By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Berisha: Nuk ndërhyjmë në punët e protestës, por e mbështesim fuqimisht atë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Berisha: Nuk ndërhyjmë në punët e protestës, por e mbështesim fuqimisht atë
Shqipëri

Berisha: Nuk ndërhyjmë në punët e protestës, por e mbështesim fuqimisht atë

admin
Last updated: 06/07/2026 12:27
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 06 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” në lidhje me dosjen “Partizani”.

Gjatë fjalës së tij jashtë ambienteve të SPAK, Berisha foli në lidhje me protestat e përditshme që po zhvillohen në Tiranës. Sipas tij, PD nuk ka ndërhyrë dhe nuk synon të ndërhyjë në organizimin e protestës, duke theksuar se ajo nuk është një protestë e partisë, por se opozita e mbështet plotësisht.

Berisha tha se qëndrimi i PD-së ka qenë që nga fillimi të mos ndërhyjë në punët e protestës dhe se çdo përpjekje për ta manipuluar apo përvetësuar atë do të ishte e papranueshme.

Sipas tij, mbështetja e Partisë Demokratike bazohet te pesë kërkesat e protestuesve dhe është dhënë pa simbole apo konotacione partiake. Berisha shtoi se protesta ka marrë edhe mbështetje nga Partia Popullore Evropiane.

“Qëndrimi ynë ka qenë që në fillim dhe ju duhet të keni shumë të qarta ato që deklaroj unë, kurrë nuk ndryshoj unë nga ato.  Asnjë ndërhyrje në punët e saj.  Nuk është protesta jonë, dhe e drejta dhe morali duhet të ishin të pamëshirshme ndaj atyre që përpiqen t’ia kapin apo manipulojnë atë protestë të rinjve shqiptarë. Po, kam deklaruar dhe deklaroj se bazuar në pesë kërkesat e tyre, Partia Demokratike mbështet me të gjitha mundësitë e saj protestën. Jashtë çdo konotacioni, simboli partiak, por thjesht në frymën qytetare. E kemi bërë këtë në rrafshin brenda vendit, e kemi bërë këtë po me kaq zell në rrafshin ndërkombëtar dhe me sukses.

“Protesta ka marrë mbështetjen ndërkombëtare të Partisë Popullore që qeveris sot Europën, partisë më të fuqishme sot në spektrin politik europian. Ky është qëndrimi ynë, po as kemi tentuar, as nuk tentojmë, as nuk dëshirojmë, jo. Ne jemi forcë politike që ishim në protestë, doli kjo protestë dhe kërkesat janë të njëjta me ne, e mbështesim plotësisht”, tha Berisha.

I pyetur në lidhur me sloganet dhe kërkesat për largimin e tij nga drejtimi i opozitës, Berisha i cilësoi ato si përpjekje të “opozitës së opozitës”, që vepron në interes të qeverisë.

“Janë disa klithma, përpjekje të opozitës së opozitës, vegël e mirëfilltë e qeverisë, e cila mendon se nuk mund të rritet si opozitë me praninë e Sali Berishës për faktin e vetëm se janë fake opozitë. Për faktin e vetëm se flirtojnë. Ndaj ata shfrytëzojnë këtë protestë për një slogan apo parullë të tilla. Por kjo as nuk e ka penguar, as nuk e pengon Partinë Demokratike për të mbështetur fuqimisht protestën. Për të mbështetur me të gjithë forcën protestat. Nuk i pengon demokratët në qindra dhe mijëra për të qenë të pranishëm në protestë”, tha Berisha.

You Might Also Like

Incidenti me Himnin në Pustec, Tedi Blushi reagon ndaj qëndrimit të Ramës

Ministri Nufi: Zjarre agresive në fshatin Tenë, efektivët kanë rrezikuar jetët! Problematike vatrat në Dukat dhe Gojan

Shqipëria 61 milionë euro nga BE, ministri Karakaçi: Realizuam objektivat brenda 30 qershorit

Principote Mykonos distancohet nga lokali në Ksamil: Nuk kemi asnjë lidhje, kanë përdorur ilegalisht emrin tonë

Gjykata e Lartë nis procedurën për zgjedhjen e Kryetarit të ri

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Futbollistët e Anglisë festojnë fitoren dramatike me bashkëshortet dhe familjet në stadiumin “Azteca”
Next Article Rama: Garanci sovrane dhe portofol financimi për bizneset që duan të përgatiten për hyrjen në tregun evropian
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?