By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Guterres: Të krijojmë një sistem të mirorganizuar të qeverisjes globale të IA
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Guterres: Të krijojmë një sistem të mirorganizuar të qeverisjes globale të IA
Bota

Guterres: Të krijojmë një sistem të mirorganizuar të qeverisjes globale të IA

admin
Last updated: 06/07/2026 12:35
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Nju Jork, 06 korrik, Zhurnal.mk – Antonio Guterres u bëri thirrje sot vendeve të botës të bashkohen për të krijuar një sistem të mirorganizuar të qeverisjes globale të inteligjencës artificiale (IA), duke paralajmëruar se e ardhmja e njerëzimit nuk mund t’i lihet rastësisë përballë zhvillimit të shpejtë të këtyre teknologjive.

Në fjalimin e tij në hapjen e Dialogut të parë Global për Qeverisjen e Inteligjencës Artificiale në Gjenevë, Guterres tha se zgjedhja nuk është mes besimit të verbër dhe frikës nga IA, por mes një qeverisjeje të menduar dhe të organizuar ose një zhvillimi të pakontrolluar.

Forumi i ri ndërqeveritar, i koordinuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, synon të krijojë një platformë ku shtetet anëtare dhe shoqëria civile të bashkërendojnë rregullat për zhvillimin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale.

Guterres paralajmëroi se sistemet moderne të IA-së tashmë janë në gjendje të shkruajnë kod kompjuterik, të veprojnë në internet dhe të marrin vendime me gjithnjë e më pak mbikëqyrje njerëzore, ndërsa përparojnë më shpejt sesa institucionet që duhet t’i mbikëqyrin.

Sipas tij, institucionet aktuale janë krijuar për të kontrolluar makina që zbatojnë urdhra, jo makina që marrin vendime, duke theksuar se disa kufij, pasi të kapërcehen, nuk mund të rikthehen më.

Ai iu referua edhe fenomenit të njohur si “vibe coding”, që u lejon edhe personave pa njohuri të thella teknike të krijojnë programe me ndihmën e IA-së. Megjithëse e cilësoi atë si një mjet me potencial të madh, Guterres theksoi se e vërteta dhe e ardhmja e njerëzimit nuk mund të ndërtohen mbi improvizim.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së identifikoi tre rreziqe kryesor; ritmin shumë të shpejtë të zhvillimit të inteligjencës artificiale, përqendrimin e kapaciteteve teknologjike në duart e një numri të vogël kompanish dhe shtetesh, si dhe kërcënimin që përmbajtjet e krijuara nga IA paraqesin për integritetin e informacionit dhe besimin e publikut.

Në përfundim, Guterres u bëri thirrje qeverive, sektorit privat dhe komunitetit akademik të bashkëpunojnë për të drejtuar këtë transformim teknologjik, duke theksuar se pyetja kryesore është nëse njerëzimi do ta formësojë vetë inteligjencën artificiale apo do të lejojë që ajo të formësojë të ardhmen e tij.

You Might Also Like

Protesta masive në Izmir, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut pasi i’u bashkua partisë së Erdoganit

Akuza për krime kundër njerëzimit, BBC: Gjenerali sirian i mbrojtur nga SHBA dhe Libani

Autoritetet amerikane zgjerojnë aktakuzën ndaj Maduros dhe bashkëshortes së tij, presidenti i burgosur akuzohet për torture të kundërshtarëve politikë

Banka Qendrore: Kina mbetet e përkushtuar t’i lejojë tregut të luajë një rol vendimtar në përcaktimin e kursit të këmbimit

Kallas: BE synon të forcojë forcat e sigurisë së Libanit, jo të zëvendësojë OKB-në

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Papa Leone XIV: Emigrantët formësuan të ardhmen e kombit amerikan
Next Article Paris Guri hesht për nismën e shkarkimit të Lumir Abdixhikut
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?