By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Aurelien Tchouameni rrëfehet për herë të parë, tregon nëse e goditi grusht Fede Valverden
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Aurelien Tchouameni rrëfehet për herë të parë, tregon nëse e goditi grusht Fede Valverden
Sport

Aurelien Tchouameni rrëfehet për herë të parë, tregon nëse e goditi grusht Fede Valverden

admin
Last updated: 06/07/2026 14:06
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Mesfushori i Real Madridit, Aurelien Tchouameni, ka folur për herë të parë rreth incidentit me Federico Valverden në qendrën stërvitore të klubit në Valdebebas, duke mohuar se e kishte goditur me grusht bashkëlojtarin e tij.

Ngjarja bëri bujë në media, pasi u raportua se Valverde përfundoi në spital dhe iu nënshtrua trajtimit me qepje në kokë, ndërsa të dy lojtarët u gjobitën nga klubi për shkelje disiplinore.

Pas deklaratës së Valverdes disa ditë më parë, tani ka reaguar edhe reprezentuesi francez, i cili këmbëngul se shumë prej raportimeve nuk ishin të vërteta.

“Natyrisht, ndodhën disa gjëra dhe ju i patë e i dëgjuat në media. U ekzagjeruan sepse u bënë lajm dhe kur luan për Real Madridin, kjo krijon një reagim të madh”.

“Në media u thanë shumë gjëra pa kuptim. Lexova se kishte pasur një përleshje dhe se e kisha goditur me grusht… Nuk ishte kështu. Nuk do të hyj në më shumë detaje”, deklaroi Tchouameni.

Francezi shtoi se çështja është zgjidhur brenda klubit dhe se marrëdhënia mes tij dhe Valverdes është normale.

“Gjëja më e rëndësishme është se klubi ishte në dijeni të asaj që ndodhi. Ka shumë gjëra që ndodhin në dhomën e zhveshjes dhe nuk dalin në media. Jeta vazhdon”.

“Unë dhe Fede kemi një objektiv të përbashkët: të fitojmë trofe me Real Madridin. Nuk ka probleme. Dhe nëse përballemi në Kupën e Botës, secili do të bëjë maksimumin për kombëtaren e tij. Në nivel personal, tani nuk ka asnjë problem me Valverden”, përfundoi ai.

Sipas raportimeve, drejtuesit e Real Madridit ishin më të shqetësuar nga fakti që incidenti u zbulua në media sesa nga vetë përplasja mes dy futbollistëve.

You Might Also Like

Franca tenton të përfitojë nga rasti Balogun, kërkon në FIFA që t’i hiqet kartoni i verdhë Michael Olises

Vendimi përfundimtar do t’i takojë Jose Mourinhos, Juventusi afër ta ‘rrëmbejë’ yllin e Realit

“Loja jonë, jo e tyre”, Jurgen Klopp godet Trumpin dhe FIFA-n për vendimin ndaj Balogunit

Brazili konfirmon vendimin për të ardhmen e Carlo Ancelottit pas eliminimit befasues nga Kupa e Botës

UEFA del kundër vendimit të FIFA-s për kartonin e kuq të Balogun: U kalua një vijë e kuqe

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbi 33 mijë shkelje nga automjetet me targa të huaja në Maqedoni
Next Article Gashi mbështet votimin elektronik për diasporën: Duhet të synojmë një Kod Zgjedhor që garanton votim të drejtë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

​KQZ në pritje të vendimit të Supremes, Baraliu: S’ka arsye për rinumërim të plotë të votave
Kosovë
Hoxha: Leja e re për “Titan‑Usje” do të jetë sipas parametrave të ligjit të ri, premtoj procedurë transparente
Maqedoni
Isufaj për deklaratën e Haxhiut: Nuk bie pre e askujt
Kosovë
Lutkov: Zbatimi i pasaktë i Ligjit për gjuhën maqedonase është pasojë e menaxhimit të papërgjegjshëm shumëvjeçar
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?