By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nënkryetarja e Kuvendit, Spahiu: Forcat e errëta kërkojnë të përçajnë shqiptarët me simbolin e vdekjes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Nënkryetarja e Kuvendit, Spahiu: Forcat e errëta kërkojnë të përçajnë shqiptarët me simbolin e vdekjes
Shqipëri

Nënkryetarja e Kuvendit, Spahiu: Forcat e errëta kërkojnë të përçajnë shqiptarët me simbolin e vdekjes

admin
Last updated: 06/07/2026 21:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 6 korrik Zhurnal.mk – Nënkryetarja e Kuvendit dhe deputetja e PS-së, Klodiana Spahiu, deklaroi se protestat përmbajnë edhe elementë që sipas saj nuk përfaqësojnë interesat e qytetarëve, por synojnë të nxisin përçarje dhe destabilizim. Ajo ngriti gjithashtu dyshime për ndikim nga jashtë në debatin publik, duke pretenduar se një pjesë e madhe e aktivitetit në rrjetet sociale që lidhet me protestën nuk gjenerohet nga përdorues brenda Shqipërisë. Sipas Spahiut, kjo tregon se ekzistojnë përpjekje të organizuara për të ndikuar në opinionin publik.

”Në 16 vite në politikë kam arritur të kuptoj që ka momente kur dalin forca të errëta, ato që shkatërrojnë pronën e përbashkët, ato që qëllojnë me gurë mbi forcat e policisë, mbi ruajtjen e rendit dhe ato që kërkojnë që me simbolin e vdekjes të përçajnë shqiptarët. Do ta kuptoni shumë mirë se kush është pas tyre. Pa dyshim që ne kemi dhe shtete me të cilat ju e dini shumë mirë që i kemi prishur marrëdhëniet diplomatike, e dini shumë mirë që na kanë sulmuar në mënyrë të vazhdueshme dhe janë forca që nuk i intereson anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Për këtë të jeni të sigurtë. Mjafton t’ju jap edhe një detaj tjetër: çështjen e algoritmit. Vetëm një përqindje minimale është e prodhuar brenda Shqipërisë. 80% është e prodhuar jashtë Shqipërisë. Si e shpjegoni ju këtë? Ju e shpjegoni që unë bëj një postim dhe vetëm për një fjali të postimit që s’ka ndodhur kurrë kam 3 000 reagime dhe ju mendoni që kjo është e shqiptarëve? Po ju shpjegoj fenomenin që po ndodh sot. Kështu që, mos i ngatërroni hallet e shqiptarëve se janë dy gjëra krejt të ndryshme dhe është pjesa pozitive e protestës që duhet dëgjuar, me ato që kërkojnë destabilizim, shkatërrim, që kanë gjetur një bërthamë mbështetje brenda këtu tek ne”,-tha në ”A2cnn”.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë vendin në olimpiadat shkencore
Next Article Pse shumë imigrantë po largohen prapë nga Gjermania
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?