By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deficiti tregtar i Maqedonisë së Veriut arrin në 1.4 miliard euro në pesë muajt e parë të vitit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Deficiti tregtar i Maqedonisë së Veriut arrin në 1.4 miliard euro në pesë muajt e parë të vitit
Ekonomi

Deficiti tregtar i Maqedonisë së Veriut arrin në 1.4 miliard euro në pesë muajt e parë të vitit

admin
Last updated: 06/07/2026 19:14
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 korrik Zhurnal.mk – Maqedonia e Veriut ka regjistruar një deficit tregtar prej 1.4 miliard eurosh gjatë pesëmujorit të parë të vitit 2026, si rezultat i dallimit ndërmjet vlerës së importeve dhe eksporteve, tregojnë të dhënat e publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Sipas statistikave, në periudhën janar–maj eksporti i mallrave ka arritur në 3.5 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, importi ka arritur në 4.9 miliardë euro, me një rritje prej 5.9 për qind, çka ka ndikuar në thellimin e deficitit tregtar.

Pothuajse gjysma e shkëmbimit të përgjithshëm tregtar të vendit është realizuar me Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar, Kinën, Greqinë dhe Serbinë, ndërsa vendet e Bashkimit Evropian përbëjnë 58.2 për qind të tregtisë së jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, produktet me pjesëmarrjen më të madhe në eksport janë katalizatorët me metale të çmuara ose përbërjet e tyre, grupet e telave ndezës për automjete, avionë dhe anije, si dhe pjesët e ulëseve dhe komponentë të tjerë për industrinë automobilistike.

Nga ana tjetër, importi dominohet nga platini dhe lidhjet e platinës, metalet e tjera të grupit të platinës, derivatet e naftës dhe automjetet motorike për transportin e udhëtarëve.

Të dhënat tregojnë se, megjithëse eksporti vazhdon të rritet, ritmi i rritjes së importeve mbetet më i lartë, duke e mbajtur bilancin tregtar të vendit në territor negativ.

You Might Also Like

Paga mesatare ra për 1.163 denarë në qershor

Pensionistët në shtator pritet të përfitojnë një rritje të re të pensioneve

Nga mesnata rriten çmimet e karburanteve

MF: 2.9 milionë euro për investimet e kompanive, mbështetje e re për ekonominë nga huaja hungareze

Shtrenjtohet sërish nafta dhe benzina – MINTI publikon çmimet e derivateve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kina e rrit nivelin e reagimit ndaj emergjencave nga përmbytjet në Guangxi në nivelin II
Next Article Vizita e parë në Shqipëri, Rama pret në takim zv.kryeministrin e Kurdistanit të Irakut
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kanalet, varrezat dhe gropa septike si faktorë rreziku për përhapjen e mushkonjave
Maqedoni TOP LAJM
82-vjeçari nga Velesi e rrahu gruan e tij për një kohë të gjatë, arrestohet nga policia
Kronika
Tarifat shkollore po e rëndojnë përsëri buxhetin familjar: Prindërit presin ndihmë nga Qeveria
Maqedoni
Haxhiu në pritjen e Mattarellës dhe Melonit para hapjes së Lojërave Mesdhetare
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?