By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Erdogan dhe Rutte diskutojnë agjendën e samitit dhe çështjet rajonale në Ankara
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Erdogan dhe Rutte diskutojnë agjendën e samitit dhe çështjet rajonale në Ankara
Bota

Erdogan dhe Rutte diskutojnë agjendën e samitit dhe çështjet rajonale në Ankara

admin
Last updated: 07/07/2026 10:27
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Stamboll, 07 korrik, Zhurnal.mk – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është takuar në Kompleksin Presidencial në kryeqytetin Ankara me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë në platformën turke të mediave sociale NSosyal njoftoi se takimi u zhvillua pasi Rutte mbërriti në Ankara për samitin e liderëve të NATO-s që nis nesër.

Takimi trajtoi agjendën e samitit në Ankara, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale.

Erdogan tha se shpreson që samiti i organizuar nga Turqia të sjellë rezultate pozitive dhe theksoi se Ankaraja ka përfunduar përgatitjet e saj.

Ai tha se do të jetë e rëndësishme që samiti të trajtojë një gamë të gjerë çështjesh, nga mbrojtja kolektive deri te forcimi i bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes mes aleatëve.

Erdogan gjithashtu tha se beson se Forumi i Industrisë së Mbrojtjes, i cili do të mbahet në kuadër të samitit, do të ndiqet me vëmendje.

Ndërkaq Kanë përfunduar përgatitjet përfundimtare në Kompleksin Presidencial në Ankara, ku Turqia do të presë Samitin e 36-të të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s, duke filluar nga e marta, raporton Anadolu.

Samiti dyditor do të mbledhë udhëheqësit e 32 shteteve anëtare të NATO-s, së bashku me mijëra diplomatë, gazetarë dhe të ftuar.

Kanë përfunduar përgatitjet e sigurisë, logjistikës, komunikimit dhe ato teknike për takimin, ku udhëheqësit pritet të diskutojnë forcimin e kapaciteteve parandaluese dhe mbrojtëse të NATO-s, sigurinë euroatlantike, shpenzimet për mbrojtjen, objektivat strategjike të ardhshme të aleancës si dhe çështjet e sigurisë rajonale dhe globale.

Aeroportet Esenboga, Ankara dhe Murted do të shërbejnë për pjesëmarrësit gjatë samitit.

Në të gjithë kryeqytetin janë vendosur masa të gjera sigurie, ku policia, xhandarmëria dhe njësitë e tjera të sigurisë punojnë në koordinim rreth Kompleksit Presidencial. Masa shtesë do të zbatohen gjithashtu në hapësirën ajrore, në rrugë dhe në pikat kritike.

Gjithsej 56.927 pjesëtarë të personelit, përfshirë 48.841 policë, 7.447 pjesëtarë të xhandarmërisë dhe 639 punonjës të sigurisë kibernetike, do të jenë në detyrë për sigurinë e samitit.

Në kompleks, sallat për seancat e udhëheqësve, hapësirat për bisedime dypalëshe dhe seksionet për konferenca të përbashkëta për media janë përgatitur me infrastrukturë të avancuar komunikimi.

Qendra Ndërkombëtare e Medias, e ngritur në Bibliotekën Kombëtare Presidenciale, ka nisur gjithashtu punën, duke ofruar mbështetje teknike për gazetarët vendas dhe të huaj. Për samitin është formuar në Ankara një ekip mediatik prej 850 anëtarësh.

Mijëra pjesëtarë të personelit do të angazhohen gjithashtu në shërbimet e protokollit, sigurisë, shëndetësisë, transportit, logjistikës, përkthimit dhe mbështetjes teknike gjatë gjithë zhvillimit të aktivitetit. Gjatë samitit janë planifikuar gjithashtu takime dypalëshe mes udhëheqësve dhe disa aktivitete shoqëruese.

Samiti i organizuar nga Turqia pritet të ofrojë platformë për vlerësimin e sfidave të sigurisë me të cilat përballet aleanca dhe për të hedhur bazat e vendimeve që synojnë forcimin e bashkëpunimit mes aleatëve.

You Might Also Like

Dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur pas stuhive të forta

Një shpërthim dëgjohet gjatë vizitës së Macron

Gjermania kundërshton kritikat e Trump për shpenzimet e mbrojtjes

Kryediplomati turk: Siguria evropiane nuk mund të reduktohet në BE

NATO do të zbulojë marrëveshje të mëdha për armët në Ankara para samitit me Trumpin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Georgina tregon mbështetje për Ronaldon pas eliminimit të Portugalisë
Next Article Kryediplomati turk: Siguria evropiane nuk mund të reduktohet në BE
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Reklamimi zgjedhor para Gjykatës Kushtetuese: Nesër shqyrtohen iniciativat e “Levices” dhe “Demokratëve”
Maqedoni
Fondi apelon: Denonconi barnatoret që refuzojnë ilaçet me recetë
Maqedoni
Ministri Misajllovski në Samitin e NATO‑s në Ankara
Maqedoni
BDI: Përfaqësimi në Samitin e NATO‑s pa shqiptarë nuk është përfaqësim i shtetit
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?