By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ish-presidentja e Kroacisë pas fitores së Spanjës: Për disa prej nesh, një ngushëllim i vogël futbolli
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Ish-presidentja e Kroacisë pas fitores së Spanjës: Për disa prej nesh, një ngushëllim i vogël futbolli
Showbizz

Ish-presidentja e Kroacisë pas fitores së Spanjës: Për disa prej nesh, një ngushëllim i vogël futbolli

admin
Last updated: 07/07/2026 11:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ish-presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, ka reaguar pas fitores së Spanjës ndaj Portugalisë në fazën e 1/8-ve të Botërorit, duke uruar spanjollët për kualifikimin në çerekfinale.

Pas golit të Mikel Merino në minutat shtesë, që i dha Spanjës fitoren 1-0 ndaj Portugalisë, Grabar publikoi në rrjetet sociale një foto të festës së lojtarëve spanjollë.

Ajo shkroi në gjuhën spanjolle: “Bravo, Spanjë! Fitore e merituar dhe për disa prej nesh, një ngushëllim i vogël futbolli”.

 Foto: Instagram

Mesazhi i saj u interpretua si një thumbim i lehtë për eliminimin e fundit të Kroacisë nga Portugalia.

Sipas ish-presidentes, fitorja e Spanjës ndaj portugezëve ishte një lloj ngushëllimi për tifozët kroatë pas zhgënjimit të Botërorit.

Grabar-Kitarovic, e njohur për mbështetjen e saj ndaj kombëtares kroate, shënoi në postim edhe profilet zyrtare të federatave të futbollit të Spanjës dhe Kroacisë.

Më herët, ajo kishte komentuar edhe përballjen mes Kroacisë dhe Portugalisë, duke u ndalur te dy yjet e futbollit, Luka Modric dhe Cristiano Ronaldo.

Ndau po ashtu edhe një mesazh nga një mik amerikan, i cili kishte thënë se ky mund të ishte Botërori i fundit për të dy lojtarët, por me ndryshimin se Modric ende vazhdon të tregojë nivel të lartë në fushë.

You Might Also Like

Ronaldo dhe Georgina blenë dy vila luksoze në ishull, nuk mund të shkohet me makinë tek ata

Dua Lipa rikthen trendin ‘pa pantallona’ – shfaqet në Paris me bluzë transparente

Në pushime së bashku me Nora Istrefin? Flet Robert Berisha

Nën akuzat për abuzim, vajza e Halle Berry del publikisht në mbrojtje të saj

Ish-burri i Sofia Vergarës zbulon se çfarë përjetoi gjatë martesës së tyre: “Ishte e vështirë”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dogana e Kosovës kap rreth 30 mijë euro në Han të Elezit, sekuestrohet automjeti me targa të RMV-së
Next Article Barthez dhe Shilton janë ende mbajtësit e rekordeve për numrin e ndeshjeve pa pësuar gol në kampionatet botërore
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?