By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjiganti i Ligës Premier ofron 150 milionë euro për transferimin e Vinicius Junior
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Gjiganti i Ligës Premier ofron 150 milionë euro për transferimin e Vinicius Junior
Sport

Gjiganti i Ligës Premier ofron 150 milionë euro për transferimin e Vinicius Junior

admin
Last updated: 07/07/2026 09:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Manchester City po përgatitet të bëjë një nga goditjet më të mëdha të afatit kalimtar të verës, duke synuar transferimin e yllit brazilian të Real Madridit, Vinicius Jr.

Sipas raportimeve, klubi anglez është gati të paraqesë një ofertë prej 150 milionë eurosh për sulmuesin 25-vjeçar, ndërsa synon të shfrytëzojë situatën e paqartë të kontratës së tij me klubin madrilen.

Vinicius ka kontratë me Real Madridin deri në verën e vitit 2027, por ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin.

Kjo do të thotë se ai do të hyjë në dy vitet e fundit të kontratës pa një akord të ri, duke shtuar pasigurinë rreth së ardhmes së tij në “Santiago Bernabeu”.

Presidenti Florentino Perez dëshiron ta blindojë sa më shpejt brazilianin, por negociatat thuhet se kanë ngecur për shkak të kërkesave financiare të lojtarit.

Vinicius kërkon një pagë neto prej rreth 30 milionë eurosh në sezon për të firmosur kontratën e re, një shifër që drejtuesit e Real Madridit nuk janë të gatshëm ta pranojnë.

Pas dy sezoneve radhazi pa fituar titullin e Ligës Premier, drejtuesit e Manchester Cityt besojnë se skuadra ka nevojë për një tjetër yll botëror për të rikthyer dominimin në Angli dhe Evropë.

Trajneri Enzo Maresca, i cili mori drejtimin e ekipit pas largimit të Pep Guardiolës, e konsideron Viniciusin si përforcimin ideal për repartin ofensiv.

Në projektin e tij, braziliani do të formonte një treshe spektakolare së bashku me talentin francez Rayan Cherki dhe bomberin norvegjez Erling Haaland, duke krijuar një nga sulmet më të frikshme në futbollin evropian.

Një tjetër faktor që mund të ndikojë në vendimin e brazilianit është ardhja e Kylian Mbappes në Real Madrid.

Me transferimin e francezit, Vinicius nuk konsiderohet më figura kryesore e projektit sportiv të klubit, ndërsa raportet sugjerojnë se ai nuk është plotësisht i kënaqur me rolin e ri që ka marrë brenda skuadrës.

Në Manchester City, braziliani do të kishte mundësinë të ishte sërish lideri absolut i projektit, me lojën sulmuese të ndërtuar rreth shpejtësisë, driblimeve dhe aftësive të tij krijuese.

Sezonin e kaluar, Vinicius zhvilloi edhe një tjetër edicion të shkëlqyer me fanellën e Real Madridit, duke regjistruar: 22 gola në të gjitha garat, 14 asistime, 53 ndeshje të zhvilluara.

Këto statistika e konfirmojnë brazilianin si një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe një objektiv ideal për çdo klub elitar.

Mbetet të shihet nëse Manchester City do ta konkretizojë ofertën prej 150 milionë eurosh dhe nëse Real Madridi do të jetë i gatshëm të negociojë largimin e një prej yjeve të tij më të mëdhenj.

You Might Also Like

Cristiano Ronaldo i etur: Lë të hapur mundësinë që të luajë në “Euro 2028”

Barthez dhe Shilton janë ende mbajtësit e rekordeve për numrin e ndeshjeve pa pësuar gol në kampionatet botërore

Nuk është Haaland, John Terry: Anglia kualifikohet vetëm nëse e ndalë këtë yll të Norvegjisë

Ylli i Anglisë i bën shaka Tuchelit me një dëmtim të rremë pas fitores ndaj Meksikës, pastaj fillon të kërcejë me lëvizje të forta

“Patën pak fat, por ky është futbolli”, Cristiano Ronaldo reagon pas eliminimit nga Spanja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ylli i Anglisë i bën shaka Tuchelit me një dëmtim të rremë pas fitores ndaj Meksikës, pastaj fillon të kërcejë me lëvizje të forta
Next Article Ndahet nga jeta Lauren Bennett, zëri i hitit “Party Rock Anthem”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Reklamimi zgjedhor para Gjykatës Kushtetuese: Nesër shqyrtohen iniciativat e “Levices” dhe “Demokratëve”
Maqedoni
Fondi apelon: Denonconi barnatoret që refuzojnë ilaçet me recetë
Maqedoni
Ministri Misajllovski në Samitin e NATO‑s në Ankara
Maqedoni
BDI: Përfaqësimi në Samitin e NATO‑s pa shqiptarë nuk është përfaqësim i shtetit
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?