By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vasili: Programacion i ri i RTSH-së brenda gjashtë muajve, kërkohet mbështetje më e madhe financiare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Vasili: Programacion i ri i RTSH-së brenda gjashtë muajve, kërkohet mbështetje më e madhe financiare
Shqipëri

Vasili: Programacion i ri i RTSH-së brenda gjashtë muajve, kërkohet mbështetje më e madhe financiare

admin
Last updated: 06/07/2026 12:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 06 korrik, Zhurnal.mk – Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili deklaroi sot se RTSH ka ndërtuar një programacion të ri brenda gjashtë muajve, periudhë gjatë së cilës janë zhvilluar edhe projekte në bashkëpunim me institucione të ndryshme.

Në shqyrtimin e projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së Radiotelevizionit Shqiptar, për vitin 2025, në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Vasili vlerësoi bashkëpunimin e institucionit me ministrinë e Arsimit, duke theksuar se partneriteti ka sjellë realizimin e disa produksioneve të përbashkëta me përmbajtje edukative.

“Bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit ka qenë shumë i mirë. Kemi realizuar disa produksione të përbashkëta, me redaktime mjaft interesante. Duhet të kemi parasysh se kemi pasur vetëm gjashtë muaj kohë për të punuar për një programacion të ri”, u shpreh Vasili.

Duke nisur nga muaji shtator, Vasili nënvizoi se “RTSH parashikon të sjellë emisionin e ri “Për një grusht librash”, një kuiz edukativ që synon të nxisë leximin te fëmijët dhe të rikthejë interesin e tyre për librin përmes një formati argëtues dhe shpërblimeve me libra”.

Sipas Vasilit, çështjet sociale zënë një vend të rëndësishëm në programacionin e transmetuesit publik, veçanërisht në emisionin “+-18”, por edhe në programe të tjera.

“Kemi në projekt një emision që do të nisë në shtator, ‘Për një grusht librash’, një kuiz ku fitohen libra. Synimi është t’i drejtohemi kësaj audience dhe të rikthejmë te fëmijët kuriozitetin për librin. Temat sociale janë trajtuar gjerësisht në ‘+-18’, por edhe në emisione të tjera të RTSH-së”, tha Vasili.

Ajo nënvizoi se zhvillimi i produksioneve televizive kërkon mbështetje më të madhe financiare, pasi fondet aktuale janë të kufizuara për nevojat e një media publike moderne.

Sipas saj, financimi i RTSH-së ka mbetur i pandryshuar prej më shumë se një dekade, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e buxhetit përdoret për paga, sigurime dhe energji.

Vasili theksoi gjithashtu nevojën për investime në teknologjinë e transmetimit, të cilën e cilësoi të vjetëruar dhe të parinovuar prej vitesh.

“RTSH ka nevojë për investime serioze në modernizim. Pjesën më të madhe të buxhetit e zënë pagat, sigurimet dhe energjia, ndërsa fondet që mbeten për produksione janë të pamjaftueshme. Një vëmendje e veçantë është e domosdoshme”, deklaroi Vasili.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Përplasja me “qëndrueshmërinë” në LSDM ka histori më të gjatë
Next Article Imeri: Bujar Osmani para se të kërkojë llogari duhet të jap përgjegjësi për dy dekada udhëheqje
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?