By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Drejtori Samet Bislimi i bashkohet ekipit të NPK “Sharri” në terren për vendlindjen e tij: Pas 25 vitesh, drejt zgjidhjes problemi i furnizimit me ujë në Reçicën e Vogël
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Drejtori Samet Bislimi i bashkohet ekipit të NPK “Sharri” në terren për vendlindjen e tij: Pas 25 vitesh, drejt zgjidhjes problemi i furnizimit me ujë në Reçicën e Vogël
Maqedoni

Drejtori Samet Bislimi i bashkohet ekipit të NPK “Sharri” në terren për vendlindjen e tij: Pas 25 vitesh, drejt zgjidhjes problemi i furnizimit me ujë në Reçicën e Vogël

admin
Last updated: 06/07/2026 18:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 6 korrik Zhurnal.mk – Një nga problemet më të kahershme me të cilin janë përballur banorët e Reçicës së Vogël po shkon drejt zgjidhjes. Pas më shumë se 25 vitesh mungesë të furnizimit të rregullt me ujë të pijshëm, punimet për zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit po hyjnë në fazën përfundimtare, duke sjellë shpresë për një përmirësim të ndjeshëm të kushteve të jetesës në këtë zonë.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale në Tetovë, Samet Bislimi, ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve së bashku me ekipet që po punojnë në terren, duke theksuar se ky është një ndër projektet më të rëndësishme infrastrukturore për banorët e Reçicës së Vogël dhe të Lagjes UÇK.

Sipas tij, investimi po realizohet me ritëm të mirë dhe punimet po afrohen drejt përfundimit, ndërsa shumë shpejt banorët do të kenë në dispozicion furnizim më të qëndrueshëm dhe më cilësor me ujë të pijshëm.

Bislimi bëri të ditur se ky projekt përmbyll një proces të nisur rreth një vit më parë dhe synon t’i japë fund një problemi shumëvjeçar që ka rënduar jetën e qindra familjeve në këtë pjesë të Tetovës.

“Pas rreth 30 vitesh pritjeje, banorët e Lagjes UÇK do të furnizohen me ujë të pijshëm, ndërsa me zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit edhe Reçica e Vogël do të ketë një zgjidhje të qëndrueshme për furnizimin me ujë”, është shprehur ai.

Ai theksoi se investimet në infrastrukturën bazë janë thelbësore për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, duke shtuar se furnizimi i rregullt me ujë është një e drejtë themelore dhe një parakusht për zhvillimin e çdo vendbanimi.

Në fund, drejtori Samet Bislimi, uroi banorët e Lagjes UÇK dhe të Reçicës së Vogël për këtë projekt të shumëpritur, duke shprehur bindjen se përfundimi i punimeve do të shënojë fundin e një problemi që ka zgjatur për më shumë se dy dekada.

You Might Also Like

Italia pret takimin e nivelit të lartë të ‘Miqve të Ballkanit Perëndimor’, në fokus zgjerimi i BE-së dhe e ardhmja e rajonit

Snopçe: ASH dëshiron që diaspora të votojë si elektronikisht ashtu edhe me postë

Gjithsej 14 zjarre në ambient të hapur, dy ende aktivë

Nesër një pjesë e madhe e Tetovës do të mbetet pa energji elektrike

Nesër përpjekje e re për marrëveshje për Kodin Zgjedhor

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, mbulohet nga tymi. 5 zjarrfikëse në terren për shuarjen e flakëve
Next Article “Negociatat po përparojnë”, Trump: Putin dhe Zelensky duan t’i japin fund luftës
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Italia pret takimin e nivelit të lartë të ‘Miqve të Ballkanit Perëndimor’, në fokus zgjerimi i BE-së dhe e ardhmja e rajonit
Maqedoni TOP LAJM
Snopçe: ASH dëshiron që diaspora të votojë si elektronikisht ashtu edhe me postë
Maqedoni
Gjithsej 14 zjarre në ambient të hapur, dy ende aktivë
Maqedoni
Nesër një pjesë e madhe e Tetovës do të mbetet pa energji elektrike
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?