes, trajneri Thomas Tuchel konfirmoi se Henderson ishte dërguar në spital.

“Jordan e lëndoi kyçin e dorës. Thjesht nuk i përshtatet kësaj mbrëmjeje fakti që Jordani nuk është me ne”.

“Nuk e di procedurën. Mjeku më tha se ai ndodhet në spital”, deklaroi Tuchel.

Edhe Jude Bellingham dhe Harry Kane komentuan situatën e bashkëlojtarit të tyre.

“Ka një problem të vogël”, u shpreh Bellingham.

“Hendo thjesht u rrëzua atje. Besoj se është mirë. Ka të bëjë me krahun e tij”, tha Kane.

Ende nuk ka një përditësim zyrtar nga stafi mjekësor i Anglisë, por ekziston frika se Henderson mund të humbasë ndeshjen çerekfinale ndaj Norvegjisë, madje edhe pjesën e mbetur të Kupës së Botës.

You Might Also Like

FIFA trondit Argjentinën me dënime të rënda – gjoba të majme dhe deri në 10 ndeshje pezullim

Goditje për Real Madridin para ndeshjes me Espanyolin, Mourinho konfirmon dy mungesa

U përfol për një marrëveshje me Barcelonën, Chivu flet për të ardhmen e Lautaros

Barcelona bën transferimin më të çuditshëm të verës

Juventusi planifikon të nënshkruajë tre lojtarë të tjerë për tri pozita, etiketohen emrat që i duan

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Operacion i madh kundër pastrimit të parave dhe trafikut të drogës – sekuestrohen asete me vlerë 1 milion euro
Next Article MPB: Projekti “Safe City” uli me 40% numrin e viktimave në aksidentet rrugore
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?