By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Clexane në listën pozitive nga 1 korriku: Qytetarët janë të obliguara ta lëshojnë me recetë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Clexane në listën pozitive nga 1 korriku: Qytetarët janë të obliguara ta lëshojnë me recetë
Maqedoni

Clexane në listën pozitive nga 1 korriku: Qytetarët janë të obliguara ta lëshojnë me recetë

admin
Last updated: 06/07/2026 18:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 korrik Zhurnal.mk – Qytetarët që kanë nevojë për ilaçin Clexane prej tashmë mund ta marrin atë me recetë në barnatoret që kanë kontratë me Fondin e Sigurimit Shëndetësor, pasi nga 1 korriku 2026 ky medikament është përfshirë zyrtarisht në listën pozitive të barnave.

Megjithatë, edhe pse vendimi ka hyrë në fuqi, disa qytetarë janë ankuar se në disa barnatore u është refuzuar ilaçi me arsyetimin se ende nuk kanë marrë njoftim nga Fondi për zbatimin e ndryshimit.

Nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor sqarojnë se nuk ka vend për paqartësi dhe se të gjitha barnatoret që kanë marrëveshje me Fondin janë të obliguara ta furnizojnë dhe ta lëshojnë ilaçin për pacientët që plotësojnë kushtet.

“Që nga 1 korriku 2026, ilaçi enoxaparin (Clexane) është pjesë e Listës Pozitive të Barnave dhe mund të furnizohet e të lëshohet në barnatoret private që kanë kontratë me Fondin. Në përputhje me marrëveshjen e lidhur me Fondin, barnatoret janë të detyruara të sigurojnë dhe të lëshojnë barnat për nevojat e personave të siguruar, sipas diagnozave të përcaktuara dhe rregulloreve ligjore”, thuhet në reagimin e FSSH-së.

Me përfshirjen e Clexane në listën pozitive, pacientët nuk do të kenë më nevojë ta blejnë ilaçin me shpenzimet e tyre dhe më pas të kërkojnë rimbursim. Tani ai mund të merret drejtpërdrejt në barnatore me recetë të lëshuar nga mjeku amë.

Clexane ishte paraparë të hynte në listën pozitive që gjatë vitit të kaluar, por procedurat u vonuan për shkak të pengesave teknike dhe administrative.

Kujtojmë se lista pozitive u zgjerua për herë të fundit në vitin 2024, kur u shtuan barna për trajtimin e hipertensionit, sëmundjeve kardiovaskulare, depresionit dhe demencës. Ndërkohë, Qeveria ka paralajmëruar një zgjerim të ri të listës, por ende nuk ka bërë të ditur se kur do të hyjë në fuqi përditësimi i radhës.

You Might Also Like

Italia pret takimin e nivelit të lartë të ‘Miqve të Ballkanit Perëndimor’, në fokus zgjerimi i BE-së dhe e ardhmja e rajonit

Snopçe: ASH dëshiron që diaspora të votojë si elektronikisht ashtu edhe me postë

Gjithsej 14 zjarre në ambient të hapur, dy ende aktivë

Nesër një pjesë e madhe e Tetovës do të mbetet pa energji elektrike

Nesër përpjekje e re për marrëveshje për Kodin Zgjedhor

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pacolli: Gjykata heq masat kufizuese ndaj administrimit të VIA-s, synimi ynë është hapja sa më e shpejtë e aeroportit
Next Article Dënohet me 2 vjet e 3 muaj burg, infermierja që dhunoi të moshuarën në shtëpinë e kujdesit në Pejë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Italia pret takimin e nivelit të lartë të ‘Miqve të Ballkanit Perëndimor’, në fokus zgjerimi i BE-së dhe e ardhmja e rajonit
Maqedoni TOP LAJM
Snopçe: ASH dëshiron që diaspora të votojë si elektronikisht ashtu edhe me postë
Maqedoni
Gjithsej 14 zjarre në ambient të hapur, dy ende aktivë
Maqedoni
Nesër një pjesë e madhe e Tetovës do të mbetet pa energji elektrike
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?