By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Prodhuesit e qumështit në protestë: Katër ditë pa grumbullim, qumështi “Vita” është i Kosovës, jo i Serbisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Prodhuesit e qumështit në protestë: Katër ditë pa grumbullim, qumështi “Vita” është i Kosovës, jo i Serbisë
Kosovë

Prodhuesit e qumështit në protestë: Katër ditë pa grumbullim, qumështi “Vita” është i Kosovës, jo i Serbisë

admin
Last updated: 06/07/2026 14:03
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 06 korrik, Zhurnal.mk – “Mos na leni pa bukë”, “Mos prekni vendet e punës”, “Mos e dobësoni idnsutrinë vendore”, e me pankarta të tjera fermerët e prodhimit të qumështit kanë protestuar para Ministrisë së Bujqësisë, duke kërkuar që urgjentisht të fillojë grumbullimi i qumështit, pasi tash e katër ditë është ndaluar përkohësisht grumbullimi i qumështit, duke paraprirë mbylljen e përkohshme të qumështores Vita, raporton Ekonomia Online.

Përfaqësuesi i i Shoqatës së Qumështarëve Fidan Krasniqi, ka thënë se ka që një vit janë duke trokitur nëpër dyer të ministrisë lidhur me situatën e krijuar duke kërkuar që të merren masa.

“Jemi mbledhur para Minsitrisë së Bujqësisë ne si shoqatë e prodhuesve të qumështit në përkrahje të fermerëve tonë, anëtarësisë sonë, pikave grumbulluese, të gjiihë akterëve, grupeve të interesit sepse ne jemi prodhues të këtij vendi dhe prodhojmë qumështin, për këtë vend, për këtë popullatë. Tash e një vit trokasim nëpër dyert e shtetit duke njoftuar ministritë përkatëse lidhur me gjendjen e krijuar në këtë sector dhe duke kërkuar të mirren masa që garantojnë investime dhe siguri të prodfukteve tona që të kemi konkurrencë të barabartë dhe jo importe me çmime të subvencionuara nga Serbia, Bosnja, Maqedonia e Veriut dhe e gjithë regjioni. Të gjithë ju jeni dëshmitarë të këtyre produkteve dhe na akuzoni neve pse ato produkte shiten nëpër raftet tona me çmime shumë të lira”, ka thënë përfaqësuesi i Shoqatës së Qumështarëve.

Ai, ka shtuar se sot janë bërë katër ditë që nuk e kanë dorëzuar qumështin.

“Andaj kërkojmë urgjentisht për shkak se prodhuesi vendor është në një situatë të palakmueshme sot bëhen katër ditë që ne nuk kemi ku ta dorëzojmë qumështin. Shumica e këtyre prodhuesve kanë qenë fermerë që e kanë dorëzuar qumështin të qumështorja “Vita”, është e vërtetë. Por, një gjë duhet ta dijë populli qumështi Vita është i Kosovës, nuk është i Serbisë”, ka shtuar ai.

“Kërkesa jonë urgjente të fillojë grumbullimi i qumështit që nga ky moment, kërkojmë nga Qeveria urgjentisht të ndal importin nga vendet e rajonit me çmiem damping, pse favorizohen importuesit e jo prodhuesit deri kur do të vazhdojë kjo praktikë, të bëjmë politika e ta zgjidhim këtë çështje njëherë e mirë, ” ka thënë ndër të tjera ai.

“Lopët nuk janë çezme. Nuk mund t’i ndalim sot të mos prodhojnë, e të presim deri në momentin e duhur. Shumica e këtyre fermerëve, që i shihni me këto mjete bujqësore, janë të zhytur në kredi të cilat duhet t’i paguajnë. Të mos luhet me dinjitetin e tyre. Kërkojmë urgjentisht takim dhe zgjidhje të këtij problemi një herë e përgjithmonë, pse jo t’ia shtrijmë dorën këtij ministri, atij ministri apo atij ministri”, tha ai.

You Might Also Like

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij

​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Osmani nuk komenton nismën për shkarkimin e Abdixhikut: Qëndroj prapa deklarimeve të mëhershme
Next Article Khloe Kardashian dhe ish-partneri Tristan Thompson shfaqen së bashku në festimet e 4 Korrikut
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?