By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Editorial / Sa shumë korrupsion paskemi – çuditemi se si mbijeton ende ky shtet!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Editorial / Sa shumë korrupsion paskemi – çuditemi se si mbijeton ende ky shtet!
MaqedoniTOP LAJM

Editorial / Sa shumë korrupsion paskemi – çuditemi se si mbijeton ende ky shtet!

admin
Last updated: 06/07/2026 19:30
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 korrik Zhurnal.mk – Aq shumë ka korrpusion në Maqedoninë e Veriut, sa ndonjëherë habitesh se sa shtet i fuqishëm paskemi qenë. Nëse në vitin 2024 kishte vetëm 5.7 milionë euro asete të konfiskuara, në vitin 2025 Prokuroria ka arritur të konfiskojë 27 milionë euro. Nëse bëhet një analizë se sa projekte mund të kishin përfunduar me këto 27 milionë euro, do të befasoheshin politikanët se sa fshatra sot do të kishin ujë për pije, sa kënde lojërash do të ndërotheshin nëpër shkolla, çerdhe, parqe, sa parkingje do të hapeshin, sa rrugica do të asfaltoheshin, sa kilometra kanalizim do të rregulloheshin, e sa shumë punë të tjera do të bëheshin…

Kjo, sigurisht se është një përparim në luftën kundër korrupsionit, por ka edhe shumë punë që duhet të bëhet në çrrënjosjen e plotë të kësaj dukurie, shkruan “Zhurnal.mk”.

U konfiskuan 27 milionë euro brenda vitit 2025

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit arriti një rritje pesëfish të vlerës së aseteve të ngrira në vitin 2025 krahasuar me vitin e kaluar. Brenda kuadrit të shtatë rasteve, të drejtuara kundër 39 individëve dhe 20 personave juridikë, u paraqitën kërkesa për ngrirjen e aseteve me vlerë totale prej 27 milionë eurosh (krahasuar me 5.7 milionë euro në vitin 2024).

Këto të dhëna iu raportuan Këshillit të Prokurorëve Publikë gjatë shqyrtimit të Raportit Vjetor, ku u theksua se procedurat për këto raste janë duke vazhduar.

Kjo rritje është për shkak të rritjes së numrit të akuzave penale në fushën e krimit ekonomik dhe korrupsionit të nivelit të lartë. Për krahasim, në vitin 2024 fokusi i prokurorisë ishte më i drejtuar drejt grupeve të krimit të organizuar që lidhen me vrasjet dhe trafikun e drogës.

Sipas raportit, ngarkesa totale e punës në vitin 2025 u rrit me 14 përqind . Edhe pse numri i kallëzimeve penale të ngritura është ulur (89 në vitin 2025, krahasuar me 114 në vitin 2024), numri i autorëve të mbuluar është rritur ndjeshëm – nga 347 në vitin 2024, në 522 persona në vitin 2025, shkruan “Zhurnal.mk”.

Korrupsion në dogana, burgje dhe zbulim i sekreteve zyrtare

Ndryshe nga vitet e kaluara, në vitin 2025 ka rritje të pofile të reja të personave të regjistruar në listën e të akuzuarve. Është vënë re një numër në rritje i doganierëve të regjistruar dhe anëtarëve të policisë së burgjeve të cilët për herë të parë janë regjistruar në listën e të akuzuarve nëpër burgje, ndërsa për herë të parë janë regjistruar edhe kompani që janë të përfshira në korrupsion.

Krimet që mbizotërojnë më së shumti janë mashtrimi doganor, zbulimi i sekreteve zyrtare, falsifikimi i dokumenteve, ndërsa është rritur edhe pranimi i ryshfetit dhe abuzimi të autoritetit zyrtar.

Gjithashtu, është regjistruar një rritje e vazhdueshme e raportimeve kundër personave me autoritete policore dhe policisë së burgjeve – nga 128 raportime kundër 324 personave në vitin 2024, në 167 raportime kundër 637 personave në vitin 2025.

