By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zhupa: Të fundit në raportin e KE për cilësinë e ujërave larës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Zhupa: Të fundit në raportin e KE për cilësinë e ujërave larës
Shqipëri

Zhupa: Të fundit në raportin e KE për cilësinë e ujërave larës

admin
Last updated: 06/07/2026 12:56
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 06 korrik, Zhurnal.mk – Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, njëkohësisht kryetare e komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, reagoi sot pas publikimit të raportit të fundit të Agjencisë Europiane të Mjedisit dhe Komisionit Europian për cilësinë e ujërave larës.

Sipas Zhupës, raporti e rendit Shqipërinë në fund të listës për cilësinë e ujërave larës, çka përbën një rrezik jo vetëm për qytetarët, por edhe për turistët që zgjedhin vendin si destinacion.

Deputetja demokrate tha se pushteti qendror dhe ai vendor nuk kanë kryer investime në mbrojtjen e mjedisit dhe për garantimin e pastërtisë së ujërave larës. Sipas saj, bashkitë më problematike të evidentuara në raport janë Saranda, Vlora, Durrësi dhe Pogradeci.

“Raporti i fundit i bërë nga Agjencia Europiane e Mjedisit dhe Komisioni Europian për cilësinë e ujërave larës, e kanë nxjerrë Shqipërinë në fund të këtij raporti. Është një alarm për cilësinë e ujërave tonë, të liqeneve, lumenjve dhe të deteve dhe është një rrezik për jetën e qytetarëve, për shëndetin e qytetarëve por edhe turistëve që zgjedhin Shqipërinë”, u shpreh ajo.

”Kjo tregon qartësisht që pushteti lokal dhe pushteti qendror nuk kanë investuar në atë që duhet të ishte pastërtia e ujërave larës. Bashkitë më problematike sipas raportit është pikërisht Bashkia e Sarandës ku ne ndodhemi, Bashkia ë Vlorës, Bashkia e Durrësit dhe Bashkia e Pogradecit. Siç duket nuk e kanë prioritet që të kujdesen për mjedisin, por kanë prioritet të ndërtojnë në zonat pranë liqeneve, deteve dhe lumenjve. Të mos kujdesen se ku do të hidhen këto inerte, ku shkojnë ujërat e zeza apo t`i pastrojnë këto burime ujore”, tha Zhupa.

Zhupa tha se ajo që po dëmton turizmin, nuk është protesta, por “janë investimet e munguara dhe angazhimi i munguar i qeverisë edhe i pushtetit lokal”.

“E dëmtojnë këto raporte që e nxjerrin Shqipërinë në fundin e shteteve europiane, në fakt aty ku nuk e meriton sepse nga natyra duhet të ishte në krye të cilësisë së ujërave larës”, theksoi ajo.

Sipas saj, kur flitet për turizëm cilësor duhet të investohet në turizëm cilësor gjë që qeveria shqiptare nuk e ka bërë dhe nuk po e bën.

You Might Also Like

Demo: 50 bashki gati zonat prioritare, mbi 9 mijë aplikime në territor për Paketën e Maleve

Vasili: Programacion i ri i RTSH-së brenda gjashtë muajve, kërkohet mbështetje më e madhe financiare

Bergner: Dhuna në protesta, jo e përputhshme me vlerat e BE-së

Rama: Garanci sovrane dhe portofol financimi për bizneset që duan të përgatiten për hyrjen në tregun evropian

Berisha: Nuk ndërhyjmë në punët e protestës, por e mbështesim fuqimisht atë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Imeri: Bujar Osmani para se të kërkojë llogari duhet të jap përgjegjësi për dy dekada udhëheqje
Next Article UEFA del kundër vendimit të FIFA-s për kartonin e kuq të Balogun: U kalua një vijë e kuqe
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Osmani nuk komenton nismën për shkarkimin e Abdixhikut: Qëndroj prapa deklarimeve të mëhershme
Kosovë
Mbi gjashtë mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut për punë sezonale në Kroaci
Maqedoni
Nga mesnata dizeli shtrenjohet për 2,5 denarë, benzina për 1 denar
Ekonomi
Lajm i rëndësishëm për mërigmtarët: Toshkovski shpejgon si gjobiten veturat me targa të huaja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?