By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qeveria prish kontratën për ndërtimin e hidrocentralit të vogël në lumin Bllateshnicë, i jep fund projektit të kontestuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Qeveria prish kontratën për ndërtimin e hidrocentralit të vogël në lumin Bllateshnicë, i jep fund projektit të kontestuar
Maqedoni

Qeveria prish kontratën për ndërtimin e hidrocentralit të vogël në lumin Bllateshnicë, i jep fund projektit të kontestuar

admin
Last updated: 06/07/2026 18:45
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 korrik Zhurnal.mk – Qeveria ka marrë vendim për prishjen e njëanshme të kontratës së koncesionit për ndërtimin e një hidrocentrali të vogël në lumin Bllateshnicë, në fshatin Bllatec të Vinicës. Vendimi konsiderohet një hap i rëndësishëm në mbrojtjen e interesit publik dhe ruajtjen e pasurive natyrore të këtij rajoni.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës së Vinicës, Mitko Kostadinovski, përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se ky vendim vjen pas një angazhimi institucional për të parandaluar realizimin e projektit.

Sipas tij, në gjysmën e dytë të muajit shkurt, komuna e kishte njoftuar zyrtarisht investitorin se leja e ndërtimit për hidrocentralin kishte pushuar së vlefshmi më 13 gusht 2025, në përputhje me nenin 68 të Ligjit për Ndërtim. Investitori ishte paralajmëruar se çdo aktivitet ndërtimor pas skadimit të lejes do të konsiderohej ndërtim pa leje dhe do të ishte bazë për inicimin e procedurave ligjore.

Vendimi i Qeverisë është publikuar në Gazetën Zyrtare më 3 korrik, ndërsa është miratuar në mbledhjen e mbajtur më 30 qershor. Me këtë vendim është ndërprerë kontrata e koncesionit me kompaninë “Energy Luks DOOEL Koçan”.

Si arsye për prishjen e kontratës, Qeveria ka theksuar se koncesionari nuk e ka nisur prodhimin e energjisë elektrike brenda afatit të paraparë në kontratën për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla.

Lidhur me vendimin, kompania koncesionare deklaroi se ende nuk e ka pranuar vendimin zyrtar dhe se do të reagojë pasi ta shqyrtojë dokumentacionin.

“Ende nuk e kemi marrë vendimin zyrtar. Respektojmë çdo vendim të Qeverisë, ndërsa pasi ta pranojmë zyrtarisht, ekipi ynë juridik do të marrë qëndrim lidhur me hapat e mëtejshëm”, deklaruan nga kompania.

Projekti për ndërtimin e hidrocentralit në lumin Bllateshnicë ishte kundërshtuar fuqishëm nga banorët e zonës. Gjatë muajve shkurt dhe mars, ata organizuan disa protesta dhe bllokada të rrugës rajonale drejt Berovës, duke kërkuar anulimin e projektit për shkak të shqetësimeve për ndikimin e tij në mjedis dhe burimet ujore.

Me vendimin e fundit të Qeverisë, një prej projekteve më tëdiskutuara infrastrukturore në rajonin e Vinicës merr fund, ndërsa autoritetet lokale e vlerësojnë këtë si fitore për qytetarët dhe mbrojtjen e natyrës.

You Might Also Like

Italia pret takimin e nivelit të lartë të ‘Miqve të Ballkanit Perëndimor’, në fokus zgjerimi i BE-së dhe e ardhmja e rajonit

Snopçe: ASH dëshiron që diaspora të votojë si elektronikisht ashtu edhe me postë

Gjithsej 14 zjarre në ambient të hapur, dy ende aktivë

Nesër një pjesë e madhe e Tetovës do të mbetet pa energji elektrike

Nesër përpjekje e re për marrëveshje për Kodin Zgjedhor

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dënohet me 2 vjet e 3 muaj burg, infermierja që dhunoi të moshuarën në shtëpinë e kujdesit në Pejë
Next Article Kina e rrit nivelin e reagimit ndaj emergjencave nga përmbytjet në Guangxi në nivelin II
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Italia pret takimin e nivelit të lartë të ‘Miqve të Ballkanit Perëndimor’, në fokus zgjerimi i BE-së dhe e ardhmja e rajonit
Maqedoni TOP LAJM
Snopçe: ASH dëshiron që diaspora të votojë si elektronikisht ashtu edhe me postë
Maqedoni
Gjithsej 14 zjarre në ambient të hapur, dy ende aktivë
Maqedoni
Nesër një pjesë e madhe e Tetovës do të mbetet pa energji elektrike
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?