Tetë raste kryesore të korrupsionit të lartë

Sipas metodologjisë së Ministrisë së Drejtësisë, në vitin 2025, u ngritën padi për korrupsion të nivelit të lartë kundër 301 individëve dhe 25 personave juridikë (kryesisht për pastrim parash dhe abuzim me tenderë publikë). Midis tyre, dallohen tetë raste specifike, edhe atë kundër kryetarit të një komune (keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe thirrje publike), kundër drejtorit të një kompanie qeveritare të prodhimit të energjisë elektrike (shpërdorim i detyrës zyrtare, kundër një drejtori të një institucioni publik (duke pranuar ryshfet, kundër 15 drejtorëve të PHI (shoqëri kriminale dhe marrje ryshfeti), kundër 23 individëve dhe 15 personave juridikë (bashkim kriminal, shmangie tatimore dhe mashtrim), kundër 13 personave fizikë dhe juridikë (bashkim kriminal dhe shmangie taksash), kundër drejtorit të Agjencisë së Mbështetjes së Bujqësisë (duke pranuar ryshfet), kundër menaxherit të një kompanie qeveritare të prodhimit të energjisë elektrike (shoqëri kriminale dhe pastrim parash), shkruan “Zhurnal.mk”.

Paskemi qenë shumë shtet i fuqishëm!

Pra, e thënë shkurt e shqip, në vitin 2025 janë vjedhur 27 milionë euro, të cilat ka arritur t’i kapë policia dhe prokuroria. Por sa para janë vjedhur e që nuk janë hetuar, për sa raste është mbyllur “njëri sy” nga insistucionet, nga presioni politik, nga rrjetet e korrupsionit dhe shumë raste të tjera!

Nëse bëhet një analizë se sa projekte mund të kishin përfunduar me këto 27 milionë euro, do të befasoheshin politikanët se sa fshatra sot do të kishin ujë për pije, sa kënde lojërash do të ndërotheshin nëpër shkolla, çerdhe, parqe, sa parkingje do të hapeshin, sa rrugica do të asfaltoheshin, sa kilometra kanalizim do të rregulloheshin, e sa shumë punë të tjera do të bëheshin…

Prandaj, lufta kundër korrupsionit duhet të vazhdojë me shumë intenzitet. Ajo është kanceri i shoqërisë që më së shumti e dëmton shtetin dhe jetën e qytetarëve. Me gjithë këto buxhete, e me gjithë këto miliona euro që vijnë nga Bashkimi Evropian, sot Maqedonia e Veriut duhej të ishte më mirë se Zvicra!, shkruan “Zhurnal.mk”.

You Might Also Like

Italia pret takimin e nivelit të lartë të ‘Miqve të Ballkanit Perëndimor’, në fokus zgjerimi i BE-së dhe e ardhmja e rajonit

Snopçe: ASH dëshiron që diaspora të votojë si elektronikisht ashtu edhe me postë

Gjithsej 14 zjarre në ambient të hapur, dy ende aktivë

Nesër një pjesë e madhe e Tetovës do të mbetet pa energji elektrike

Nesër përpjekje e re për marrëveshje për Kodin Zgjedhor

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vizita e parë në Shqipëri, Rama pret në takim zv.kryeministrin e Kurdistanit të Irakut
Next Article Trafikimi i njerëzve në fokus, RMV pjesë e operacionit ndërkombëtar në 59 shtete
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Italia pret takimin e nivelit të lartë të ‘Miqve të Ballkanit Perëndimor’, në fokus zgjerimi i BE-së dhe e ardhmja e rajonit
Maqedoni TOP LAJM
Snopçe: ASH dëshiron që diaspora të votojë si elektronikisht ashtu edhe me postë
Maqedoni
Gjithsej 14 zjarre në ambient të hapur, dy ende aktivë
Maqedoni
Nesër një pjesë e madhe e Tetovës do të mbetet pa energji elektrike
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?