By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dimal Basha përshëndet nënshkrimin e kontratës për autostradën Shkup–Bllacë: Projekt strategjik për ndërlidhjen rajonale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > Dimal Basha përshëndet nënshkrimin e kontratës për autostradën Shkup–Bllacë: Projekt strategjik për ndërlidhjen rajonale
KosovëMaqedoniTOP LAJM

Dimal Basha përshëndet nënshkrimin e kontratës për autostradën Shkup–Bllacë: Projekt strategjik për ndërlidhjen rajonale

admin
Last updated: 07/07/2026 10:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë/Shkup, 7 korrik, Zhurnal.mk – Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit i Kosovës, Dimal Basha, ka mirëpritur nënshkrimin e kontratës për realizimin e autostradës Shkup–Bllacë, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për forcimin e lidhjes infrastrukturore ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, transmeton Zhurnal.mk

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Basha theksoi se ky projekt përbën vazhdimin e një korridori të rëndësishëm rajonal dhe është një hap i rëndësishëm drejt kompletimit të njërit prej akseve më strategjike të transportit në rajon.

“Ky segment përbën vazhdimin e korridorit të rëndësishëm rajonal dhe shënon një hap të rëndësishëm drejt kompletimit të njërit prej akseve më strategjike të transportit në rajon”, ka shkruar Basha.

Sipas tij, realizimi i këtij investimi do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e mallrave, do të forcojë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe do të krijojë mundësi të reja për zhvillim, investime dhe integrim rajonal.

Basha ka shprehur pritjen që punimet të zhvillohen sipas planit dhe projekti të përfundojë brenda afateve të parapara, në mënyrë që qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut të përfitojnë nga kjo lidhje moderne rrugore.

“Infrastruktura nuk njeh kufij, andaj çdo investim që rrit ndërlidhjen rajonale i afron qytetarët, fuqizon ekonomitë tona dhe kontribuon për një rajon më të zhvilluar e më të integruar”, ka përfunduar ai.

You Might Also Like

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij

Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin

Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë

Vandalizohet mbikalimi “Vlajko”, mbyllet përkohësisht

“Termini im” / Të përmirësohet sistemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zgjatet afati, mundësi e re për qytetarët të përfitojnë 30 mijë denarë për lidhje me gaz natyror
Next Article Georgina tregon mbështetje për Ronaldon pas eliminimit të Portugalisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?